Mendime
Arben Llalla: Grekët i tremben ndërkombëtarizimit të çështjes shqiptare
E diele, 21.03.2010, 10:55 PM
GREKËT I TREMBEN NDËRKOMBËTARIZIMIT TË ÇËSHTJES SHQIPTARE
Nga Arben LLALLA
Kriza e thellë ekonomike që po kalon Greqia është reflektuar në politikën e jashtme dhe të brendshme të saj. Grekët për të gjetur shpëtim gjithnjë kur kalojnë kriza të brendshme ndezin çështjet që kanë me fqinjët e tyre duke gjetur sado pak ngushëllim. Më 1967 kur ndodhi grushti i shtetit në Greqi në ato vite ajo kërkoj ndërhyrjen ushtarake të Evropës dhe NATO-s për të shpëtuar minoritarët grek në Shqipëri nga diktatura komuniste. Në vitin 1973, kur studentët dhe populli grek u ngritën në demonstrata për të rrëzuar qeverinë greke, në të njëjtën kohë ushtria e Greqisë provokojë turqit në Qipro duke bërë masakra. Dhe si rezultat i këtyre provokimeve solli ndarjen e Qipros në dy pjesë. Këto veprime Athina i ka bërë gjithnjë kur ka problemet e saja të brendshme. Studimi i fundit i Akademikut Britanik Prof.James Pettifer për zgjidhjen e çështjes çame, Shqipëria anëtare në NATO, Kosova shtet i pavarur, kandidimi i Joseph J. DioGuardi për senator në Senatin Amerikanetj. Ka bërë që shqiptarët të kenë një rol të rëndësishëm në gjeopolitikën në Ballkan. Kështu, të parët që u trembën këtyre ndryshimeve janë grekët sepse ata janë të vetëdijshëm që mbajnë nënpushtim të rreptë tokat e Çamërisë dhe pasuritë e shqiptarëve. Vitet e fundit arvanitasit kanë filluar të ndërgjegjësohen edhe më shumë se ata i përkasin kombit dhe historisë shqiptare dhe jo asaj greke siç mësonin në shkollat e Greqisë. Prandaj grekët si gjithnjë provokojnë me sulm shqiptarët që më pas të tërhiqen në mbrojtje, në pikat e fillimit të sulmit siç kanë bërë gjithmonë. Letra e mëposhtme e tregon qartë shqetësimet e grekëve dhe Greqisë. Kjo letër sot është bërë publike nga disa qarqe nacionaliste greke në botë. E pashë të udhës që ta përkthejë dhe ta botoj për lexuesin shqiptar që të dijë të vërtetën, atë të vërtetë që politikanët tanë na e fshehin.
LETËR E HAPUR
Nr. Prot. 15-03-2010
Drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së tij z. Bamir Topi inderuar z. President,
I nderuar z. President,
Siç e njeh dhe Shkëlqesia juaj, Akademia e Shkencave, përbën institucionin më të rëndësishëm shkencor të çdo vendi. Synimet kryesore të çdo akademie janë: ndërmarrja e studimeve dhe hulumtimeve në fusha të ndryshme të shkencës, publikimi i tyre, bashkëpunimi me rrjetin e institucioneve të saj dhe me institucione të tjera si dhe me universitetet në Shqipëri, pjesëmarrja e potencialit shkencor të saj në veprimtari të ndryshme, si dhe krijimi dhe përforcimi i lidhjeve dhe i bashkëpunimit me Akademi të huaja.
Me ndryshimin e regjimit në Shqipëri, kur ra sistemi i Partisë së Punës, besuam se Akademia do t’i përkushtohej një vepre të pavarur, pa u ndikuar nga idetë nacionaliste dhe duke qëndruar gjithmonë brenda kuadrit te bashkëpunimit dhe të miqësisë së sinqertë.
Viti 1998 solli botimin e Akademisë me titull: «Platforma për zgjidhjen e çështjes Shqiptare», një botim i cili karakterizohet prej një shovinizmi të pa fre, përderisa mbron «bashkimin e gjithë shqiptarëve në një shtet etnik», dhe «hapësirën etnike shqiptare historikisht», e shtrin shumë më tej krahinave që banohen prej Shqiptarëve, në ish Jugosllavinë, ose duke përfshirë edhe Prevezën, Kosturin dhe Follorinën.
E njëjta taktikë ndiqet edhe në botimin e ri të Akademisë që është «Fjalori Enciklopedik Shqiptar».
Në të dy vëllimet që qarkulluan prej tij, «Fjalori Enciklopedik Shqiptar», përsërit të njëjtat gjëra dhe këmbëngul për prejardhjen etnike Shqiptare të Artës, të Janinës, të Prevezës dhe Igumenicës, krahina të cilat i përkasin Greqisë të paktën që me vendosjen e vijës kufitare midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Gjithashtu, shpesh bëhet falsifikimi dhe përvetësimi i historisë helene, sidomos e pjesës që ka lidhje me Epirin. Shpifës dhe shpërfolës është gjithashtu Fjalori në fjalë, për Minoritetin Etnik Grek. Ai nuk përmban trajtime të ndryshme lidhur me përcaktimin e Minoritetit Etnik Grek dhe as për rolin që luan në shtetin shqiptar.
Në pikën që i referohet termit «Dropull», (një krahinë me popullsi greke, që edhe regjimi i E. Hoxhës e njihte si krahinë minoritare, qoftë për propagandë, mbahej si simbol i përfaqësimit të gjithë Minoritetit Etnik Grek), popullsia greke e saj nuk konsiderohet autoktone dhe as përcaktohet periudha historike e vendosjes së grekëve aty.
Gjithashtu Fjalori cilëson banorët e dy fshatrave të Dropullit: Frashtan dhe Lugar si shqiptarë.
Për treva të tjera me popullsi greke, siç janë Vurgu, krahinat e Delvinës, Theologo, Livadhja nuk përmendet kombësia e banorëve tyre, ndërkohë thekson se kjo popullsi i përket minoritetit Grek.
Për popullsinë e Livadhjasë nuk përmendet kombësia greke e saj, po ashtu edhe për popullsinë e krahinës së Himarës, e cila është gjithmonë në shënjestër të politikës nacionaliste shqiptare.
Gjithashtu bëhen përpjekje që të krijohet imazhi se në krahinat me popullsi greke mbizotëron elementi shqiptar me prezencë historike. Fshatrat përmenden me emrat që imponoi shteti shqiptar ose i kishte vënë arbitrarisht Partia e E. Hoxhës.
Në Fjalor nuk përmenden personalitetet e Minoritetit Etnik Grek, ndërsa tek referimet e pakta që bëhen në figurat e tij, thuhet se kanë prejardhje nga prindër me kombësi greke, ose thjesht janë shqiptarë.
Të nderuar zotërinj!
Letra ime ka për synim të publikojë një çështje që ka lidhje me veprimtarinë e Akademisë suaj të Shkencave, që ka për qëllim t’u kundërvihet fakteve historike të cilat vërtetojnë prezencën e lashtë në trojet e veta të Grekëve të Shqipërisë.
Nacionalizmi është një këshilltar i keq, veçanërisht në trevat e Ballkanit, përderisa gjithmonë ka shtyrë popujt që jetojnë këtu, në luftëra të përgjakshme dhe shumëvjeçare.
Prandaj, në kuadrin e kompetencave tuaja, do t’ju luteshim të ndërmerrni iniciativa konkrete për heqjen e fakteve absurde nga faqet e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, me qëllim që t’u vihet fre njëherë e përgjithmonë qëndrimeve nacionaliste.
Me respekt
Michalis Servos
Kryetari i Fondacionit Grek në Amerikë