Mendime
Naim Bajrami: Shtate Xhipat e kuvendareve (krye-kuvendarit)
E enjte, 25.03.2010, 10:55 PM
Shtate Xhipat e kuvendareve(krye-kuvendarit)
Ishte dite e vreret sot,dite pa diell dhe jo e ngrohte. Ishte per vizite ne Podujeve kryekuvendari i Kosoves Jakup Krasniqi me delegacion prej 10-15 vetave duke i llogaritur edhe percjellesit dhe vozitesit e xhipave ,plus dy xhipa te policise,gjithsejt 9 xhipa,qka do te thote e kishin zene vendin ne bulevardin e heroit te kombit Ali Ajeti qe nuk e kishte menduar nje gje te tille heroi i kombit.
Nje nate me heret me pelqeu shume deklarata e deputetit Naim Rrustemi i cili pat thene: me mire do te ishte qe kryetari dhe bashkpunetoret e tij te shkojne ne Mitrovicen veriore e jo neper komunat qe i kane perzgjedhe.Do te ishte mire qe qytetaret tane ta shikojne kryetarin e tyre bashke me presidentin dhe kryeministrin ne Mitrovicen veriore ne nje kafiteri duke pire kafe ose qaj .Vizita e tyre ne Mitrovice do ishte mire per hire te kunderpergjigjjes se serbeve qe shpesh po e vizitojne Kosoven pa na pyetur fare.
Do te ishte edhe me mire qe keta udheheqesit tane ,tre te “medhenjte” te shkojne tek vellezerit e tyre ne Presheve,Medvegje dhe Bujanovc sikur qe po vine politikanet serbe ne Kosove.Me habit fakti mua dhe qytetaret llapjan qe ne kete varferi te madhe ,varferi te skajshme ne 40% dhe me nje papunesi prej 45%, d.m.th jane te papune dhe jemi deshmitar te varferise se skajshme me 45 cent per nje anetar te familjes,per nje familje me 2 euro ne dite.Eshte shume nenqmuese dhe irituese dhe aspak e ndershme per familjet e te vrareve ,deshmoreve,veteraneve ,martireve,te parstrehet,te pagjeturit qe ende familjaret nuk i dine eshtrat dhe varret e tyre per nje luks te madh qe po bejne pushtetaret tane.Provokimi i radhes eshte qe ne Podujeve jane 30 mesimdhenes qe 7 muaj qe nuk kane marre page me fajin e qeverise – Masht-it.Per mua si mesues dhe si qytetar i juaji qe keni marre voten e shumices se mesuesve dhe te qytetareve tane nuk kemi menduar dhe besuar se do te ndodhe keshtu.
I shikoja fytyrat e qytetareve ,reagimin e tyre dhe shiqimin nga xhipat qe nuk ishin pare asnjehere me pare dhe qe jau kishin zene femijeve lojen e tyre qe e bejne qdo dite.Do te ishte me mire dhe do te merrnin note positive nese ju propozoni qe minsitrat ,deputetet te udhetonin me nje mini,bus-autobus,me makina percjellese para dhe prapa te policies ,atehere qytetaret do te thonin: ja kjo eshte qeveria e jone e mire qe po kursejne per neve dhe femijet tane,por te ju po ndodh e kunderta, deri kur keshtu? Ndodh qe nje dite do te humbet durimi sepse mjaft me me padrejtesi te ketilla.Ne ju kemi perkrahur kur keni qene ne opozite me kritikat jo te rrala ne adrese te ish presidentit dhe te ish kryeministrit ,por tani edhe me keq sepse keni qene kritik dhe jo vetkritik.Mua me kujtohet injorimi i paraardhesit te juaj me syze me veturen e perfolur te Dacit,por ajo tani u harrua,sepse vetura u morre prape dhe luksi po vazhdon,ende me xhipa,dreka,darka,mbushje telefoni,udhetime,meditje paga e 13-te,500e te pavaresise qdo deputeti sepse vetem ju paskeni kontribuar per Kosoven,paga retroaktive per dy vjet 50%(ministrat) dhe nuk po i dihet fundi.Hargjimet e nje dite qe i beni ju ,presidenti ,qeveria ,kuvendi sigurohen pagat e 30 mesimdhenesve llapjan qe nuk marre page tash e 7 muaj.Populli e ka nje fjale shume te mire qe ka dale nga odat shqiptare,”shyqyr qe ra kjo deke dhe u pame”
Kerkoj ndjese nga diqka ne nuk eshte e vertet,por te gjitha jane te sakta dhe te verteta me realitetin e krijuar ne Kosove !
Naim Bajrami-Kryetar i SBASHK-ut
PODUJEVE