Mendime
Haxhi Osmanaj: Kosovarët kanë arsye të ndihen të shqetësuar
E shtune, 03.04.2010, 03:27 PM
Kosovarët kanë arsye të ndihen të shqetësuar
Nga Haxhi Osmanaj
Kjo sjellje e PDK:s nxiti urrejtjen e popullit ndaj partive në pushtet të asaj kohe. Populli i besoj përrallave të PDK:s dhe ia dha votën e vet me shpresë se PDK:ja do të ndërpres korrupsionin qeveritar dhe ngritë standardin jetësor të kosovarëve. Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi – ndodhi e kundërta. Qeveria aktuale e Thaçit ka ndërmarrë masat adekuate për ta legjitimuar korrupsionin në të gjitha institucionet e vendit. Ketë e dëshmoj Thaçi pas riformimit të qeveris, ku ai ndërroj ministrat më pak të korruptuar dhe anash kaloj ndër të tjerat Ahmet Shalen dhe solli në skenën politike Bujar (Harambash) Bukoshin për t’ia vi majën mullarit.
Qeveria aktuale, në mungesë të një organizimi të forcave opozitare në Kosovë dhe në mbështetje të trupave ndërkombëtare në vend, vepron e pa përgjegjshme dhe popullit kosovare nuk i është e qartë se kush kujt mund ti beson tani. Populli është i hutuar, popullit i ka humbë shpresa mbi të ardhmen dhe ka arsye të plotë të ndihet shqetësuar dhe neglizhoj apelim për përmbajtje.
Gjatë kohës së ish Jugosllavisë, ekipi humoristik “treshi përsheshi” nxorën një teori se në çfarë mënyre Kosova dhe interesat e saja përfaqësoheshin në atë kohë. Teoria në fjalë duket të jetë aktuale edhe sot e kësaj dite. Kjo më bënë të mendoj se; - deri kur do të lëvizim në cilësinë e përfaqësuesit të kombit në mënyrë arrogante dhe pa obligime ndaj qytetarëve që i përfaqësojmë?
Një lëvizje që ende është në formim e sipër dhe ka mundësi objektive të bënë ndryshime në sferën politike të vendit, po që se lëvizja në fjalë artikulon kërkesat e saja në forma të organizuar dhe ndërmerr masa për tu shndërruar në një forcë politike të vendit, është Vetëvendosja. Por me sa duket, nga frika që LDK:ja dhe PDK:ja ka nga kjo lëvizje, këta të fundit kanë vendosur që në mënyrë barbare dhe me ndihmën e ndërkombëtarëve ta asgjësojnë ketë. Asgjësimi i lëvizjes Vetëvendosja do të thotë vazhdim pa frik për vendorët dhe ndërkombëtarët që të mirën me korrupsion dhe të mos qajnë kokën për hallet e mëdha shëndetësore, arsimore, sociale, banesore dhe të papunësisë me të cilat po ballafaqohen kosovarët që nga viti 1999.
Kosova ka nevojë për një lëvizje gjithëkombëtare për të përmbysur barkë-mëdhenjtë, mafiozët dhe arrogantët dhe krijuar kushte për popullin të krijon një standard jetësor që meriton.