E hene, 29.04.2024, 08:46 PM (GMT+1)

Mendime

Avdi Gjata: Letër e hapur Z. Bujar Bukoshit; Z. Astrit Haraqia

E diele, 26.09.2010, 07:57 PM


Letër e hapur : Z. Bujar Bukoshit; Z. Astrit Haraqia

 

Nga Prof. Avdi Gjata

 

Të. nderuar zotërinj.

 

Ka shumë kohë që është dramatizuar çështja e Presidentit të Kosovës, z. Fatmir Sejdiut e që për mua është shumë e pakuptimt dhe e patoleruashme, nëse vetëm pak ndalemi të mendojmë, se nga vjen e bëhet kjo akuzë e cila është plotësisht e pa vend dhe shumë e dëmshme.

Arsyeja që më ka shtyer t’ju drejtohem me këtë letër është një shqetësim i thellë për rrjedhën e ngjarjeve në Republikën e Kosovës, gjatë kohëve të fundit. Si një njeri me ndjenjë njerzore, veprimtar politik dhe vëzhgues i skenës politike shqiptare për një kohë të gjatë, i ndjek me vemendje edhe punimet që zhvillohen në Parlament e në partitë politike, ku pjesën më të madhe e të gjithë atyre i njohë dhe janë miq të mijë. Në fakt veprimet nuk janë krejtë të papritura për mua. Gjithashtu, qëndrimi im i gjatë në Kosovë dhe interesimi i hershëm për lëvizjet kombëtare në vend më dhanë mundësinë të njihem me mendimet, ankthet, hallet, aspiratat dhe shpresat e pjesës më të madhe të njerëzve nga të gjitha shtresat, me të cilët bisedoj pandërprerë deri në orët e hershme të mëngjesit. Gjithmonë kam qenë dhe jam optimist deri më tani, po ky optimizëm sa vjenë e zbehët për ç’do ditë e më tepër kur shoh e dëgjoj fjalë e veprime të tilla të njerëzve që janë të zgjedhur deputet e ministra në Qeverinë e Kosovës.

Por, për çdo ditë tek qytetarët vërej mjaftë konfuzione, iluzione madje edhe eufori sa i përket zgjedhjes së problemit të Kosovës dhe popullit shqiptar. Mirëpo më e keqja është ndoshta indiferentizmi politik dhe moral, e që mos të them cinizmi, që duket se ka fituar epërsinë në mendjen e tyre.

Personalisht, më brengos, puna në planin publik, pasionet dhe ekceset që ndodhin në vend, e që duhet të ishte një dialog politik i mençur dhe dinjitoz, ku është kthyer në garë të sharash dhe fyerjesh personale, dhunë verbale, po nesër ndoshta edhe në dhunë fizike kundër njerëzve, deputeteve, ku do të ketë kërkesa për burgosjen e këtij apo atij intelektuali ose shkrimtari, këtij apo atij të burgosuri politik, nxënsi apo profesori, ndalimin e kësaj apo asaj partie politike, gazete e demonizimi i kumdërshtarëve brenda partisë të vetë po edhe partisë tjetër.

Jam duke ndjerë tronditje të vërtetë kur po dëgjojë dhe po lexojë, kur po atakohet një ndër figurat më të dalluara të politikës shqiptare e kombëtare si në LDK, poashtu edhe në atë Kosovare.

Dëshiroj t’ju kujtoj zotëri, e këte e dinë shumë mirë zoti Bukoshi se këto shkrime e deklarata shkojnë jashtë vendit dhe lexohen edhe nga të huaj. Nuk më shqetësojnë kritikat ndaj një personi apo ndaj një politike që udhëhiqet, po më shqetëson ajo se asnjëherë nuk dëgjova ndonjë fjalë të mirë për punën që ka bërë kolegu i juaj në partinë tuaj qe 20 vite. Po ndal bre burr se ndoshta ka edhe diçka pozitive, sepse qytetarët e këtij vendi, të rinjët dhe studentët e dijnë se Dr. Fatmir Sejdiu rrjedh nga një familje me traditë kombëtare dhe atdhetare. Me qindra e mijëra nxënës dhe student e dinë se familja Sejdiu në çdo kohë e lëvizje kombëtare politike kanë qenë pjesmarrës të drejtëpërdrejtë ku edhe burgosen e dënohen me vite të tëra nga pushteti serb. Nexhmi Sejdiu babai i Fatmirit ishte anëtarë i NDSH-së për çka edhe është dënuar. Edhe axhallarët edhe babgjyshi e katragjyshi kanë qenë mësimdhënës e edukator të një numëri të madh të gjeneratave në Kosovë e Maqedoni, kur të rinjëve iu duheshin më së shumti. Edhe mua më kanë mësuar e më kanë frymëzuar me ide e me germa shqip, kur në fshatin tim po edhe në Llap duhej të udhëtohej shtatë orë këmbë për t’a lexuar një letër. Në të njëjtën kohë edhe vet z. Fatmir Sejdiu tërë jetën dhe punën e tij e kaloj në mesin e studentëve dhe me student që e ndau të mirën edhe të keqen në kohët më të vështira, andaj është shumë vështirë nëse dikush mendon se është lehtë që t’ia zbehin imazhin, autoritetin dhe punën që e ka bërë z. Sejdiu si profesor po edhe si President.

