Mendime
Daniel Gàzulli: Dekret i Kalifit - Olsi Jazexhi
E hene, 19.04.2010, 09:57 PM
Dekret i Kalifit - Olsi Jazexhi
Aksham, Tiranë
(Dërgue për njoftim gjithë besimtarëve të krishtenë dhe jo besimtarëve nga Daniel Gàzulli, me komentet në kllapa).
Kalifi Olsi Jazexhi, mbasardhës i të madhnueshmit Profetit Muhamet, udhëheqës shpirtnor i vehabistëve Arnautë, urdhënon “të pafetë“ (të krishtenë apo ishmuslimanë që kanë lanë rrugën e Allahut), se ata janë të detyruem të deklarojnë që:
1 - Nuk do të ndërtojmë ma asnjë Kishë (nuk ka nevojë, ka xhamija bosh sa të duesh),
2 - as kuvende murgeshash,
3 - dhe as nuk do t’i riparojme, as ditën e as natën, nëse dikush i rrënon (natën, me dashje apo pa dashje);
4 - Na nuk do të strehojme në shtëpitë tona, asnji të huej jo musliman (veç në qofshin me perçe e të reja në moshë, se nuk kemi si t’i lamë përjashta);
5 - Nuk do të çfaqim publikisht besimin tonë (edhe pse nuk e besojmë, do të lavdojmë Allahun);
6 - Nuk do të kthejmë në besimin tonë asnjeri (edhe në u kthefshin vetë ata, na nuk do t’i pranojmë, islami dhe vetëm islami asht i madhnueshëm);
8 - Nuk do të pengojmë asnji nga farefisi ynë të kethehet në besimin islam, po qe se dëshiron (se ndodh që të ikën mendja e kresë);
9 - Na do të tregojmë respekt për muslimantë dhe veçanarisht për muslimanet (po ta dojë puna, dijmë na si t’i përkëdhelim);
10 - Dhe do të ngrihemi nga vendi e do t’ua lirojmë, po qe se ata duen të ulen në vendin tonë (në qofshin të reja, mund të ulen edhe në prehnin tonë);
11 - Nuk do të hipim në asnji kafshë shale (e shumta, në ndonjë shalë kafshe);
12 - Nuk do të shesim ma pije alkolike (edhe pse nuk po marrim vesht kush janë të dehunit);
13 - Nuk do t’i shfaqim publikisht nëpër rrugë apo tregje kryqat (estakfurullah!);
14 - Na do t’u bijme shumë lehtë kumbonëve të Kishave tona (edhe po t’u bijmë fort, kush i dëgjon, pesë shekuj të shurdhuem);
15 - Na nuk do ta ngrejmë zanin gjatë sherbimeve tona fetare as në Kishat tona e as në prani të musulmanëve (aq ma pak të muslimaneve – edhe atyne do t’u flasim në vesh që të na dëgjojnë, pa i gicilue);
16- Dhe as do ta ngrejmë zanin kur varrosim ndonji të vdekun tonë (asht e kotë, tashma ai nuk dëgjon);
17- Nuk do të ndërtojmë shtëpi banimi ma të nalta se ato të musulmanëve (ata janë mësue maje minares, po të duen, le ta thejnë qafen).
Mosrespektimi i neneve të këtij Dekreti të Madhnueshëm dënohet me burgim ose edhe me vdekje nëpërmjet gjuejtjes me gur në stadiume.
Kalifi
Olsi Jazexhi
Kryetar i Forumit Islamik
T I R A N E
(Pa datë)