E diele, 28.04.2024, 11:15 AM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Shqipëria, përball skenarësh të pa njohur

E shtune, 20.03.2010, 02:45 PM


Shqipëria, përball skenarësh të pa njohur

Nga Gani Qarri

Sa herë hap televizorin për të parë jetën e popullit tënd,dëshprohesh deri në trishtim nga zhgënjimi i madhë i ripërsëritjes së pa fundë të konflikteve në gjithë hapsirën shqiptare.
Kështu ishte sot edhe në shtetin Amë !Vallë q`po ndodhë me Shqipërin,me të ardhmen e sajë europiane të cilën e ka aq afër apo thën më mirë,sipas zhvillimit të ngjarjeve,kohët e fundit,sa e ka afër aq e ka edhe larg, nëse nuk ndodhë edhe më keq
Realisht,kët mundësi,kurrë ndonjë herë gjat gjithë historisë së egzistencës së sajë si Shtet në mbrendësinë e kufijve londinez,që nga viti 1913 më afër nuk e ka patur.
Kjo,nëse nisemi nga proçeset e realizimit të standardeve të kërkuara nga BE e cila vetëm me pak më tepër « Qetësi » politike në vend, ëndrra shqiptare për lëvizje të lirë në Europë,shpejt do realizohej,por që mjerisht ,nga acarimi i pa arsyetueshëm i qëndrimit të pakuptueshëm të një grupi socialistësh, tenton të ndërpritet nga konflikti politik ndërpartiak,i nxitur tanimë edhe pa shkaqe bindëse,enkas dhe qëllimshëm nga ta,me tendencë të rindezjes së flakëve të rishkatrrimit të Shtetit Shqiptar,konflikt që ësht ashpërsuar tej mase,dhe vazhdon me rritje,drejt një shpërthimi të mundshëm dhe me skenar të përgaditur, që siq duket ësht edhe që moti si i tillë edhe i planifikuar !
Përse luftohet me kaq këmbngulje dhe me q`do kusht,për shkëputjen e këtyre shpresave shqiptare në mes,mu në pranëverën e rritjes së tyre,të ksaj Shprese të madhe, realizimi i së cilës me të drejtë pritej të arrihej gjatë kësaj vere apo deri në fund të këti viti?!
Po qfar ju mungon tanimë atyre,pas gjasht muaj mospjesmarrje në Parlament,duke kërkuar hetimin e zgjedhjeve të cilat edhe pse u cilësuan të drejta dhe të lira nga të gjithë mekanizmat mbikqyrës,Vendor,Europian dhe Botëror,u pranua kërkesa për hetimin e tyre.
Por ja që tani ,mu në momentin e votimit për krijimin e komisionit hetimor,ata u tërhoqën dhe jo vetëm nga votimi,por çuditërisht,tërhoqën edhe kërkesat e tyre mbi gjashtmujore të shprehura rrugëve të Shqipërisë,për hetimin e atyre zgjedhjeve ?!Po tani pse ,jo vetëm që nuk e votuan krijimin e komisionit hetimor , të kërkuar nga ata vet,por tërhoqën edhe kërkesën për hetim ?! Përse u bë për më shumë se gjasht muaj,kaq shumë zhurmë për asgjë,pra ?! Po tani, qfar duan vallë këta,djegëjen dhe shkatrrimin e shqipërisë…
Madje sipas asaj që pamë dhe dëgjuam, së pari provuan provokim-konflikti,në parlament, fare pa arsy,vetëm për teket e tyre ,pastaj mosvotim të komisionit hetimor,të cilin që sa kohë, vetë e kanë kërkuar,pastaj tërheqën edhe kërkesën për hetim zgjedhjesh,për të cilën që mbi gjashtë muaj kan demonstruar,për të pasuar pastaj me kërcnimë të rinisjes së demonstratave të tyre të famshme nëpër rrugë !!! 
Qfar plani ogurzi po i përgaditet Shqipërisë vallë ?!Me q`të drejtë rrezikojnë qëndrueshmërin e Shtetit Shqiptar këta njerz tekanjozë?!
Gjithkund ,në q`do vend të botës ka Pozitë në pushtet dhe Opozit e cila e « luftonë »ate,por askund nuk mund të gjesh politikan dhe njerzë që bëjnë luft të tillë jo vetëm kundër pozitës por edhe kundër shtetit dhe popullit të stërlodhur nga grishja e stërkequr për luftra të tilla
të çmendura për të shkatrruar Shtetin dhe të ardhmën me perspektivë të Popullit të tyre, vetëm e vetëm që të vijnë me q`do kusht e edhe me luftra e derdhje gjakërash në pushtet !!!
Kjo nuk ndodhë më në Europë dhe as askundë në botën e civilizuar,ndaj ësht koha që as në Shqipëri dhe kudo në trojet shqiptare,që të mos përkrahet dhe as lejohet,që prap të derdhet gjak Shqiptari për ardhjen e qfardo qoft partie me luftë në pushtet.
Ësht momenti i fundit që gjithë forcat intelektuale,ta thonë fjalën e tyre dhe ta kundërshtojnë me forcën e arsyes dhe argumenteve,q`do tentativë, për keqsim të mëtejmë të gjendjes së Popullit dhe Shtetit Shqiptar,me qëllim të nxitjes së luftrave vllavrasëse ndërshqiptare, për pushtet.
Popullit Shqiptar i duhet punësim,sigurim më i mirë social e shëndetësor,mundësia e lëvizjes së lirë në Europë dhe Botë,si gjithë popujt tjerë dhe krijimi i kushteve më të mira për jetë,këto janë prioritetet që duhet plotësuar me nxitimë dhe jo grishja për çrregullim për gjakderdhje të reja dhe luftëra ndërshqiptare nga të cilat Populli ka dal gjithmonë i humbur.Ata që duan pushtetin,le tia mundësojnë këto Popullit,dhe ai do ta sjell në pushtet me votën e ti sovrane,pa luftëra të reja dhe derdhje gjakrash të freskëta edhe në kët kohë.
Ndaj le tëshpresojmë se; loja me luftëra,për ardhje në pushtet,pa marrë parasysh se kush e dëshironë ate, tanimë edhe për Shqiptarët, ësht e Tejkaluar.




(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora