E shtune, 27.04.2024, 08:26 AM (GMT+1)

Mendime

Bep Kuqani: Rreth deklaratës së qendrës islame shqiptare të Michiganit

E premte, 16.04.2010, 09:59 PM


RRETH DEKLARATES SE QENDRES ISLAME SHQIPTARE TE MICHIGANIT

 

Nga Bep Kuqani

ish i burgosun politik

 

Kam perpara dy deklarata: ate të Qendres Islame Shqiptare të Michigan-it dhe nji tjeter deklaratë të nenshkrueme nga “Perfaqësues të Institucioneve dhe Shoqatave të Komunietit Shqiptar të Michiganit”, ku perfshihen edhe TEQEJA BEKTASHIANE dhe Konsulli i Nderit i Republikes së Shqiperisë në Michigan; mbi të cilat bazohet ky shkrim.

Edhe unë, tue kenë plotësisht i bindun se:

“sipas Kushtetutës Amerikane dhe “The Bill of Rights” në fuqi, shprehja e mendimit dhe e fjalës së lirë është edhe kuptimi i permbajtjes  së demokracisë, i  lirisë dhe i drejtësisë së këtij shteti, si dhe, duke mbajtur parasysh betimin e dhënë para organeve dhe institucioneve të autorizuara dhe me kompetencë me rastin e aktit ceremonial të naturalizimit si qytetar dhe shtetas i Amerikës, e ndjejë per obligim moral, ligjor, kushtetues dhe human, që në çdo çast ta pohoj dhe ta mbroj të verteten botërisht dhe me konseguencë, pavarsisht se kush janë lakuesit, shkelësit dhe perbuzësit e saj (armiq të brëndshem apo të jashtëm të rendit dhe të shoqërisë amerikane), sepse kjo është në interes të  përbashkët dhe të dobishem si per individin, ashtu edhe për mbarë shoqërinë dhe sistemin shtetëror amerikan si në planin e brendshëm, ashtu edhe të jashtëm.

Prandaj… e shoh të arsyeshme dhe të domosdoshme që, përmes këtyre refleksioneve të njoftoj botërisht dhe perfundimisht opinionin e brendshëm dhe atë nderkombëtar”

SE KJO DEKLARATE E QENDRES ISLAME SHQIPTARE E MICHIGANIT ASHT FUND E KRYE DEMAGOGJIKE DHE HIPOKRITE!

Dhe qe sepse:

S’parit zakonisht, kur në mes dy palëve në konflikt mrrihet ma në fund nji mirëkuptim dhe nji  pajtim i plotë, çeshtja deklarohet e mbyllun nga të dyja palët, me nji deklaratë te perbashkët dhe jo vetem nga njena palë. Ose në rastin tonë duhej të botohej teksti i plotë i “kerkimfaljes” nga ana e Dom Antonit, me qellim që të bindet opinioni publik per “sinqeritetin” e “deklaratës”.

Kater herë permendet “Kerkimfalja”, pa citue asnji fjalë nga ajo “Kerkimfalje” dhe pikëisht heren e paëe në krye të shkrimit: “rasti Anton Kcira” është i mbyllur me kerkim faljen e tij personale para gjithë opinionit publik shqiptar dhe amerikan”; heren e dytë dhe të tretë, në piken (XIII)”…askush nuk ka kërkuar lincimin e tij, por vetem KERKIMFALJEN, të cilen së fundi edhe e bëri si burrat…” dhe nji paragraf ma poshtë “rasti” Anton Kçira eshte i mbyllur me kerkimfaljen e tij personale para gjithë opinionit publik shqiptar dhe amerikan”.

Dhe heren e katert në piken (XVII) “Duke qenë se kerkimfalja e Dom Anton Kçires ia vuri PIKEN pergjithmonë atij skandali të pa peshuar dhe të pa pritur…”

Natyrëshem, mue më lind pyetja: Kush ua jep Ju ate të drejtë me e vue veten në rolin e prokurorit dhe të gjykatesit, që, këtë situate shumë të randë konfliktuoze që e shkaktuet vetë, ta deklaroni në mënyrë të njianëshme të mbyllun, pa kerkue falje publike jo kater herë , por 14 herë?

S’dytit, Ju, pa dhanë asnji skjarim rreth “fjalorit origjinal” që ka perdorë Dom Anton Kçira n’atë fjalim të mbajtun para tri vjetesh; e interpretoni jo ma pak por plot 11 herë e “në frymen ma miqësore, ma vllaznore, ma njerëzore, ma tolerante, pra në frymen e pajtimit të plotë” edhe pse me nji kuptim krejtësisht të deformuem, të shtrembnuem dhe të kundert me ate çka ka dashtë me thanë Dom Antoni; domethanien e të cilit, edhe nji nxanës filloresh do t’ishte në gjendje me e kuptue në mënyrë krejtësisht të saktë.

Qe disa nga ato “interpretime”: Në paragrafin e katert (para deklaratës) “…e kemi parë të domosdoshme të njoftojmë botërisht dhe perfundimisht opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar lidhur me efektet e dëmshme të skandalit të fratit Dom Anton Kçira…” (e para e punës Dom Antoni nuk ashë “frat”, por asht “prift”. Ju ende nuk dini me dallue fratin nga prifti, ose doni me i grupue të gjithë kleriket katolikë, priften e freten si anti islamikë të terbuem).

Në paragrafin e dytë të deklaratës: “Komuniteti shqiptaro-amerikan i indinjuar për fyerjet e pareshtura dhe ofendimet qe po përjeton këtyre ditëve të fundit pas publikimit të informacionit të hapur për sjelljen devijante të bashkombasit tonë Z Kçira i cili në mënyrë të papërmbajtur fyeu ndjenjat e shqiptarëve dhe boshnjakëve…”

Kapercejmë dy keqinterpretime të pikes I të deklaratës dhe po kaloj te pika III: “Komuniteti shqiptaro-amerikan i njerëzve humanë, paqësorë dhe të vullnetit të mirë u shpreh keqardhje të  gjithe shqiptarëve kudo në boëe për përjetimet e rënda gjatë këtyre ditëve, të shkaktuara nga fjalori provokues i një bashkatdhetari tonë…”

Tue  kapercye të tjerat, po citoj vetem edhe nji, ate të pikes VIII: “Kërkojmë… te tejkalojmë së bashku këtë incident që është përhapur shpejt për shkak të mesazhit ofendues dhe negativ…” (Ju lutem na skjaroni edhe se nga kush u perhap kaq shpejt ky mesazh “ofendues dhe negativ”).

Këto janë disa nga “interpretimet” që s’ka si shprehen në mënyren ma të “sinqertë dhe ma vllaznore”. Dhe per t’i vue vulen e vertetësisë dhe të sinqeritetit të gjitha këtyne “lajle e luleve” të kësaj “Deklarate”, të qendisuna me kaq kujdes dhe me nji cinizem të persosun, autorët nuk harrojnë të na  kujtojnë se: “pas publikimit të lajmit në Detroit News, Freepress, Asiciadetpress dhe në shumë mediume të tjera të pavarura amerikane, të cilat kanë dhënë me korrektësi lajmin duke shmangur çdo dyshim se ka pasur ndonji montim të qellimshem,…”

Të gjithë e dijnë dhe e kuptojnë se dhania me korrektësi e nji lajmi nuk ka asnji lidhje “me shmangien e çdo dyshimi per ndonji montim të qellimshem”.

Shtypi amerikan nuk ka marrë persiper mbrojtjen e vertetësisë së “permbajtjes së vetë lajmit” per çka nuk asht shprehë me asnji fjalë dhe me asnji germë, por vetem dhanien e tij, të lajmit, me korrektesë. Prandaj kjo asht nji shpifje e paster, që i adresohet shtypit amerikan.

Me këte deklarim të fundit, del e kjartë si drita e diellit, se Qendra Islame Shqiptare e Detroitit, në koordinim të plotë me Qendren Islame të Prishtinës ose janë bashkë-autorë të atij “video-montazhi”, ose frymëzuesit dhe perhapsit e tij në mënyrë të rrufeshme. Në të dyja rastet ata janë bashkfajtorë per gjendjen e rrezikshme qe u krijue.

Dhe pikërisht sepse janë të vetëdijshem per pergjegjësitë morale dhe penale per incidentet jo eventuale, por reale që shkaktuen me trazirat në Detroit dhe Prishtinë ata deklarojnë pak ma poshtë: “Çdo kontestim i vertetësisë së lajmeve në shtypin amerikan konsiderojmë se është cenues dhe i papërgjegjshëm, dhe çfardo përpjekje e krijimit të paqartësisë dhe konfuzionit, konsiderojmë se është propagandë dashakeqe, dhe se përgjegjësinë për ndonjë incident eventual e bartin vetëm ata që po përhapin dezinformata dhe kërcënime të ndryshme”.

Ata bajnë sikur harrojnë se incidentet e rrezkshme kanë ndodhë para shpalljes së kësaj “Deklarate”, me të njejten shpejtësi që u perhap edhe lajmi i “video-montazhit”.

Por edhe mue më lind e drejta që t’i kujtoj autorëve të “Deklaratës” se unë nuk kontestoj dhanien e lajmit nga shtypi amerikan, por vetë “lajmin”: trillimin e tij me qellimet ma të mbrapshta per destabilizim dhe prishje të harmonisë dhe tolerancës fetare, që të pakten në siperfaqe ka aparencen se ekziston.

Qe si shprehen në deklaraten e tyne të citueme në fillim të këtij shkrimi                         Perfaqësuesit e Institucioneve dhe Shoqatave të Komunitetit Shqiptar të Michiganit, në piken me Nr. 4 të “Deklarates”:

VIDEO E PUBLIKUAR ESHTE NJE VIDEO E MONTUAR ME KUJDES, PER T’I SHERBYER INTERESAVE TE CAKTUARA DHE NE DEM TE UNITETIT TE KOMBIT SHQIPTAR. FOTOGRAFITE DHE ZERI I PERSERITUR NE GJYSMEN E DYTE TE VIDEOS, JANE JO VETEM ELEMENTE SPEKULATIVE DHE TE DENUESHEM, POR KANE EDHE ELEMENTE TE FALSIFIKIMIT, DENIGRIMIT DHE NXJERRJES SE FJALIMIT JASHTE KONTEKSTIT TE TIJ REAL.

        Dhe në piken 2 të po kësaj “Deklarate” thuhet:

         ESHTE BERE NJE GODITJE E ORGANIZUAR DHE ME PRAPAVIJE TE RREZIKSHME NE DEM TE INTERESAVE TONA KOMBETARE, DUKE DENIGRUAR NJE PREJ DREJTUESVE KRYESORE TE KOMUNITETIT SHQIPTAR TE MICHIGANIT, NJE PREJ KLERIKEVE ME TE PERKUSHTUAR TE KETIJ KOMUNITETI SI DHE NJE PREJ FIGURAVE ME PATRIOTIKE TE DIASDPORES SHQIPTARO-AMERIKANE PER ME SHUME SE 20 VJET.

        Qe pra dy “deklarata” diametralisht të kunderta dhe kontradiktore per të njejten çeshtje! Kuj duhet t’i besojmë?

        Perfaqësuesve të Institucioneve dhe Shoqatave të ndryshme të Komunitetit të Michiganit, që bashkojnë në gjinin e tyne shumicen absolute të shqiptarëve të Michiganit, pa asnji dallim fenash, kjofshin myslimanë apo bektashij, ortodoksë apo katolikë; a por Qendrave Islame të Detroitit e  Prishtinë, që u bashkuen me ish komunistët, anmiqt ma të eger të fenave, popujve e të lirisë dhe demokracisë?

 

         Due t’i kujtoj lexuesëve se:

 

1) Autori i këtyne radhëve asht nji “afetar absolut”, por jo anmik i tyne (fenave), sepse tue mos kenë “ATEIST”, respektoj me koshiencë ndjenjat dhe bindjet fetare të çdo individi; dhe

2) Edhe pse nuk jam në dijeni të “fjalorit të saktë” që ka perdorë Dom Antoni n’atë fjalim të para tri vjetëve, per nji gja kam bindjen e plotë, gjithmonë tue u bazue në “Deklaraten” e Perfaqësuesëve të institucioneve të ndryshme të Detroitit, se nuk mund të kenë qenë kurrë “anti shqiptare”, “anti myslimane” dhe aq “alarmante” sa me iu nxjerrë gjumin Ju mbas tri vjetësh e me shperthye në mënyrë aq të rrufeshme ne Detroit e Prishtinë, në demostrata destabilizuese, që mund të ishin me pasoja shumë të rrezikshme.

Dhe s’tretit: që asht edhe ma e randësishme dhe kuptimplote: Ne tanë atë “Deklaratë”, nuk shprehet asnji herë, me asnji fjalë të pakten nji dënim moral nga ana e Qendrave Islame të Detroitit e të Prishtines, per tre shqiptarët me shtetësi maqedonase dhe nuk ndihet kurrfarë emocioni psihik e shpirtnor, per qellimet e tyne monstruoze dhe per dënimin e tyne nga Drejtesia amerikane me burgim të perjetëshem; por vetem kalohet me nji shprehje të zakonëshme: “Fjalët e pa matura të Z. Kçira, të thëna… pas lajmit të hidhur të pjesëmarrjes së tre qytetarëve të kombësisë shqiptare në aktivitete terroriste, shtetas të Maqedonisë.”

Edhe unë kam të drejtë t’a interpretoj në mënyra të ndryshme shprehjen “pas lajmit të hidhur”, madje pa dalë aspak jashtë kontekstit të “Deklaratës”: Zakonisht, me “lajm të hidhur”, na jena mësue të kuptojmë rastet e ndonji sëmundjeje, aksidenti, të çfardo fatkeqsie apo edhe të vdekjes së ndonji t’afermi ose të dashurve tonë.

Por ky nuk ishte nji “lajm i hidhur” i zakonshem; por ishte nji lajm i veçantë, i jashtëzakonshem; ishte nji lajm i tmershem, jashtëzakonisht tronditës që prodhoi atë valë emocionesh të fuqishme në shpirtin e Dom Antonit dhe të të gjithë komunitetit shqiptaro-amerikan,  të “njerëzve humanë, paqësorë, dhe të vullnetit të mirë”; ishte nji lajm i pa imagjinueshem dhe i pa konceptueshem se si mund t’i shkojë neper mend nji qenieje njerëzore, që pikërisht atë vend, atë bazë ushtaraëke që strerhoi dhe ndihmoi 20 mijë kosovarë, t’a kthenin në nji varrezë per bamirësit e tyne, per ushtarakët amerikanë? Pra ky nuk ishte nji “lajm thjeshtë i hidhur”, por nji lajm i perbindshem dhe i turpshem per imazhin e të gjithë shqiptarëve!

        Mungesa e plotë e emocioneve dhe e tronditjes shpirtnore nga ana e juej, per qellimet mizorisht kriminale të tre bashkë-komnbasve tonë, si dhe mungesa e nji dënimi “moral te tyne” si Qendra Islame të Detroitit, të Prishtinës e ndoshta edhe të Maqedonisë (per kete të fundit nuk jam në dijeni); më japin të drejten me mendue se Ju, bashkë me të gjithë autorët e atij vidiomontazhit jeni mësue me qellime dhe veprime të tilla kriminale. A por ndoshta e queni “lajm të hidhur” pikërisht pse u mbeti në tentativë e s’mujten me e realizue? Edhe këte kam të drejë t’a, mendoj sepse shprehja e Juej, e pa percaktueme qellimisht, i nenkupton të gjitha këto interpretime!  

        Madje më lind dyshimi se ndoshta; e persëris: “Ndoshta”, nji hetim ma i thelluem do të kishte mujtë me zbulue edhe ndonji “lidhje” të nendheshme të Qendrave tueja me këta terroristë të perkatësisë “islame”.

        Janë këto tri arsyet, per të cilat unë e konsideroj “Deklaraten” tuej “JO URREJTJES – PO DASHURISE DHE PAQES” tansisht demagogjike dhe hipokrite;  si nji tentativë per t’iu shmangë pergjegjsive morale, shoqnore dhe penale per trazirat e rrezikshme që shkaktuet në Dretoit dhe Prishtinë.

        JENI JU ATA QE DUHET TE PENDOHENI DHE TE KERKONI FALJE PUBLIKE PARA TE GJITHE SHQIPTAREVE TE KUDO NDODHUN E, NE VEÇANTI PARA INSTITUCIONEVE AMERIKANE, NE VENDIN E TE CILEVE SHKAKTUET KETO TRAZIME DHE SHQETESIME TUE U PERPJEKE QE TE IMPLIKONI EDHE SHTYPIN AMERIKAN!

 

Botue në gazeten “ILLYRIA” datë 26-29 Mars 2010 dhe gazeta "DIELLI" (Mars, 2010) 

 



(Vota: 13 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora