E enjte, 01.05.2025, 01:29 AM (GMT+1)

Mendime

Vladimir Bruçaj: Zgjedhjet vendore ne Itali, e djathta triumfon bindeshem

E marte, 30.03.2010, 09:58 PM


Zgjedhjet vendore ne Itali, e djathta triumfon bindeshem

 

Nga Vladimir Bruçaj

 

Ne ndryshim me vendet tjera europiane si Franca apo Gjermania ku qeverite perkatese u ndeshkuan ne zgjedhjet e fundit vendore, ne Itali ndodhi komplet e kunderta, kualicioni i djathte qe qeverise vendin doli akoma me i forcuar. Dhe Italia ne kyte drejtim perben nje perjashtim, ku eshte i vetmi vend europian qe kualicioni qe qeverise arrine te fitoje edhe ne zgjedhjet vendore. Nder 13 rajonet qe u votua, 7 i shkuan kualicionit te majte dhe 6 kualicionit te djathte. Ne krahasim me zgjedhjet vitit 2005 e majta italiane ka humbur 4 rajone nder 11 te zgjedhjeve te kaluara. Pamvarsisht se forcat e majta kane marre nje rajon me shume, fitorja e kualicionit qeverises eshte nje fitore e bindeshme, per faktin se kryesojne ne rajonet kryesore si ne Campania, Calabria, Lazio, Veneto, Lombardia, e Piemonte. Nder rajonet qe i mbeten te majtes spikasin Emilia Romagna, Liguria dhe Puglia. Partia e kryeministrit Berlusconi fitoi 26.7%, Partia Demokratike 25.9%, Lega Nord 12.7%, Italia Dei Valori e ish gjykatesit Di Pietro 6.9%, ish Demokristianet 5.8%.

 

Nuk mund te konsiderohet surprize fitorja e kualicionit te djathte te drejtuar nga Silvio Berlusconi, sepse gjate dhjete viteteve e fundit ka fituar pothuajse te gjitha zgjedhjet e organizuara ne shtetiin tone fqinje. Nuk mund te konsiderohet suprize as humja e radhes e te majtes italiane, ku nuk eshte vetem ne krize te thedhe identiteti por vuan edhe nga nje boshllek gjenerativ. Ajo qe spikate me shume si ne keto zgjedhje ashtu edhe ne te gjitha zgjedhjet e viteve te fundit eshte triumfi i partise ultrakonservatore Lega Nord(Lidhja e Veriut). Nga lumi Po e lart jane dominues absolut te skenes politike italiane, ne te ashtuquajturen Padania. Kur kujtojme se Lega Nord eshte krijuar me qellimin per te shkeputer veriun e Italise nga pjesa tjeter e vendit duke kerkuar pamvarsine e Padanias, po t'u referohemi shifrave dhe fakteve, "Repubblica Della Padania" ekziston defakto. Nuk ka qene nevoja qe te merren armet apo te dilet ne front, ka mjaftuar dalja haptas kunder emigracionit per te arritur keto rezultate.

 

Gjate viteve te fundit jo vetem ne Itali por edhe ne vende te tjera te kontinentit tone, çeshtja e emigracionit ka qene nje kale beteje per forcat e djathta dhe konservatore. Nje faktor te tille Lega Nord e ka shfrytezuar ne maksimum, duke u shenderruar ne nje parti te vertete popullore. Lega Nord aktualisht ne ato rajone ku qeveris konsiderohet si forca politike me afer nevojave te popullsise, nje "virtyt" qe e ka qene gjithmone Flamur i se majtes. Nga kundershtaret e saje politik konsiderohet si nje parti e raciste dhe ksenofobe, per pozicionin e saje "diskriminues" ndaj emigranteve, por nga ana tjeter eshte forca politike me e votuar ne veriun e Italise.

 

Nje faktor tjeter qe ka kontribuar ne suksesin e Lega Nord eshte edhe mbrojtja e disa vlerave dhe traditave kulturore qe ne vendet europiane shpesh here konsiderohen te vjetera e te tejkaluara. Qendrimi kunder martesave te homoseksueleve, kunder abortit(edhe se ekziston me ligj), mbrojtja e kultures dhe traditave italiane, mbrojtja e besimit te krishtere. Vlera qe nuk jane te rezikuara vetem nga "moderizim" i shoqerise italiane, por mbi te gjitha nga dyndja e emigranteve te kulturave dhe besimeve te ndryshme.

 

Merita dhe aftesia e nje force politike qendron te kapaciteti per t'u folur zgjedhesve, per te prekur problemet e tyre. Aktualisht jane forcat e djathta qe jane me afer njerezve, ne menyre paradoksale jane shenderruar ne forca te verteta popullore. E majta ne pergjithsi ka mbetur ende ne kohen e ideologjive, duke harruar se faktori kryesor eshte materializmi. Eshte ana ekonomike faktori vendimtare, si rjedhoje, forca politike qe eshte ne gjendje t'u ofroje zgjedheseve politika te mira ekonomke, ka shanset me te medha per te triumfuar ne jeten politike te nje vendi. Forcat e majta nuk e kane kuptuar ende kyte faktor dhe distanca nga lidershipi deri ne baze vazhdon e rritet nga dita ne dite.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx