Kulturë
Përparim Hysi: Blloku i poetit
E shtune, 26.02.2011, 02:47 PM
Përparim Hysi
Blloku i poetit
1.Përroi që nuk është më
Varej shpatit gurgullues,
E zë derdhej me rrëmbim
Nëpër ara-kërcënues
Kthehej krejt në mallkim.
Nuk kursente asgjë fare
Tek lëshohej me vërtik
I rrafshuam me shpat e cfrate
Edhe vdiq sikur s'qe hiç.
2.Lejlekët
Mu në mes të fshatit është një plep
I lart,i lart sa gati zë qiellin
Aty për çdo pranverë një lejlek
Kthehet se ka të tijin,"limerin"
Çerdhen e vjetër zë dhe e "andron"
Ne e kemi dhe e ruajmë si tabu!
Kthehet dhe kurrë nuk harron
Pra,hiç mos u çudisni ju.
Ndodh që vjen dhe me ortak
Dhe skaq nisin gjuetinë
Çerdhen nuk ua prekim aspak
Ata sikur sjellin mbarësinë.
3.Kuteli dhe "Bajerni"
I shkrova një gazete për Kutelin
(Për prozatorin e pavdekshëm dhe përkthenjësin e madh)
Po gazetari e kish zënë faqen me "Bajernin"
(Do kish "Bajerni" i Munihut në iks ndeshje fat?!!!)
S'do mënd që të madh e pata zhgënjimin
Që për Kutelin s'pati vënd në gazetë
Ah,thashë,që nuk jam në vëndin tim
Që ty,gazetar,të të bëja lanet
4.Mëdyshje
Jam i pasur,s'jam i pasur?Është një pyetje që lëshoj
Apo sytë më kanë plasur që unë gjëndjen s'e shikoj
Se,në fakt,jam i varfër;veç kësaj,jam donator
Donatorët janë të pasur;unikal si donator?!
Kam dhuruar qindra libra;pra,kam falur dituri
Në në xhepa kam dimra;jam"aga" e jam"zotëri"
Pasunar s'të bën paraja;parallinjtë a s'janë cigunë?
Def-o sun nga unë mospasja (zgjidha pyetjen që bëj unë)
5.Dashuri gruaje
Për time shoqe
Sa herë që shtrihem në divan
Fap dhe dikush më hedh diçka
Është gruaja,"vigjelente" që ruan
E njëjta"kujdesje" mbi dyzet vjet e ca.
S'do mend që ndihem i këndellur
Nga "vigjelenca" e shenjtë e saj
Dashuria e saj kurrë nuk më ka velur
Ndaj këto vargje ia kushtoj asaj,
6.Prishja e kompjuterit
Tani shkova unë në fis
Sepse mbeta si mesjetë
Se kompjuteri mua m'u prish
Lamtumirë,o internet!
I shkëputur krejt nga bota
As shoh gjë dhe as dëgjoj
Fajin,dihet,ma ka koka.
Koka,pra,do ta pësojë.
7.Pleqëri
Sado që mundohem të të zmbaps
Me njëqind mënyra dua të të pengoj
E shoh që më je vënë nga pas
Dhe dua apo nuk dua,do të pranoj.
Se pas më je qepur si rrodhe
S'më ndahesh,pothuaj,asnjë çap
Ham- ham më leh si një kone
U dorëzova;tani jam plak!
8.Kam lëshuar lotë kali
Kam lëshuar lotë të mëdhenj prej kali
Ju lutem,lexues,të më besoni
Kaq më ka këputur malli
Sa hiç,fare hiç nuk e imagjinoni.
E ndjej veten fare bosh
Sikur kam humbur në shkretëtirë
Këtë vetëm ti mund ta besosh
Që kupën e kurbetit e ke pirë.
9.Tryeza ime mbeti shtruar
Flora Brovinës
Tyreza ime mbeti shtruar
Pret me ditë e pret me net
Pret një mysafir( pse është "vonuar?!!")
Aty,shtruar,veç pret.
Në s'erdhi ajo,"çuditërisht?!"
Në,kur duhej,në sofër nuk u ul
Në krye të sofrës,përzëmërisht,
Kjo luftëtare që kurrë nuk u përul.
Dhe ja tek erdhi.Ndoshta vonë
Oh,shiponjën s'e mban dot frëngjia!
Flora Brovina kushdo të nderon
Ndaj,për ty,është dhe poezia.
10.Trolli atje është*
Një kosovare i drejtohet një krimineli sërb.
Ju pretë e vratë.Dhe shkatërrim
Shtëpitë na i kallët në flakë
Por trolli atje është si një sfidim
Aty do të kthehemi ne prapë.
Dhe ja po ta them:-Nuk e njohim frikën
As nuk thyhemi na,hiç,shpirtërisht
Në zjarr u dogjëm,po prapë rilindëm
Për t'u riba:m a d h n i s h t. . .
*Janë shkruar në vitin 2003