E enjte, 31.10.2024, 11:58 PM (GMT)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Politikanëve tanë u intereson vetëm pushteti

E enjte, 03.02.2011, 07:59 PM


POLITIKANEVE   TANE   U  INTERESON   VETEM  PUSHTETI

 

Nga Ramiz DERMAKU

 

Politikanët tanë për çdo ditë flasin për prapambetjen ekonomike të Kosovës, për   ndarjen   e Mitrovicës , për izolimin e Kosovës, për mosënjohjen e shetit të Kosovës nga shumë shtete,  për moszgjidhjen e çështjes kombëtare, etj etj. Po të gjitha këto janë të vërteta. Por e keqja nuk qëndron këtu. Politkanët-liderët tanë çdo herë fajin ia hedhin dikujt tjetër !  Për politikanë diletantë, frigacakë, karrieristë, kozmopolitë, kjo është normale. Politikanëve tanë u intereson vetëm pushteti, karrika e tyre dhe asgjë tjetër. Por fatkeqësisht në këtë mediokritet naivitet dhe dilentatizëm kanë rënë dhe vazhdojnë akoma të bien edhe njerëz që kanë reputacion në spjegimin e dukurive të shkencave politike dhe atyre shoqërore. Me sulmet e deritanishme që po bëjnë ata ndaj njëri tjetërit; ( pozita ndaj opozitës ose anasjelltasë) vetëm sa i pengojnë proceset demokratike dhe njohjen e Kosovës. Gjendja e kombit shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, do të keqësohet akoma më tepër. Këtë gjendje nuk mund ta mbulojë dot fjalët e ish. kryeministrit në dorëheqje, z. Hashim Thaqi: Kosova është shtetë demokratikë, Kosova është e pavarur, Kosova do të integrohet në BE-ne, etj, etj.   Gjendja aktuale e kombit shqiptar i ka rrënjet thellë, kjo ka edhe shkaqe tjera të cilat i pengojnë proceset demokratike.

Mendoj, se si shkaktar kyq i cili pengon zhvillimin , demokratizimin  dhe unitetin e kombit është bindja e politikajve tanë .., se mjaftë kemi bërë  për Kosovën dhe kombin. Dihet se shqiptarët janë populli më vital dhe shumë krenar. Ngushtimet, apo thënë shkurtë okupimet e herëpasëhershme të teritorit, tek populli ynë krijuan krenarin kombëtare ne ndergjegjen e tyre.Krenaria dhe dinjiteti kombëtar i shqiptarëve viteve të fundit po bie nga disa politikanë dhe diletantë politikë është harruar. Krenarinë dhe dinjitetinë kombëtar të shqiptarëve e ka studjuar e vlerësuar edhe komuniteti europian. Ndaj tij ka mbajtur dhe mban dy qëllime:

a) Cdo herë kur krenaria dhe dinjiteti kombëtar i shqiptarëve, ishte individual apo i ndonji grupi, ajo është pranuar si një gjë normale.

b) Por kur ishte rasti, që ky dinjitet dhe krenari kombëtare, është manifestuar nga shqipëtarët si KOMB, si shtet sidomos në mardhëniet ndërkombëtare , nga shtetet e mëdha të Europës , kjo është parë me nënqmim dhe ftohtësi, deri edhe me urrejtje. Në raste të tilla, të mëdhenjët kanë treguar forcën. Ata nuk e kanë pranuar dhe nuk po e pranojnë akoma edhe sot (disa) krenarinë e shqiptarëve.  Në prapaskenën e mardhanive ndërkombëtare, e drejta është konsideruar e drejtë, kur është mbështetur nga forca, teritori dhe zhvillimi ekonomik e ushtarakë.

 

Punuar me 2.02.2011

Weingarten - Gjermani



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora