Kulturë
Poezi nga Kujtim STOJKU
E diele, 22.08.2010, 04:35 PM
Kujtim STOJKU
FLAMURI
Flamuri ynë nuk e ka shumë t’ndërlikuar ngjyrën
Ngjyra e tij të shtang për një cast,se është ngjyra
që të jep jetë.Jeta jonë dhe prejardhja përcaktohen
nga kjo ngjyrë.E nëse doni të dini për historinë e një
populli, i shikoni flamurin,prej aty ka buruar koshienca e tij
Prej asaj ngjyre është formuar burrëria e këtij populli
Dhe po prej kësaj ngjyre ka buruar karakteri i sertë si shkami.
Ai flamur nuk është thjeshtë një copë beze e ngjyrosur
Ai është simboli i çdo sakrifice, ku martirët vdiqën si me le
Dhe kur ishin duke dhënë për t’fundit herë shpirtin
Amanet linin që të valvitej flamuri i kuq me shqiponjën e zezë.
E tash kur e sheh t’valvitet si dallgë e kuqe, n’drejtim të qiellit
Dëshmitar’ i mijra ëndrrave dhe i sakrificave,na dhëmbin në shekuj
Që n’Torvioll kur valvitej mbi fushën e njomur n’gjak,para Gjergjit
Dëshmitar’ i gjallë,i bubëllimave të thirrjeve t’luftëtarëve
Që për ty flamur përqafonin çdo lloj vdekjeje pa ngurrim
Dhe prandaj sot valvitesh drejt qiellit,simbol madhështor i kombit tim.
Valvitesh krenar,me shqiponjën e zezë dy krenore
Sepse ai është zog i bekuar prej Zotit,që na premton të ardhmen
Sepse vetëm nën këtë ngjyrë shtrihet forca bashkuese e kombit
Se kjo ngjyrë është gjaku dhe jeta,që e përballon nga çdo shqim.
ZËRI I ATDHEUT.
Poemë.
Në thellësi të shpirtit tim,brenda mendjes sime
Qëndron ti o Atdhe,ashtu si nga moti krenar
Dhe unë në asnjë vend tjetër ty nuk mund të gjej
Sepse aty m’ka rënë koka, kam qarë për herë t’ parë
Shkëmbinj me ngjyrë gri,dhe fusha të blerta
Ku e ngroh dielli çdo kënd e anë
Toka ku mbeshtes këmbët e mia
Pshërëtimën tënde e ndjej deri n’asht.
Prej zemrës së dheut zëri yt më flet
Ndërsa unë eci mbi shpnën tënde dhe t’ shkel
Sipër meje kubeja e qiellit me sytë e yjeve sheh
Dhe ai fillon e ngryset,sikur hedh n’fytyrë një vel.
Atje n’mes majave të alpeve ku dielli perëndon
Dhe hëna me diskun e argjendë nis e ndriçon
Dua të eci në këmbë dhe të t’mas me hap
Duke ec kështu mbi ty,t’mos pushoj ditë as nat’
Tek eci kështu mbi ty zemra po m’gufon
Tek shoh shpresën që si trëndafil ka lind’
O tokë e shqipeve me përdhunë e ndarë
Dje shpresa për bashkim dukej larg,por sot jemi bind
Se prapë do t’jemi bashkë, o Atdheu im krenar.
Dhe kur unë gjendem vetem n’qetësinë e nates
Dhe mbyll sytë e mi dhe gjumit n’qetësi i falem
Unë bie në gjunjë dhe ndjej ngrohtësinë tënde
Pulsin që të rreh,dhe gjakun që t’vërshon n’damar’
Qysh nga lashtësia të kujtoj nga emrat e vjetër
Dhe deri tek emri i ri i sotëm,Shqipëtar.
Dhe pikërisht këtë lashtësi e ndjej në shpirt
Dhe kjo për mua është esenca reale
Sepse kjo lashtësi nga dheu m’ flet me shpirt
Ashtu si zemra dhe gjaku i japin jetë trupit
Kuptim i qartë historik, shkruar n’mënyrë dimensionale.
Dhe ja tek eci kështu i vetëm duke menduar
Përbrënda ndjenjat m’përplasen si një luftë e rreptë
Ndjej në damarë gjakun që më rrjedh me vrull’
Së brëndshmi më ngrihet deri n’fyt një gulç
Për Çamërinë trime ku s’valvitet flamuri i kuq.
Eci duke thithur ngadalë duhanin farmak
Dhe shpresa për fitore si një eshk’m’përvlon në gji
Kokën kthej pas,dhe vështrimi m’tretet mbi Çamëri
Ku besimi dhe shpresa m’gudulisin me përkdheli
Zërin dëgjoj nga zemra e dheut, prandaj shkruaj
Me lot dhe gaz për ty Atdhe, këtë poezi.
Dashuria dhe malli për bijtë e tu janë një zjarr’
Ku për ty janë flijuar me më t’madhen dëshirë
Dhe kjo dashuri nuk është thjeshtë një flakë
Sepse për ty derdhën gjakun n’altarin e lirisë
Prandaj nga thellësia brenda vetë tokës
Vjen plot afsh përzhitës, aroma e lirisë .
Ky nuk është Atdheu juaj,shpesh na kanë thënë
Dhe se ju nuk jeni t’parlindurit e këtij vendi
Falsifikime akademike të bëra me tinëzi
Por nga thellësia e tokës zëri i vjetër flet
Dhe mban’ të gjallë para nesh,historinë.
Atdhe,shpirtrisht ke qen’i pa ndarë,por vetëm
në kufij gjeografikë,sa herë erërat dhe murlanet frynë
Dhe pshërëtimën tënde, në shpirtin tim e ndjej
Është zëri yt Atdhe qe me thërret,e për ty zemra m’rreh
Ne jemi bijtë e tu dhe pshërëtima jote na tingëllon
në çdonjërin prej nesh,që të bëhesh si dikur
Dhe flamuri kuq të valvitet i lrë në çdo cep.
Sa herë dielli lind dhe flakëron me rrezet e tij
Vështrimin mbi ty tërë mall e hedh
Janë këto rreze që të ngrohin çdo ditë
Që nga Shkupi, e deri n ë Prevezë.
Shumë kobe ndodhën,vaje e lot u derdhën mbi ty
E sot bijtë e tu nuk ja kanë marrë vajtimit
Dhe me besim tek Zoti,Çamërinë prap do ta kthejmë ty
Dhe sa herë në ditë të vështira,përmes hidhërimit
dhe vuajtjes,shpresa të buzqeshi,e sot ke hap krahët
Dhe bijtë e tu me mall duke i rrok n’krahëror
që me gjakun e tyre pëllëmbë për pëllëmbë të lanë
e me lavdi të mbuluan, e për ty ranë theror.
Ata të deshën si të marrë,si bijtë nënën e vet
Dashuri e pa kufi që e kalon çdo cak
Prandaj me mall zëri yt edhe sot i thërrët
Si dikur Kastriotin që u kthye në vendin e vet.
Dhe ja një ditë e re plot gaz po agon
Dhëmbjet pak nga pak po i largon
Ata po kthehen me fuqi dhe më t’madhin besim
Fitmtar nga lufta e gjatë,gjith nder dhe ngadhnjim.
Dhe ja më në fund plot shpresë dhe besim arritëm
Që t’heqim prej gjokseve tona psherëtimat
Dhe të bashkuar si zonjë dikur, qëmoti
Zëri i Atdheut na thërret si vëtëtima.
ETËRIT TANË
Etërit tanë tashmë nuk janë më
Se frymën e dhanë me një pëkushtim
Disa kapërcyen detet për një jetë të re
Të tjerët për atdhe ranë dhe u bënë fli.
Pavarsisht se ju etër më sot nuk shihni
Ku shpirtrat tuaj si aroma lulesh bredhin mbi dhe
Gjurmët që latë kanë mbetur në histori
Dhe për këtë prej jush krenohemi ne.
Edhe ju që mërguat si shtegtarë n’ emër t’ jetës
Mbi tokën tuaj hëna u ngrys si vetull
Pas latë aromën e bukës së thekrës
Hëna si disk ndriçonte t’gjithë ju
Kur një grusht dhe si kujtim mernit me vete.
Ju etër bretku ju ka rënë atje ku shkuat
Hëna përsëri ju sheh nga lartësitë
Ku me rrezet e saj gjithë botën ndriçon
Dhe një lutje ajo thotë për ju
Trupat tuaj në varr tash pushojnë.
Por shpirti juaj etër nuk ju është tharë
Ai si një testament endet për ne mbi dhe
Shikojnë shtretëri tuaj, me lavdi mbuluar janë
Dhe të gjitha këto ju i bête për ne.
Dhe trupat e tyre vazhdojnë të kullojnë gjak
Vetëm yjet e natës këto plagë kanë dëshmitar’
Dhe hëna para jush me nderim përkulet
Sepse keni përfituat përjetësinë
Dhe n’testament Shqipërinë amanet latë.
QENIA IME
Qenia ime është një konstrukt prej mishi dhe gjaku
Mendja,inteligjenca,egoja,të gjitha janë lidhur me toksoren
Argjil,metal,tokë,komponentë mineralesh me shpirt ardh prej s’largu
Unë jam si ai fruit i mollës,që kur qërohet dhe i heq lëvoren
Me t’vetmin ndryshim se ajo jetën e thith nga toka,kurse unë nga gjaku.
Unë jam i vetëdijshëm se nga ndonjeherë ,që t’qaj s’kam as lot
Bisha të vogla m’shpërthejnë prej shpirtit, sa si përmbaj dot
Ngandonjëherë me shpirtin që kam fluturoj përtej fantazisë
Ato që them kush nuk më beson,thonë se janë prej marrëzisë.
Dhe kështu siç jam, mundohem të përhap degë me gjethe
Të gjitha dua t’jua them,dhe asgje s’dua t’mbaj për vete
Edhe kur jam i ëmbël dhe kur jam i idhtë,të gjitha ti ndajm’ bashk’
Ezopi tha se n’këtë botë ndodh edhe kjo, njeriu mëson nga kafshet.
Dhe sillem n’këtë botë si skllav i lidhur me zinxhirë
Ngandonjëherë mendojs se as formë dhe trajtë s’kam
Se vetëm kështu çlirohem prej botës së ligësisë
Prandaj nuk kam frikë dhe eci si çmendur,n’përqafim të Lirisë.
ABSOLUT
Unë vetëm ekzistoj,dhe asnjë formë nuk kam n’mendje
Ja, për një çast shoh Apokalipsin t’ndodhë,e më pas asgjë
I gjithë evolimi shoh se fillon nga uji,dhe njeriun nga pluhuri
Për një çast shikoj dansin kozmik,dhe toka zhduket në të.
Shoh një mbretëri lakuriqe, përtej njohjes diturisë njerzore
Shoh njerzit që hiqen t’mençur e dinakë, e vetë kan’rën’ n’lak
Përpëliten për shpëtim,të zhytur këta mjeranë’thellë në batak
Dëgjoj kuj dhe kërcitje dhëmbësh, por kush për ta mëshirë s’ka.
Jam muduar ti njoh rrugët sekrete të jetës, dhe kam pas si qëllim
Për të zbuluar misteret e pa njohura,dhe e vërteta që ishte shpirt
Këtë eksperimental kozmik, të mbjellë me shpirt në tokë
Të shoh dansin e natyrës që mrekullisht,danson në kët’ botë.
Dhe shpirti im është i vetëdijshëm ,për të gjitha vështërsitë
Se është e pa mundur t’eksplorosh, misterin e hapsirës qiellore
Prandaj kam mbetur memec, dhe drejt qiellit kam kthyer sytë
Në pritje të shëndrimit të trupave njerzor,nga pak dhe për ditë.
MERGIMTARI.
Ike me me lot në sy
Fëmijët dhe gruan i puthe me mall
Do t’shkoj the t’bëj preukopi
Dhe more rrugën pa fund e pa anë
Shumë male dhe dete kalove
Dhe ike shumë larg.
Dhe vitet kalonin
Shpirtin ta gërryente një mall
Dhe kur u ktheve
Dhuratë të bukur u solle
Flokët në kokë t’ishin zbardh’.
ERA
Flladi yt i pa dukshëm, lehtë moj erë
Balluket mbi balle lehtë mi përkdhel
Dhe unë kështu gjithmonë ty të ndjej
Shpesh here,me ty bashkëudhëtar dua t' jem.
Unë të ndjej ty moj erë,kur fryn edhe me vrull
Dhe kur majat e pemeve me stuhi ti i përkul
Dhe kur zoqëve që fluturojnë lart në qiell
Kur fryn lehtë krahët atyre jua tund.
Unë dëgjoj fëshfërimën tënde
Që lehtë të gjithin më përkdhel
Por si palat e fustanit
Si dallgët e detit ti mi merr.
Mundohem të shoh por s’të shoh dot
Hapat e tua gjithmonë unë i ndjej
Edhe klithmën që dimrin lajmëron
Dhe n’ janar kur fryn me zë të çjerrë.
Dhe kështu me hapin tënd dua të ec
T’ jem i padukshëm dhe gjurmë pas t’le
T’mi shpërndash fjalët që m’dalin prej shpirtit
Dhe kur të vdes,hirin tim t’shpërndash mbi dhe.
E gjithë hapsira,dhe konstelacionet yjore
Më tërheqin në mes tyre si me magji
N’mes jush arrin vetëm fantazia ime
Dhe fjalët e mia në këtë poezi.
POETËT
Po.Unë e di se dikush do të mbledhë buzët
Do t’ngërdheshet sikur të ketë pirë farmak
Dhe vargjet që me mundim i shkruajnë poetët
Atyre s’do tu pëlqejnë, fare aspak.
Poetët s’dinë të shtiren se kan’ shpirt fisnik
Ata gjithmonë këshillohen me profetët
Dhe shpesh ata kanë trazim në shpirt
Për këtë po deshët pyesni,Homer,Virgjil,Dante, Eskil.
Poetët ëndërrojnë dhe i fallen Lirisë
Çdo njeri,shpend, kafshë,për ta është një mik i mir’
Ata gjithmonë janë të çiltër në shpirt
Lozin, qeshin,gëzohen tamam si një fëmijë.
Ata i këndojnë dhëmbjes së popujve anembanë
Lumturisë tyre që me shpirt u përket
Prandaj për të gjithë, është ëngjëll çdo poet
Pastaj trazohen në shpirt, shpërthejnë si tramundanë.
Ata s’pajtohen me padrejtësinë, kushtrimin lëshojnë të parët
Dhe kush përdhe e hedh dhe si zhele, përdor lirinë
Fjalët e tyre janë njëlloj më pishtarët
E me flakët e tyre ndriçojnë njerzinë.
Ata u këndojnë arave,luleve,shesheve,lëndinave
I këndojnë qiellit ku retë ngjajnë si shtëllunga leshi
Kur flet me zemrim,uji,pemët,gjithçka dridhet
Dhe e gjithë kjo i del nga shpirti,prandaj i thonë zemrim poeti.
Por ata i këndojnë me përkushtim, jetës,dashurisë
Erës së detit,yjeve ,hënës përmbi male
Ata janë të parët dashnor të lirisë
Dhe për këtë,lozin, qeshin e hedhin valle.
Por kur ndonjëherë pikëllimi poetet i pushton
Rima vargu,s’ka elegancë por është prish
Atëherë ata drejt qiellit i drejtohen perëndisë
N’përkrahje të lirisë,që rrezikon çdo demon.
BABAIT TIM
Ati im ti ke vite që s’jeton më n’mes nesh
Ka vite që nuk e dëgjojmë më zërin tënd
Pamjen tënde t’madhërishme me flokë t’ bardhë
Erën e fortë të duhanit se dëgjojmë më
Dhe këshillat e tua q’ si varse e artë, n’ qafë i mbajmë.
Edhe pse ti nuk jeton më, je n’mes nesh
Duke na folur për t’çarë tufane e suferina
E kur nevrikoseshe ushtoje si bubullima
Dhe nga ndonjëherë ngryseshe si qielli me re.
Sa herë na flisje për luftrat e të parëve
Dhe tokën e vaditur nga gjaku i rrjedhur çurg
Sa here thoshe binim, ne ringriheshim prap’
Dhe prandaj mbijetuam deri në fund.
Se ky gjak vadiste çdo rrënjë dhe lastar
Dhe gjethet gjelbëronin nga shpirti i heronjëve
Duke mos e lënë që të shuhej ky komb
E duke i vënë mbi krye kurorë mbretërore.
PREMTIM
Të premtoj e dashur
Se kur t’vdesim të dy
Dhe thellë n’varr të zi
Bashkë një gotë verë
Të dy prap do ta pimë.
Çësht’ ky premtim i dashur
Mos fol kështu si i marrë
E si u pika vera
Kur je thellë në varr.
Do ta lë amanet e dashur
Të shkruar në testament
Që varret ti kemi pranë
Bashkë në t’ njëjtin vend.
Dhe mbi varrin tim
Një hardhi për të mbjell’
Ky është i fundit premtim
Që ta bëj me gjith’ mend
Ndërsa mbi varrin tënd
Të mbjellin një selvi
E cila do të ngjitet mbi ty
Kështu, do t’kryqzohemi t’dy.
Bashkë me hirin tonë
Dhe trupi q’ është berë pleh
Dhe të vdekur do të pimë
Sa kemi me u deh.
Ne do t’ndryshojmë formë
N’tjetër frymë do t’kthehemi
Tek vera është gjith’ magjia
Atë e pinë dhe të vdekurit.
Dhe këto që të thashë
Janë t’vërteta jo magjira
Se nga të gjitha mbi tokë
Vetëm vërën,bekoi Perëndia.
Per ZSH: Haxhi Muhaxheri