Personalisht kam pasur dhe kam edhe tani konsideratë të lartë për presidentin Fatmir Sejdiu si figurë publike dhe politike. E ndjek dhe e çmoj rrolin e tij gjatë kësaj periudhe të tensionuar që shoqëruan ndryshimet që u bënë në Kosovë, brenda këtyre viteve prej se ka ardhur president Sejdiu. Nuk mund të lë pa vënë në dukje këtu, se puna e fjala e tij në mbrojtje të të drejtave të popullit si përpara ashtu edhe gjatë punës si president, nuk është diçka që mund të lihet jashtë konsideratës. Duhet të pohoj se kam dyshime të forta se gjithë këto përpjekje që po bëhen në këtë kohë dhe që do të bëhen më vonë,nga disa televizione, radio, gazetar, pesona publik dhe politikanë për të destabilizuar gjendjen politike në Kosovë e institucionet shtetrore të Kosovës, i gjithë ky presion që po bëhet për gjoja shkeljen e Kushtetutës së Kosovës, kanë të bëjnë pikërisht me çështjen e Kosovës dhe dobësimin e pozicionit negociues të Qeverisë së Kosovës edhe ashtu mjaft të dobët. Koha do ta tregojë. Le të mos harrojmë se e gjithë kjo fushatë shpifjesh për gjoja gjendjen e dobët dhe dobësimin e vazhdueshëm të LDK-së prej se është bërë Fatmir Sejdiu kryetar, nuk është asgjë tjetër vetëm se një nisje e instrumentalizuar nga dirigjent të vendeve të njohura historikisht. Pastaj më në fund, për sa i përket kësaj gjykate, këshilloj të ruhemi edhe nga krijimi i procedentëve shumë të rrezikshëm. Nëse ka patur shkelje të Kushtetutës ndonjëherë ka pasur në Qeverinë Bukoshi dhe njerzve të tij, kur asnjëherë nuk i kryen detyrat e përcaktuara me kushtetutë, as para luftës e as gjatë luftës. Trashigimija e së kaluarës rëndon natyrisht mbi ndërgjegjen e njerzve. Andaj duhet të mësojmë të jetojmë me këtë trashigimi, të pajtohemi me te, të thellohemi në shkaqet, të meditojmë, të reflektojmë, në mënyrë që ta kapërcejmë hendekun ekzistues.

Kam për obligim, moral ta them ate çka e dij se: Prej se Fatmir Sejdiu është zgjedhur President i Kosovës, me politikën e tij prej intelektuali ka arritur që t’i afroi të dy krahët politik të Kosovës, pacifist dhe të luftës, të cilën për as një moment dhe në asnjë kohë nuk mundi ta bëjë ish Kryeministri i Kosovës z. Bujar Bukoshi. I nderuari ish kryeministri im, të gjithë qytetarët mund të falin, po ne mësuesët nuk mun të harrojmë se na i ke borxh 13 rroga dhe as një herë nuk dole publikisht para nesh për të na kërkuar falje e për të treguar arsyen pse nuk na i ke paguar?

Zotërij i nderuar, mendoj se të gjithë duhet të reflektomjmë thellë, të jemi jashtëzakonisht të kujdeshëm, sidomos për imazhin që krijojmë në botë e në vend. Duhet të mësohemi të jemi më tolerant me njeri tjetërin, nëse dëshirojmë të zëmë një vend të merituar, duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe këtë mund ta arrijmë vetëm me punën tonë të mençur dhe me sjelljen tonë të qytetruar.



(Vota: 19 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora