E enjte, 01.05.2025, 03:33 AM (GMT+1)

Mendime

Emin Fazlija: Vrasja e dytë evropiane e Lidhjes së Prizrenit

E hene, 29.03.2010, 09:16 PM


Nue Uroshi dhe Emin Fazlija
Nue Uroshi dhe Emin Fazlija
VRASJA E DYTË EVROPIANE E LIDHJES SË PRIZRENIT

 

Nga  Emin FAZLIJA, kryetar

emin.fazlija@gmail.com

 

Me keqardhje shumë të madhe morëm lajmin e zymtë për vendimin antishqiptar, antidemokratik dhe antihistorik të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me të cilin vendosi që të hiqet stema e qytetit historik të Prizrenit, sepse ajo emblemë, si duket, po jua vret syrin atyre që para 11 vitesh e dogjen deri në themel tempullin e shqiparizmes së vërtetë. Sepse, ata menduan se, e tërë Kosova do të serbizohet. Nuk do të kenë vend askund simbolet e atyre që nuk ju përulen as Nemaniçëve, as Karagjorgjeviçëve, as Drazhistëve dhe as titistëve, por që ballëlartë ngritën Flamurin e lirisë për pavarësi e vetëvendosje. Jo për zhdukjen e identitetit të 89% të banorëve të Kosovës, që as me Kushtetutë mos me pasë të drejtë me u quajt shqiptarë, dhe, se REPUBLIKA E KOSOVËS me u quajt shtet i SHQIPTARËVE dhe i disa pakicave minoren, që gjithsejt nuk përbejnë as 11% të totalit të banorëve të kësaj treve DARDANE, jo kurrsesi “Kosovë e Metohi” – por KOSOVË DARDANE!

    Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare e ngritë zërin e saj të fuqishëm kundër kësaj padrejtësie apo nonsensi juridik, dhe apelon të GJYKATA KUSHTETUESE e KOSOVËS që, menjëhere të tërhjeki këtë vendim të nxituar dhe t’u kërkoj falje, jo vetëm banorëve të qytetit dhe Rrethit të Prizrenit, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë e që kanë derdhë gjak për ekzistimin e asaj EMBLEME mbarëkombëtare, e cila në asnjë mënyrë nuk cenon e as denigron asnjë nga banorët e Kosovës, kushdo qofshin ata. Atyre që u pengojnë simbolet kombëtare shqiptare u porosisim që, të shkojnë atje ku i kanë reliktet e tyre të Shën Savës apo kujdoqoftë tjetër. B.K.D.SH. apelon në Asamblenë Komunale të Prizrenit që, të ngritë zërin e saj fuqishëm kundra kësaj padrejtësije flagrante dhe t’u drejtohet të gjitha organeve kompetente në Kosovë për anulimin e vendimit antishqiptar dhe kthimin e AMBLEMESË së PRIZRENIT në të gjitha aktet zyrtare si dhe në ndërtesën e Këshillit Komunal të Prizrenit.

   Në rast se organet kompetente, për hir të “miqësisë” dhe “bashkëjetesës” me ata që dojnë me na i zhdukur gjitha simbolet kombëtare shqiptare nuk pranojnë anulimin e atij Vendimi plotësisht ANTISHQIPTAR, atëherë i ftojmë qytetarët e Prizrenit dhe të mbarë Kosovës në DEMONSTRATA TË VAZHDUESHME DERI NË RIVENDIKIMIN E ATIJ VENDIMI kaq makabër e ofendues. Në asnjë mënyrë nuk guxojmë të pranojmë në heshtje heqjen e amblemës së Prizrenit. Përkundrazi, duhet t’i përdorim të gjitha masat e nevojshme, që kërkesat legjitime të aprovohen. Zoti u mëshiroftë or gjykatës të gjorë, po çka ju shtyri në këtë akt tradhëtie?



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx