E enjte, 08.05.2025, 02:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Dy poezi nga Hasan Qyqalla

E premte, 25.02.2011, 08:24 PM


Hasan QYQALLA

 

Dy poezi NJË JETË:

 

 

MOS MË VRITNI ...

 

1.

Fjollë bore bie prajshëm

Në bjeshkë të larta në një shtojerë

Gjaku mbuloi trupin e nënës së re

E foshnja kërkonte qumështin e gjirit të saj

Përpëlitet, zhagitet, dënesë e qan...

Duart lëviz nga instikti

Njërën dorë ia mbulon bora

E tjetrën ku ta ngrohë?!

... Jo më në gjirin e nënës

As uri të shuaj në burimin e qumështit

Veç ndjen a s’ndjen !?

Qyrkun e gjakut të trupit të nënës

Që sa vdoq duke pëshpëritur...!

Kush ç’deshi të thotë?

Fjalë që askush s’i kuptoi

As polici blu-barbar...!

As ushtari gri-gjakatar...!

Por mimika e buzëve të saj, thua se foli:

“Mos më vritni!...e kam të vetmin vajzë e djalë”...

...Dhe mbylli sytë me meteorin në lartësi

E në qepallat e saj u tret një fëmijë...!

2.

Thua murrlan e tufan bashkë u bënë

Plasi vajin voglushi i uritur

Lëpin borën e gjakosur  pak nga pak

Akull ngrirë cep më cep

Ngrin çuni i mërdhirë

I uritur e plangzbrazur

Në një bjeshkë të Kosovës

Buzët tharë nga etja

Për pak ujë e qumësht

Rrugëtim jetësor, ... përjetësie.

 

18. 1. 99.

 

 

DIALOG ME FISHTEN

 

1.

Tërë natën u grinda me gjergj Fishtën

Shtruar kishim dolli, deri në pangopësi

Trageti shkundej nga valët e stuhishme

Gjykoja thënjen e kohës

Mes vapës e dëborës

“le ta dijë gjithë bota mbarë... se Gjergj Fishta....”

 

Buzëqeshi tinëzisht, m’uroi pjekuri

Kurrë mos prekësh

Shëmti kohe panjerëzi!

 

2.

Më tej më dëftoi

Një anekdotë të vjetër:

“Gomarit samarari i hapen dyert e Pallatit Mbretëror...

...dhe prap ngel gomar kur pallet ai horror”!

 

3.

Mbrëmë u zura ngushtë

Skuq jam deri në vesh

Thënja Fishtjane

Na servohet sot përshesh!

 

21. 02. 11.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx