Mendime
Blerim Rrecaj: Kronikë e dhembjeve kronike…
E shtune, 03.04.2010, 03:51 PM
Blerim Rrecaj
Kronikë e dhembjeve kronike…
Ditë me diell. Diku një derë pak e hapur. E diku ndonjë dritare. Për freski e ajrosje.“Të mirat u ardhshin për dyer e dritare” uronte dikur njëra nga gjyshet e mia. Ndërsa gjyshja tjetër më pat pyetur për emërtimin e pares së re e kur iu pata përgjigjur se euro më pat thënë se kjo po tingëlloka diqysh si nerva. Në një bisedë në rrugë i thashë një fqiu se sivjet ambienti i jashtëm po më duket shtatë-tetë më i ndotur se vjet ndërsa ai u përgjigj më i ndotur duhet të jetë ndonëse nga pakënaqësia shifra mund të jetë e fryer. Po kush merret me këtë problematikë se. Gërmisë me drunj ende të xhveshur kanë filluar t’i shtohen mysafirët. M’u pjesën e mbramë të luginës së saj ndoshta pa nevojë kishin shtruar zhavor dhe po bëheshin ca punime dhe kështu njëherë kryhen projektet pa u njoftuar kush e pastaj të dal ku të dal mendoj derisa kaloj andejpari. Dhe kështu i lë këto mushkëri kryeqyteti duke lënë gjithë ata njerëz ato objekte luksose e objektin qeveritar të nisur nga pushtetarët e atëhershëm sot opozitarët e sotëm. (Dikur derisa mbushja ca shishe me ujë në njërin nga krojet gjatë një bisede më pat thënë se Rexhep Luci u pat deklaruar se pas synimeve për ndërtime në këtë pjesë menjëherë pas lufte pat deklaruar se nuk do të prashitet mbi këto mushkëri pa prashitur mbi mushkëritë e mia. Ndërsa një tjetër po ashtu që e pata takuar pat thënë se shumë nga ndërtimtarët e sotëm a janë përpjekur ta luftojnë okupatorin që më pas ta fëlliqin kështu Kosovën duke ndërtuar kudo që munden. Dikush mund të thotë se këto gjëra mund të sjellin deri te e ashtuquajtura “pjesa e errët” ose “kutia e zezë”). Megjithatë jeta vazhdon. Dhe sapo të bije të kalosh qytetit në sy do të bien posterat e Kforit billbordeve për tolerancë, mutietnicitet ecetera por edhe grafitet e Lëvizjes Vetëvendosje si kundërpërgjigjje ndaj lojës e gatimeve iu bën e që po bëhen në dëm të Kosovës. Me 30 mars mbahet një protestë me moton “Drejtësi për djemtë e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës”. Me 31 mars njoftohemi për riformatizimin e Qeverisë. Më 1 prill më vërtitet kënga me çifteli e Vëllezërve Lleshi “Dita e rrenës” që shkon mirë me fabulën e Ferit Lamajt:
1 Prill
- Maçoku dhe Pinoku –
Rras një rrenë maçoku,
Rrenë të paparë.
Hundën zgjat Pinoku:
- Maçok gënjeshtar!
Daci ç’u çudit:
- Unë respektoj ritin,
Se rrej veç një ditë,
Jo si ti, tërë vitin!...
Dhe Kosova vazhdon rrugën e saj. Me vështirësi dhe shpresë.
Dhe nëpër ca faqe interneti që luftojnë me terrin informativ që na servohet lexoj për dy masakrat e kryera ndaj kombit tonë asaj të Tivarit dhe asaj të Camërisë titulli i njërit nga shkrimet është: “Dy masakrat nga fqinjët në jug dhe në veri-mars,prill
Gjendja sikur po del jashtë çdo kontrolli. Fajet i kemi edhe vetë por edhe gjërat ngadalë-ngadalë do të bien në vend të vetin. Pas gjithë kësaj rrokopuje e gjendje të vështirë në të gjitha lëmitë e jetës në veshët e në sytë e popullit kanë filluar të vërehen shumë mirë ata me verbërinë po mundohen me e mbulue diellin kush me shoshë e kush me sofrabez, kush me multietnicitet e kush me mediokritet. Më ngacmoi shkrimi i Xhevat Bislimit “Idiotësia antishtetërore dhe antikombëtare e gazetës “Koha Ditore” për t’u bërë pjesë e këtij debate dhe për ta argumentuar idiotësinë mediale të argatëve të llojllojshëm antishqiptar. Vetë emri “Koha Ditore” sipas gjuhëtarëve është emërtim në serbishte dhe kur Veton Surroit i është bërë kjo pyetje gjatë një takimi me të nga njëri nga vijuesit e një shkolle gazetarie përgjigjja e tij ka qenë “Ne jemi të vetëdijshëm për këtë gabim”. Kjo nuk është çudi kur zotëria i pat akuzuar shqiptarët për struktura fashiste. Fjala idiotësi që z. Xhevat Bislimi e ka vënë me të drejtë në thonjëza flet me një idiotësi të qëllimshme të paramenduar kundër çdo gjëje njerëzore e kombëtare. Idiotësia e qëllimshme e e paramenduar është krim dhe dënohet. Edhe mos u dënoftë njëherëpërnjëherë mbeten njollat e poshtërsisë që nuk fshihen e nuk harrohen…Gjuetia e shtrigave kundërshqiptare vazhdon. edhe me shkrimin e Lulëzim Krasniqit “ Ndikimi politik “Zero” i Lëvizjes Vetëvendosje” por reagimi i Abdullah Prapashticës është me vend dhe domethënës e titullohet “Kush janë Luli i vogël i Migjenit dhe Luli i madh i Ahtisarit”…Faqezinjve sherri iu paftë thotë populli…