Mendime
Hilmi Saraçi: A ishte riformatimi në Qeverinë e Kosovës i sukseshëm?
E hene, 05.04.2010, 07:58 PM
A ishte riformatimi në Qeverinë e Kosovës i sukseshëm?
Nga Prof. Hilmi Saraçi
Një prej shtyllave kryesore për funksionimin e një shteti është edhe sundimi i ligjit . Kjo si duket mungon në shumë institucione tona shtetërore. Duke shikuar disa raporte të progresit në këtë fushë dhe analizave që janë bërë në këto raporte , ka verejtje sa i përket sundimit të ligjit në Kosovë , të cilat mendoj se do të duhej një angazhim më i madh, në mënyrë që qytetarët të janë të knaqur me shkëmbimet që u afron sistemi gjyqësor dhe në një farë mënyre të mbizotërojë sundimi i ligjit në Kosovë , sidomos në veri të Mitrovicës pas ndryshimeve në Qeverinë e Kosovës, në veçanti, sepse Qeveria (ministria përkatëse) në këto fusha është dashur të punojë më me përkushtim dhe më me profesionalizëm në zgjedhjen e problemeve të paraqitura …
Për një administratë publike , efikase dhe pa ndërhyrje politike
Kosova duhet të ketë një administratë publike efikase , në rend të parë , pa ndonjë ndërhyrje të politikës , sepse politika dhe administrata duhet të ndahen dhe të kenë një emër të veçantë të tyre. Në këtë fushë ka pasur dhe ka ndërhyrje dhe “përzierje” në angazhime dhe në realizimin e detyrave të marra para qytetarit. Administrata publike , sistemi gjyqësor e të tjera janë në shërbim të përmbushjes së kërkesave të qytetarëve. Ndersa si prioritet të punës me qytetarët duhet shikuar, në rend të parë në reformat në administratën publike , pastaj rrumbullaksimin e proceseve të vetqeverisjes elektronike si dhe krijimin dhe konsulidimin e infrastrukturës për të gjitha institucionet qeverisëse, në mënyrë që të ketë kushte adekuate për punë efikase ndaj kërkesave të qytetarëve, për një realizim të sukseshëm të detyrave të parashtruara. Në këtë fushë Ministria për Administraten Publike ka pasur disa verejtje në disa fusha të administrimit. Gjithashtu edhe Ministria për Punë të Brendëshme . Në këtë fushë largimi i Zenun Pajazitit dhe i Sheremet Ahmetit është pritur pa ndonjë befasi…
Pa dyshim njëra nder prioritetet në Administratën Publike është angazhimi dhe përgatitja për regjistrimin e popullatës sa më parë , sepse regjistrimi është me rëndësi të veçantë për Kosovën.. Në këtë fushë, përveç disa të tjerave mangësi , mendoj se ka munguar një angazhim i mirëfilltë dhe përgatitje profesionale për punë më të sukseshme . Pas ndryshimeve (riformatimit) në qeveri duhet të realizohen disa projekte me rëndësi të veçantë për administraten publike dhe në ministrinë për Punë të brendëshme , në veçanti…
Riformatimi i Qeverisë me rëndësi të veçantë
Riformatimi i Qeverisë së Kosovës i realizuar në këto ditë ka një rëndësi të veçantë për institucionet tona shtetërore , sepse tani më me lehtësi do të shkohetr përpara në zbatushmërinë e ligjit dhe kushtetutës së aprovuar, sidomos në menjanimin e dukurive negative, korrupsionit e të tjera , prandaj pa dyshim duhet pasur parasyshë këto të meta, lëshime dhe angazhime të pamjaftueshme , të cilat nuk u përmenden gjatë këtyre ndërrimeve nga Hashim Thaçi për arsye që sa më pak të “qohet pluhur” dhe të kalojë kjo “rokatë” pa tensione të dukshme. Megjithatë ka pasur tensionime gjatë riformatimit , por jo aq sa është pritur , sepse në këtë fushë Hashim Thaçi ka prezentuar me kujdes ecurin e realizimit të këtij projekti (aktiviteti) në kabinetin e tij qeverisës gjatë një periudhe kohore të gjatë , me të gjitha të priturat dhe të papriturat që do të vinin pas këtyre ndërrimeve në qeveinë e Kosovës. Ai (Hashim Thaçi) ka shkuar me hapa të sigurt në riformatimin e Qeverisë së tij, prandaj edhe është një meritë e tij prej politikani që ka bërë këto ndryshime pa ndonjë “lëkundje” të veçantë , siq kanë pritur të tjerët (opozita) .. Riformatimi ka qenë i nevojshëm dhe shumë i dobishëm , sepse ka kohë që është folur për këto ndryshime (riformatime) të Qeverisë . por nuk ka qene lehtë të hyhet dhe të dilet nga kjo situatë. Mendoj se këto ndryshime edhe pse me vonesë kanë arritur deri dikund (efektin) qellimin e dëshiruar para qytetarëvë dhe bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti . Megjithse opozita ka kritikuar dhe nuk është e knaqur me këto “nënqethje” në Qeverinë e Kosovës , sepse sipas tyre është bërë një përpjekje që të largohet vëmendja nga kërkesat për shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme . Opozita dhe disa analistë thonë se shkarkimi i disa ministrave të Qeverisë së Kosovës është një zëvëndësim i një qeverie dhe i një qeverisje të keqe. Lideri i AAK-së Haradinaj si zakonisht është më i zëshmi në kritikimin e qeverisë . Ai thotë se pavarësisht ndryshimeve që janë bërë , efektet do të jenë zero dhe kriza do të thellohet edhe më shumë”. Ndersa ambasadori amerikan Kristofer Dell duke folur për këto ndryshime ka shtuar se është vendosur një ekip i mirë dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin, ndersa ka mbështetur decentralizimin dhe ka inkurajuar komunat e reja që i vizitoi këto ditë për të shtuar se ka ardhur koha kur në gjithë Kosovën duhet të funksionojë rendi dhe ligji dhe që veriun t’ia këthejmë Kosovës” . Mirëpo menndoj se është dashur që edhe ndonjë ministri të “shijojë” këtë “fat” të ndryshimeve. .
Ndërrimi i ministrave të “butë” dhe të kulturuar
Hashim Thaçi. ndërrimin e këtyre ministrave, në një farë mënyre e ka bërë pak më lehtë , sepse megjithë lëshimet dhe gabimet që kanë pasur këto ministri gjatë punës së tyre , Thaçi ka zgjedhur ata që kanë qenë më të “butë” , më të “kulturuar” dhe më pak të njohur në hierarkinë politike , prandaj ata edhe pse ishin “të hithëruar” , nuk kanë reaguar si do të reagonin disa të tjerë po të ndrroheshin. Ndër këta ministra të ndrruar , megjithatë me vështirësi e kanë pranuar largimin nga karrika e ministrit .Arsim Bajrami, ministër për Administratën Publike (PDK) dhe Nekibe Kelmendi , ministreshë e Drejtësisë (LDK) Paknaqësia e tyre dhe ndonjë reagim mëgjithatë , nuk kanë pasur ndonjë efekt të veçantë, prandaj gjatë ndarjes nga karrika kanë treguar njëfarë “burrërije” dhe nuk janë treguar të “ligshtë” para opinionit dhe mjeteve të informomit.
.Në të ardhshmen, me siguri do të duken disa lëvizje dhe “kokorisje” për pozitat e humbura sidomos kjo do të reflektohet në LDK, pikërisht me.ndërrimin e minstreshës së drejtësisë ,zonj. Nekibe Kelmendi dhe ambicjet e kahershme të Lutfi Hazirit i cili është “lakmues” i pozitave udhëheqëse . Nekibe kelmendi është njëra ndër themeluesit e LDK-së. Ndërrimi i saj ishte pak më e dhimbshme, por në këtë rast tjetër është dhëmbja ,përkrahja dhe puna si themeluese e LDK-së e tjetër është rezultati dhe të arriturat në punën si ministreshë e drejtësisë , prandaj është me vend zgjedhja e Dr. Haki Demollit në vend të saj .Dr. Haki Demolli është mjaft i përgatitur në këtë fushë dhë mjaft principiel dhe ambicioz ndaj detyrës që ka marrë , prandaj mendoj se kjo zgjedhje e tij nga LDK-ja, respektivisht nga kryministri , Hashim Thaçi ishte me vend.
. Disa nga ministrat e ndrruar, kushtimisht do të reagonin më zëshëm sikur të kishte efekt fjala e tyre, prandaj këto ndrrime i kanë pranuar pa ndonjë “mërzi” , me një “buzëqeshje” para qytetarëve dhe mjeteve të informimit. Në këtë fushë Hashim Thaçi me mençuri ka përgatitur terenin derisa e ka marr përkrahjen nga partia e tij, respektivisht nga miqët dhe shokët me ndikim në këto situata , prandaj kur ka vendos në ndrimin e tyre ka qenë i sigurtë se do të realizojë riformatimin e Qeverisë pa “lëkundje” dhe probleme të dukshme .Kjo edhe është me rëndësi të vaçantë për Qeverinë e Kosovës dhe për vetë Hashim Thaçin…
Mirëpo nga riformatimi është pritur më shumë , sidomos sa i përket korrupsionit dhe dukurive negative, sepse kjo fushë sikur nuk është përmend fare gjatë këtyre ndërrimeve në qeveri. Duke vlerësuar në këtë rast raportin e agjensionit kundër korrupsionit shihet se në këtë fushë pak është bërë , sepse kornizat përkrahëse nuk janë duke funksionuar kundër korrupsionit, të gjitha rastet e paraqitura në këtë agjenci, sikur nuk janë marrë parasyshë fare , kanë mbetur vetëm si shprehje e vullnetit të mirë …
(Autori është shkrimtar dhe publicist i pavarur)