E enjte, 08.05.2025, 02:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Bisedë me Dritëro Agollin

E premte, 25.02.2011, 08:10 PM


Vladimir Shyti

 

Bisedë me Dritëro Agollin.

 

Edhe pse në entuzisëm,

Varrin e lumtur gjejmë ne,

Humbasim në heshtje ngallëzyese,

Derisa shpërthejmë,

Në një krenari të re.

 

Melodi e pafund vargjet e poetit,

Qetësisht ëmbël mbien mbi ne.

Si një zonjë midis lulesh

Dhe puhizat kujdes të kenë

Poeti e ka nënë.

 

U kujdes për fustanellën e shqyer

Shkroi vargje si yje

Deri sa bota mbajti vesh

Nga vinin ato vargje

Si veshuk të argjend.

 

Eh,male hijerëndë

Që pak here të provon i vdekshmi

Me force hyjnore

Sot sëpata të uli kryet

Dhe Perëndit s’e durojnë

Packa nga lutjet e ngutjes sonë.

 

Poeti rri e vështron

Ato fusha që dikur i jepnin kënaqësi

Të larta oxhaqe që villnin tym

Tashmë të kthyer në hi.

 

Botë e turbulluar qesh

Ty turp të vjen nga vetja

Domosdo e ke nënë

Mos vallë u bë njerk.

 

Unë të pres

Ti vetëm mendon

I paharrueshëm vjen

Tek ne të pashpresët

Shqisat i ke të goditura

Nga rrufeja trupi të dridhet

si gjeni zë e bërtet

“Do të triumfoj e reja”

 

Unë prsëri të pyes’

Ti nuk përgjigjesh

Ndjehesh këtu si një Zot

Midis njezëve të tu

Që u shkrove këngë hyjnore

Dhe si një bir i mirë

Nënës i ndenje gat-tu.

 

Bisedojmë për lëndinat e djegur

Ti hesht i ligshtuar

Për mjerimin e popullit tend

Ti shikimin hedh tutje në horizont

Ngre duart lart

Si posiedoni drejt Perëndive

Në vetvete gufon

Zë e bërtet;

-Kjo është nëna ime!

 

Vështrimin hedh nga bijt e tokës

Të varfër port ë mirë

-Të ruhen, uron nga zemra

-Nga surrugatet e evropës

Këtu është kënaqësia dhe e mira.

 

Jo cdo gjë është e vdekur

Shpejt zoti do bëj mrekullinë

Sepse do të vij fundi ankthit

Elementi të freskohet me brezni të re

Si një banjë në grykë të pusit

Nëna jonë do bëhet si nuse e re.

 

Ashtu sic e di poeti

Për të cilën shpirti i ka folë

Hynesha natyrë do e tyregojë

Dhe kur njerzit t’a dallojnë

Me gëzim do mbushet zemra e poetit

Lum ai që do të qëndroj këtu

Ta shoh zonjë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx