E merkure, 30.04.2025, 10:08 AM (GMT+1)

Mendime

Neki Lulaj: Qytetarët e mbarë Kosovës dhe diaspora shqiptare janë kundër ndryshimit të logos së Prizrenit

E diele, 11.04.2010, 09:58 PM


QYTETARET E MBARË KOSOVËS DHE DIASPORA SHQIPTARE JANË KUNDËR NDRYSHIMIT TE LOGOS SË PRIZRENIT

 

(Reagimet nuk do të pushojnë deri në ndërrimin e vendimit të Gjykatës  Kushtetuese të Kosovës)

 

Nga Neki Lulaj

 

Javëve të fundit opinioni publik i Kosovës; dhe të gjithë shqiptarët e diasporës,janë të befasuar dhe të hendikepuar tej mase,nga lajmi se Gjykata  Kushtetuese e Kosovës me kërkesën e trashëgimtarëve  dhe pjatë lëpirësve, minoritarëve ;Qemail Kurteshi,dhe Erxhan Shpat,mbetje të gjalla „Mortore“ nga regjimi i sistemit gjenocidialë të Millosheviqit.

Varrmihësit e pabesë të çështjës shqiptare kurrë nuk u ngopën me padrejtësit,me mundimet,vrasjet,zhdukjët,dëbimet e dhunshme që na i benë të huajt  me se gjashtë shekuj e duke vazhduar edhe sot e kësaj dite,por duke ndërruar forma dhe taktika e represionit.

Kolona të gjata shqipëtaresh u zhdukën vetëm e vetëm,për këtë liri të kushëzuar që e gëzojmë ne sot.Gjatë gjithë historisë gjashtë shekullore,nuk ka tokë mbi këtë planet që nuk është ujitur më shumë me gjakun e bijve e bijave,burrave,nënave,nuseve,pleqve e plakave të këtij populli sa  kjo tokë e Dardanisë Antike.Minoritetet të cilat jetuan dhe sot jetojnë në Kosovë gjithëmonë,edhe gjatë historisë së kaluar dhe gjatë ketijë qerek shekulli që e mbajmë mend kanë qenë krahë i djathët dje i regjimit  monist  millosheviçian,andaj ,nuk kanë shumë-shumë të drejtë as morale edhe as etike të ndihën si çlirimtarët e Kosovës sepse këta nuk e kanë edhe as një hero,edhe as një deshmor të luftës së fundit por edhe as një shtëpi ose pleme të djegur-vetëm nese vetë e kanë djegur.  !

Andaj edhe në hisën e kësaj lirie,duhët të participohën të qendrojnë pakë sa anash njashtu siq qendruan anash dhe kurrë nuk u shkoi mendja që të rreshtohën në krahun e luftës në krahun e UÇK-së

Soji i gjithë atyre qe i pengon logoja e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e motit  20 qershor të 1878 ,ata i pengon në Kosovën tonë çdo gjë shqiptare,por jam i bindur që prezenca shqiptare i pengon.E  mbi të gjitha, në pa mundësi që  ti zhdukin të gjithë shqiptarët po përpiqën të na  zhdukin historinë tonë të lavdishme..Të gjithë ata qe thonë se është i drejtë vendimi i Gjykatës Kushtetute të Kosovës  dhe  se në kompetencat e saja nuk duhët përzier,janë. Ata  vetë  pjesëtarë të minoriteteve dhe se kanë nostalgji  ne këthimin e sistemit monist ,ata  i gënjejnë shqiptarët.“fatbardhësisht“numri i minoriteteve po rritët  gradualisht edhe nga përkrahja e qeverisë aktuale.

Shqiptarët e Kosovës,gjatë,këtyre gjashtë shekujve kanë një bjeshkë vuajtjësh një mal dhembjeje,nj ë mllef mundimesh kanë,me shumë halle e derte sesa vete  numri,i banorve qe jane vetë  dhe të gjitha këto janë thellë të ngulitura në,shpirtin dhe mendjën e tyre  saqe ato nuk mund të harrohën lehtë……!

Traumat shekullore  trashegohën  dhe  përtihën brezë,pasë brezi,edhe nese të gjitha i fshinë historija por mendjën dhe kujtesën e ndritur të shqiptarit askush në botë nuk mund ta fshijë, andaj askush mos te mendojë se shqiptarët harrojnë dhe  shqiptarët falin……..! sepse shekujt e vuajtjeve dhe të mundimeve për shqiptarët ishin të pa mëshirshëm dhe të rënda.

Sigurisht,pasë vendimit të Gjykatës Kushtetues të Kosovës,dhe përhapjës se lajmit për hjekjën e logos nga  emblemi i KK të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,minoritaret  bën festa gëzimi dhe lidrët,Qemal Kurteshin dhe Erxhan Shpat,sigurisht se do ti shpallin  heronjë të gjallë, të kësaj fitorje, por një gjë me duhët qe të ja u rikujtoij se bashkëjetesen ne qytetin e Prizrenit,e keni ven para sprovave të pa deshirueshëme.?

Duke zografisur vazhdimësinë e këtij artikulli vetëvetës i bëra një pyetje:A thua çka është duke na ngelur tipike shqiptare në Kosovë? E cila do të simbolizonte sakrificat e shqiptarëve gjatë shekujve.Neve vetë jemi ata që eliminuam propozim  flamurin antik dardan, neve jemi ata që nuk pranuam hymnin kombëtar,“Kur ka ra kushtrimi në Kosovë“ për shkak të inateve politike e  primitive me presidentin e ndierë Dr. Ibrahim Rugova.

Ju morët dhe aprovuat një flamurë që nuk simbolizon asgjë, pastaj një hymn që është hiç i hiçit, duke ua plotësuar dëshirat dhe apetitet të gjitha minoriteteve që vërtetë nuk e meritojnë e ata tanimë ngrisin kokën si“ këndezi mbi plehë“ dhe kërkojnë sot që edhe logoja e shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit të hiqët sepse për momentin ajo po i pengon .

Ata sigurisht do t’i pengojnë në të ardhmën edhe përmendorët e heronjve të UÇK-së.Sipas këtyre dhe kësaj udhëheqësie në pushtet neve së shpejti nuk do të guxojmë ta përmendim as emrin e presidentit tonë historik, gurëthemeluesin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën.Neve nëse në vazhdimësi bëhem kaq të dëgjueshëm nuk do të kemi guxim ta përmendim as legjendën e sakrificës sublime, komandantin Adem Jasharin, dhe Prekazin, së shpejti neve nuk do të guxojmë që ta përmendim as intelektualin, luftëtarin e UÇK-së, Sali Çekun, Agim Ramadanin dhe Kosharën e bashkimit të kufirit shqipëtaro-shqipëtar!.

Dua t’ua rikujtoj të gjitha minoriteteve në Kosovë sot se ndoshta nesër as unë nuk do të kem guxim prej tyre me i përmend Masakrat të cilat na i shkaktuan gjakatarët dhe ultranacionalistët serb  të cilët edhe shtëpinë historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e patën zhdukur nga vendi egzistues duke mbjellë atë pjesë me lulet e turpit dhe parkun e marrirave të bishave karpatiane.

 Masakrat e Kosovës janë të mëdha dhe të shumta, vetëm gjatë mars prillit të vitit 1999 anë e kend  Kosovës u shënuan këto masakra:Masakra në Reçak, Qirez, Prekaz, Abri, Likoshan, Rezallë, Izbicë, Masakra e Lubeniqit, Padalishtës, Çyshkut, Zahaqit, Masakra e burgut të Dubravës, Masakra e Rogovës së Hasit, Masakra e Krushës së Madhe, Krushës së Vogël, Celinës, Bellacërkës, Burimit, Gjakovës, Mejës, Korenicës, Studimës, Rudinës dhe masakra të tjera ku në mënyrën më çnjerëzore dhe shtazarake u egzekutuan burra, pleqë, plaka, nuse shtatëzëna, fëmijë të pafajshëm shqiptarë,andaj besoj se shqiptarët e Kosovës e paguan mjaft shtrenjtë haraçin e kësaj lirie të pjesshme që po e gëzojmë dhe nga mosa 1 e deri ne moshën 99 –të vjeqare.e sot  ju të tjerët që po talleni me fatkeqësinë e këtij populli që mëse gjashtë shekuj me radhë hoqi të zinjët e ullirit..

Edhe udhëheqësia aktuale është shëndrruar në një vazale të dëgjueshme karshi të huajve, dhe minoriteteve.Më çudit rasti i të ashtuquajturit Historian, pra kryetarit të parlamentit Jakup Krasniqi i cili mes tjerash cilëson të padiskutueshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ndryshimin e logos së Lidhjes së Prizrenit, duke theksuar se kuvendi i respekton vendimet e institucioneve të pavarura në këtë rast Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe mes tjerash thotë:“Të gjithë në Kosovë duhet të mësohemi t’i respektojmë vendimet e institucioneve të pavarura.Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim , dhe dikush mund të mos e pranoj atë, por realisht vendimet e Gjykatës Kushtetuese në çdo vend demokratik janë të padiiskutueshme“. Kurse ditë më vonë i lartëpërmenduri deklaron në Tiranë se neve në Kosovë kemi një demokraci të brisht dhe se logoja nuk do të hiqet por do të përkthehet edhe në gjuhën turke dhe atë serbe, deklaron ai për tv Top news.

Klasa politike që udhëheqë sot Kosovën vjen  nga Drenica, me kryeministër dhe kryetar parlamenti si dhe me struktura të tjera të PDK-së e cila ka shtrirë krahët e sundimit edhe nëpë qendrat tjera të Kosovës…!  Qeveria e Thaqit  është cilësuar si prioritare për krijimin e „identitetit të ri“ në Kosovë i cili identitet nuk paraqet asgjë shqiptare. Kjo qeveri e prirë nga Thaqi dikur i vetëshpallur luftëtar i denjë i UÇK-së me pushkë në dorë e tani doli në shesh  se ai kurrë pushkë në dorë nuk ka rokë, por ka mbajt të veshur uniformën e UÇK-së.Simbolet e shtetit të Kosovës nuk bartin asnjë element nacional shqiptar, sipas tyre historia duhët të shkruhet pas datës së vendosjes  në Prishtinë të logosit  të turpit NEWBORN. Kjo i konvenon kësaj udhëheqësie skandaloze dhe pakicave minoritare që jetojnë në Kosovë.

Dr. Ibrahim Rugova, ishte i përkryer në këto punë dhe kishte vizione të caktuara, ai kishte propozuar me kohë simbolet e shtetit të Kosovës të cilat karakterizonin identitetin shqipëtar duke e garantuar kushtetueshmërisht edhe realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare për aq sa ishin prezent…!.Kurse qeveria aktuale është duke e punuar të kundërtën në dobi të pakicave dhe në dëm të të gjithë atyre që dhanë më së shumti dhe u sakrifikuan dhe paguan më së shtrenjti  për lirinë e Kosovës.

Qytetarët  shqiptar të Prizrenit ,dhe të terë Kosovës si dhe të mbarë diasporës  janë kundër  ketijë akti të turpshëm të Gjykatës Kushtetuse të Kosovës,janë ,kundër heqjës së emblemes.Çdo ndryshim kishte me shkaktue tensione ndëretnike të cilat besoi  se nuk janë në interesin e pakicave etnike,por edhe as ne interes të shqiptarëve.Gjykata duhët  ta korrigjoi këtë gabim dhe mos të përpiqët të jetë burim i ri konflikti dhe të krijoj ujëra të reja ndasie të pa nevojshme…..?



(Vota: 18 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx