E hene, 29.04.2024, 03:33 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Puna e pavarur e nxënësve është një emperativ për arritjen e suksesit

E marte, 13.04.2010, 09:58 PM


PUNA E PAVARUR E NXËNËSVE ËSHTË NJË IMPERATIV PËR ARRITJEN E SUKSESIT

 

Nga Ramiz DËRMAKU

 

 Fjala metodë rrjedh nga  gjuha greke Methodos-që do të thotë rrugë përmes së cilës arrijmë deri te qëllimi-caku ynë. Mirpo gjatë historisë rrugët dhe mënyrat për të arritur deri tek një qëllim i caktuar çdo herë kanë ndryshuar ( ato ndryshojnë akoma edhe sot) gjatë historisë së njerëzimit, dhe ato varen nga zhvillimi dhe të arriturat shkencore dhe në procesin edukativo arsimor. Prandaj duke e ditur rëndësin e arsimimit edhe shkenca mbi mësimin (didaktika) ka bërë orvatje ti studjoj, ti ndryshojë dhe ti gjejë metodat më produktive arsimore. Duke filluar nga koha e grekëve të lashtë; Platonit, Aristotelit, Sokratit, etj, në kohën e humanizmit dhe renesancës metodat , format dhe mënyrat për shpërndarjen  apo përfitimin e njohurive ( gjatë orës mësimore )  do të pësojë ndryshime të mëdha. Shkrimet e para për metodat mësimore i hasim aty nga shek i XVIII – të nga I Komenski ( 1592-1670). SIq kemi mësuar më parë arsimtarët në kohën e mesjetës i mësonin nxënësit të ndarë, dmth, ne mënyrë individuale, sepse mungonte numri i nxënësve ( në disa shtete njerëzit e pasur, fëmijët e tyre i mësonin të ndarë për përvetësimin e mësimit dhe arritjen e sukseseve). Mirpo me kalimin e kohës, shtohej numri i nxënësve dhe natyrishtë se tani kërkoheshin metoda tjera për zhvillimin e procesit rsimor dhe arritjen e sukseseve. Orvatje te shumta bëri Komenski me ithtarët e tij, që të gjindet ndonji metodë tjetër univerzale , por orvatjet e tij nuk dhan rezultate. Orvatjet e shumta që u bënë nga shumë studjues për didaktikë u kurorizuan edhe me suksese, si dhe mundsuan klasifikimin e metodave mësimore. Njohurit e deritanishme të fituara nga përvoja në arsim në diasporë dëshmojnë se për arritjen e sukseseve në shkollën plotsuese shqipe, posë angazhimit të tre faktorëve kryesorë;( Mësuesit, prindit e nxënësit) , rëndësi të madhe ka edhe përdorimi i dhe konkretizimi i formave dhe metodave të punës  së arsimtarit. Sipas analizave të bëra deri më tani në perendim nga ekspert të kësaj lëmie, është vërtetuar se puna e pavarur e nxënësve është një imperativ  për arritjen e suksesit tek nxënësit.

Prandaj është obligim dhe detyrë imediate e arsimtarit në diasporë që sam ë tepër gjatë punës me nxënës (gjatë orës mësimore) ti vë në përdorim të gjitha format,  metodat, mënyrat , ti përdorë mjetet e konkretizimit, të cilat mundësojnë realizimin e punës së pavarur të nxënësit dhe natyrishtë edhe suksesi nuk do të mungoj. Kushtet dhe rrethanat ne të cilat zhvillohet e realizohet mësimi plotësues në diasporë i përcjellin disa specifika të veçanta:

a) kërkohet nga  arsimtari  nji angazhim maksimal, punë sistematike , përgatitje, njohja e metodave metodiko didaktike, si dhe përvoja ne këtë punë. Forma e punës me grupe, puna me çifte, etj.Puna e nxënësve në grupe mundëson një angazhim dhe pavarësim më të madh të nxënësve.          Nga arsimtari kërkohet angazhim konkret sidomos gjatë dhënjes së detyrave nxënësve. Dihet se në diasporë mësimi zhvillohet në kushte specifike, për shkak të heterogjenitetit të nxënësve. Për arritjen e suksesit në mësime, arsimtari duhet ti ndajë nxënësit në grupe, ne mënyrë që të arrij rezultate inkurajuese në procesin edukativo arsimor. Ndarja e nxënësve duhet te bëhet në bazë të moshës së nxënësve. Prandaj gjatë mësimit të lëndes mësimore kemi dy faza të punës;

a) –përpunimi i lëndës së re (shprehi, shkathtësi dhe njohuri )

 b)- përpunimi i lëndës së përpunuar-përsëritja.

 Për punimin e lëndës së re ekzistojnë  3 - lloje të metodave mësimore;

 Metoda e fjalës së gjallë të arsimtarit,

Metoda e të lexuarit,

 Metoda e të rrëfyerit.       

Të gjitha këto metoda mësimore kanë në vete mënyrën për zbërthimin e lëndës; Analizën Sintezën dhe operacione tjera logjike.Gjatë metodes së fjalës së gjallë (të arsimtarit ) mund të bëhët ne dy mënyra ose metoda.

1.        Metoda monologe dhe

2.        Metoda dialoge ose themi bashkëbiseduese. Arsimtari gjatë spjegimit të njisisë mësimore me metodën monologe kërkohet ti motivojë të gjithë nxënësit që  ata me vëmëndje ta përcjellin arsimtarin gjatë spjegimit. P.SH. Gjatë spjegimit të historisë kombëtare, etj. Kjo metodë posë anëve pozitive ka edhe anët negative, sepse nxënësit janë më pak aktiv. Arsimtari gjatë punës me metodën monologe, kërkohet më shpeshë t’i pyes nxënësit, me ate çka është spjeguar . Gjatë spjegimit nga arsimtari kërkohet që ti përcjellë aktivishtë nxënësit ne mënyrë që ata ta përcjellin me vëmendje njisinë mësimore. Edhe nëse arsimtari has në ndonjë nxënës që nuk e përcjellë arsimtarin nuk guxon të sillet ndaj tij ne mënyrë të ashpër apo duke ngritur zërin, ta ofendojë, ta largojë nga ora mësimore, apo të përdorë forcën ndaj tij. Është e nevojshme që arsimtari gjatë spjegimit të  njisisë mësimore të vë në përdorim me nxënës edhe metoden dialoge-bashkëbiseduese ne mënyrë që posë shqisës së dëgjimit të angazhojë edhe ate të pamurit. Gjatë spjegimit të njisisë  mësimore arsimtari duhet të jetë i lirë, konkret, magjepës , i qartë ne mënyrë që ta mbajë të zgjuar vëmendjen e nxënësit tek njisia mësimore. Arsimtari duhët bërë orvatje që gjatë spjegimit të jetë sam ë i qartë , e këtë mund ta bëjë duke i vu në përdorim mjetet e konkretizimit: Shkumsin, tabelën, gjeografi-hartën,Biologji-vizatimin, etj. Lëvizjet e arsimtarit në klasë gjatë orës mësimore duhet të jenë të kontrolluara (sidomos gjatë spjegimit të njisisë së re mësimore) mos tua kthej shpinën nxënësve, gjatë shkrimit në tabelë të jetë sam ë i qartë. Gjatë orës mësimore sidomos gjatë spjegmit zeri i arsimtarit luan një rol të madh në pëvetësimin e njisisë mësimore nga nxënësit. Gjaatë përdorimit të shkopit për determinimin e kufirit, xehroreve, qyteteve, shteteve, apo në Gjuhë shqipe, gramatikë ( pjesët e fjalës) luajnë rol vendimtarë për përvetësimin apo për mos përvetësimin e njisisë ësimore nga nxënësit. Sa më tepër që arsimtari në Diasporë ti respektojë-vë në përdorim apo ti harmonizojë gjatë spjegimit metodat e punës, mjetet e konkretizimit, aq më tepër nxënësit do të paisen me njohuri të reja. Mirpo, duhet cekur se për arsimtarët në diasporë është shumë vështirë pothaj e pa mundur që ai ti përdorë të gjitha këto metoda, mjete të konkretizimit dhe demostrimit…, etj.sepse grupi tjetër i nxënësve pengohet ne kryerjen e detyrave kur flitet për klasë të kombinuara. Është mirë që arsimtari gjatë përsëritjes së njisisë mësimore nga ora e kaluar të arrijnë, që vetë nxënësat..,,ta thonë njisinë e re mësimore.

          

Punuar me 13.04.2010

Weingarten-Gjermani



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Bardhyl Mahmuti: Apel për Amnisti të Përgjithshme! Fatmir Sulejmani: E vërteta e spekulimeve kundër kompanisë ECOLOG Refik Hasani: z.Tadiq zhgënjeu shqiptarët e Medvegjës Blerim Rrecaj: “Studim, kritikë, veprim” dhe “Java e bibliotekës në Kosovë” me financim Çlirim Daçi & Arbëresha Rozi: “Zullum-kracia” Maqedone Dritan Ylli: Kuti-opozita Blerim Kastrati: Edhe një biznes i ri politiko-mediatik i Bardhyl Sejdiut, djalit të Presidentit të Kosovës Adnan Abrashi: Heqi dorë nga profesioni dhe titulli im Akademik - Jurist i diplomuar!? Bardhyl Mahmuti: Guximi qytetar dhe liria politike! Neki Lulaj: Qytetarët e mbarë Kosovës dhe diaspora shqiptare janë kundër ndryshimit të logos së Prizrenit Bekim Rexhepi: Plaka e lyeme Flet, Lavdie Cani, gruaja e ish nënoficerit të vrarë në depon e armëve në vitin 1997 Nexhmedin Spahiu: Plani i Ahtisaarit nuk mund të interpretohet me koncepte të Stalinit për kombin Vera Dushi: Kosova Lindore ende në tmerrin e terrorizmit shtetëror serb Fadil Sulejmani: UT-ja po pëson të njëjtin fat si dhe UÇK-ja Illiricum Sacrum: Plani Masonik per Shkaterrimin e Kishes Katolike (1962) Kujtim Çela: Projektimi dhe Ndërtimi i Autostradës Fushë Krujë – Milot është e parametrave europianë Hilmi Saraçi: Faza e dytë e riformatimit në Qeverinë e Kosovës Sami Islami: Edhe një herë rreth ''Standardit të Megj(xh)uanit dhe disa megj(xh)uanëve të tjerë Agim Vuniqi: Për çfarë drejtësie flitni?

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora