E marte, 30.04.2024, 02:19 AM (GMT+1)

Mendime

Agim Vuniqi: Tava e Gjakovës apo Pasuli i Leskocit, jo të dyja!

E premte, 26.03.2010, 10:55 PM


Në spikamë: Tryeza politike, nga Agim Vuniqi

 

Tava e Gjakovës apo Pasuli i Leskocit, jo të dyja!

 

Nuk është për t’u befasuar nëse diplomatët evro-perëndimor do t'i kërkonin nga presidenti Ahtisaari të këthej shpërmblimin mbi 1 milionësh të Nobelit, pa ndonjë spjegim të qartë zyrtar, edhe nuk duhet ditur, këtë e ka kërkuar qeveria serbe, kështu më lehtë do ta kenë diplomatët evropianë.

 

KFOR-i hyri në Kosovë, atëherë kur edhe UNMIK-u filloi punën, shumica e kosovarëve nuk kanë menduar që edhe pas kaq vjetësh nuk do të ketë rrymë rregullisht, nuk do të ketë punë dhe që gjendja e sigurisë në Kosovë të jetë kështu siç është sot. Zyrtarët ndërkombëtarë mburren se në Kosovë krijuan karrierë diplomatësh duke i paqesuar shqiptarët me dhurata të paçelura, kaq shumë vite të shpresës dhe agonisë pavarësiane, duke pritur së pari hapjen e paketës kubike me shumë të panjohura, dhe prap shiqime vjedhurazi çka do të ndodhë me të ardhmen e qytetarëve kosovarë?. Kosovarët të hipnotizuar nga fjala shumë domethënëse “Pavarësi” i mbajti kaq vite të vetkënaqur dhe të vetpërmbajtur, edhe pse pa punë, në terr, pa ujë, pa pronësi mbi Kosovën.

 

Drejtuesit e UNMIK-ut, kishin kuptuar mirë mentalitetin shqiptarë dhe dinin se ku është problemi, kush thotë se ata nuk janë këtu? Tash UNMIK e EULEX, bashkarisht. Fakti se deri më tani nuk kanë gjetur përgjegje adekuate për Kosovën; ata vazhdojnë me shtyrje dhe bisedime të stërzgjatura me zyrtarët serbë, asnjëherë askush nuk u tha se në këtë vend jetojnë mbi 95 përqindë shqiptarë dhe të tjerë dhe se ata duhet të pyeten për të ardhmen e vendit dhe, asnjëherë përgjigja nuk ishte e prerë, me domethënje. Natyrisht, kërkesat e tilla çfarë i shtrojnë serbët duhet të zgjidhen në korridoret e kancelarive të ministrive perëndimore, nga çatipët e diplomatët e rendit të dytë e të tretë, pastaj çështja të kalohet në burokracinë e famshme të Kombeve të Bashkuara, ku shqyrtohet edhe njëherë plotësimi i kërkesave të tyre, e pastaj të kthehet në instancat e larta të Këshillit të Sigurimit, ku një çështje relativisht e vogël vehet në listën e gjatë të pikave të pazarllëkut politik të shteteve të fuqishme. Pra kështu u nisë edhe një proces i ri për të zgjidhur këto probleme, instalimi i misonit për rend e siguri të EULEX-it. Ndërkohë në Kosovë dhe jashtë kryhen edhe një varg takimesh, dhe zyrtarët kosovarë thjeshtë deklarohen: JO! pa ndonjë arsyetim si erdhi puna deri këtu, pas tërë atyre deklaratave se Kushtetuta është e shenjtë, është Kurani e Bibla e Kosovës, dhe pas të githa njohjeve diplomatike, pse nuk u informua paraprakisht parlamenti për hamendjet e diplomatëve. Kisha pasur dëshirë t'a di se si do të mendonin zyrtarët e BE-së, po të qeverisej kështu në vendet e tyre, në këtë mënyrë, ata sigurisht nuk do të ishin më në adresarin e diplomatëve. Çka do të mendonin, si do të silleshin qytetarët e tyre poqëse për të ardhmen e tyre të të debatonte tërë bota, vetëm qytetarët e tyre jo? Por barra e mëdyshjeve për të ardhmen nuk duhet të vëhet krejt mbi qafën e tyre. Nuk ka dyshim se ata janë sinqerisht të shqetësuar për problemet në Kosovë, se ata vërtetë dëshirojnë që ato të zgjidhen në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, por nuk dijnë se si. Për më tepër, dështimi i UNMIK-ut në Kosovë nuk do të ishte edhe dështim i Kombeve të Bashkuara, tash bile e kanë kuptuar se kështu nuk qeveriset Kosova, duhet ndërruar menaxhmenti nga ai i OKB-së në atë të BE-së (UNMIK-EULEX), dhe çështja e mbikëqyrjes të bartet nga OKB-ja në BE, duke u pranuar realiteti i ri, dhe duke u përcaktuar rruga eventuale për integrim të përbashkët të Ballkanit në BE, përndryshe do të ripërsëriten përsëri skenat makabre të luftërave të reja në Ballkan.

 

Nuk po kuptohet qartë domethënja e shtërngimit të duarëve, kaq shpesh, por sidoqoftë edhe bisedat jo formale duhet të jenë të sinqerta, ngase kështu po vendoset për fatin e mbi 2 milionë njerëzve dhese nuk po bisedohet per reçetat e ndryshme të menysë serbe dhe të asaj shqiptaro-kosovare me “salt” që iu ka skaduar përdorimi më 17 shkurt 2008 (duhet ndërruar edhe kodin 1244), nëse jo këtë vit, bile së paku vitin e ardhshëm. Edhe pse liderët shqiptarë janë shumë të përzemërrt me serbët, dhe po shprehin habi se si serbët nuk e kanë ndërruar akoma reçeten e “pasulit të Leskocit”, që dikur ishte pjesë e territorit të banuar me shqiptarë, ndërsa tash është zemra e serbizmit-shumë “zemra” territoriale kishte pasur Serbia, bre. Shqiptarët dhe përfaqësuesit e tyre ishin shumë të vëmendshëm të gëlltisin të tëra simbolet kombëtare, të bëzajnë edhe gjatë inskenimit të himnit shtetëror, të harrojnë edhe identitetin kombëtarë për t'u konvertuar në një tjetër, ndërsa serbët fatkeqesisht nuk u pyetën për "tavën" e Gjakovës, por për per muzikën “tallava”, që nuk ka identitet shqiptar, askush nuk u bëri pyetje per tavën me mëlmesë kosovare të gatitur me shumë egërsi nga gjahtarët gjenocidal të Serbisë, dhe kjo zvarritje ia mundësojë Serbisë heqjen e tiketit “kujdes - e ndaluar”, e cila le qe nuk kërkojë asnjëherë falje për gjenocidin e ushtrisë serbe, por pa kryer reformat e domosodoshme dhe pa dorëzuer kriminelin Mlladiq, u shpërblya per kooperim që traguan gjatë bisedimeve me palën shqiptare, duke ua mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale edhe në Kosovë, për të bërë copë-copë territorin e Kosovës, të cilin e patën ruajtur me kokëfortësi ish-autonomistët shqiptarë, e tash e shkapërderdhën demokratët me bateri.



(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora