Mendime
Kalosh Çeliku: Faktori politik shqiptar (BDI) e ka vendin në qeveri
E merkure, 07.04.2010, 09:59 PM
FAKTORI POLITIK SHQIPTAR (BDI)
E KA VENDIN NË QEVERI
Nga KALOSH ÇELIKU
Amani, u lodha më me gjysmanalfabetët, rrugaçët e partive politike shqiptare kuqezi - “demokratë”, ma hapni derën të ik nga sytë këmbët! Njëri kërkon: federalizimin e vendit. Tjetri: Gruevski kryemnistër deri në qershor! I treti: Iliridë. Më vjen keq, po ua them publikisht: analistët i keni gjysmananlfabetë. Kalorësit e arratisur, që nuk e kanë gjetur veten: nëpër redaksitë e gazetave të “pavarura”, partive politike si zëdhënës të tyre, “shërbetor besnik” ose, partizanë partiak me një torbë taxhi për qeafe… Poashtu, gjysmanalfabetë. Edhe këshilltarët, komunistë të shkolluar në Kumrovec që në “kohën e artë” të shokut Tito. Këlyshët me zgjebe, poashtu: nuk dinë ku e kanë kokën e ku bythën. Vetëm se, e dinë taxhinë që i pret në grazhd. Thashetheme: Njëri: “nuk do të hyj në qeveri nëse eventualisht BDI del prej saj. Tjetri: kurrën e kurrës nuk do të hymë në qeverinë e Gruevskit, nëse BDI del nga qeveria.
E unë autori i këtij shkrimi them: BDI duhet të rri në Qeveri, aty ku e ka edhe vendin! Shkurt, ende nuk i ka paguar borxhet ndaj popullit shqiptar, nuk duhet ta lëvizi as këmbën matanë pragut! Ose: të dali në Lëmë, heqi valle. E di ajo: i ka borxhe të mëdha këtij populli: katunde të djegur deri në themele, ara me grurë, male me lisa, pasuri natyrore… Barazi të plotë kombëtare… Shtet shqiptar... Përmëtepër, edhe gjak. E gjaku: nuk paguhet me para. Tjetër, është ajo: nëse, shqiptarët kanë ndonjë faktor të nesërm politik, që nuk e kanë provuar deri më tani në fushën e mejdanit për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Ballkan. Faktorët e deritanishëm politik shqiptar i kemi provuar edhe me nga dy mandate në Qeveri. Dhe, i hidhni një sy politikës shqiptare pas viteve nëntëdhjeta: që nga dalja e partisë politike shqiptare PPD në skenë, e deri te partia më e re politike shqiptare, Demokracia e Re! Nuk e shihni se, janë shkollë politike dhe kuadër i PPD- së, të njëjtit trusakatë njëzetë vjet me radhë i ngatërrohen nëpër këmbë, parti politike popullit shqiptar?! Është koha, të dalë një faktor tjetër politik shqiptar në IRJM -së. Edhe atë: I përgaditur profesianalisht për politikë. Fusha e mejdanit kërkon burra me mustaqe, trima të ditur dhe të aftë në përdorimin e armës politike. Politika nuk është si lufta me armë në dorë katundeve të Kumanovës, në Haraçinë dhe maleve të Sharrit, Përveshni duart deri në bërryla! Edhe këmbët deri në gjunj!... Populli thotë: një ditë të vret tambëli i Nënës …
Edhe sipas një shkrimi tjetër, në gazetën e “pavarur” të përditshme LAJM: Dihet kush është “gazdë ” e kush “hyzmeqar”… Hi-hii-hiii… Mjerim. Shkruani budallaki: “vetëm deri në ora 12 kanë funksiunuar të premeten institucionet shtetërore, në ditën e Premtes së Madhe, që ishte festë për maqedonasit. Nëpunësit dhe funskionarët shqiptarë nëpër institucione shtetërore kanë qëndruar deri në ora 12, e pastaj kanë shkuar nëpër shtëpi. Çka mund të bëjmë ne kur jemi më pak se 10 përqind në institucionin ku punojmë. Erdhëm në punë dhe bëjmë sefa. Kot kemi ardhur, sepse shumica e të punësuarve janë maqedonas, kurse ata mbajnë edhe postet kyç, deklaroi për LAJM, një nëpunëse shqiptare, e cila nuk dëshiroi ta bëj publik identitetin e saj. Edhe ata nëpunës shqiptarë që kanë qëndruar pas orës 12.00 (zerot i shtoj unë, shkaku se: as autori i shkrimit e as redaksia nuke e shohin të nevojshme të shtohen zerot), kohën më të madhe e kanë kaluar nëpër kafene. Përdallim prej festave të maqedonasve, kur pushojnë nëpunësit shqiptarë pa problem funksionojnë me kapacitet të plotë të gjitha institucionet shtetërore.”
E këtu, është problemi: shqiptarëve orari i punës nuk u përfundon në ora 12.00, po në ora 16.00. Përmëtepër, them: shqiptari që të arrij deri te qëllimi kombëtar, duhet të punojë jo vetëm shtatë orë, po njëzetekatër orë ditënatë. E dyta: shqiptarët nuk është koha të bëjnë “sefa”, kur kuadri më i mirë profesional dhe kombëtar endet rrugëve i papunë. E treta: shqiptarët “kohën më të madhe nuk duhet ta kalojnë nëpër kafene, kur funksionojnë me kapacitet të plotë institucionet shtetërore”, po të ulen ballë për ballë me “vëllezërit” maqedonë nëpër vendet e punës.
Edhe e fundit: kësaj radhe nëse është për të dalë nga Qeveria, duhet të dalë VMRO – DPMNE, e jo BDI… Tekefundit, kush i pyet sot shqiptarët?! Edhe “maqedonët” më, nuk i pyet njeri në këtë shtet “demokratik”.
E përsëris edhe në këtë shkrim: Maxhatorja (kësaj radhe nuk ia përmend emrin), pulën do ta zë te koteci në qosh të Lëmës… Dhe, do t’ua përgadisi, shtrojë në sofër shqiptarëve për darkë, Ditën e Shëngjergjit…