E merkure, 30.04.2025, 02:15 PM (GMT+1)

Mendime

Lush Palokaj: Rexhep Voka i Arben Llallës dhe pseduopatriotizmi i tij

E premte, 19.03.2010, 10:59 PM


Rexhep Voka  i Arben Llallës dhe pseduopatriotizmi  i tij

Nga Lush Palokaj

Qe historia mund te na sherbeje per te mesuar ne prej saj dhe jo qe t’i japim ne asaj mesim - ky parim nuk qenka ngulitur te Arben Llalla.  Shtjella te tilla fjalesh jane spekulative, kete e thote historia per Rexhep Voken. dhe qarte verehet naiviteti  i Arbenit ne vet  shkrimin e tij. Ai thote se ’…vitet e fundit bie ne sy mos ftesa e nipave te Vokes neper  aktivitetet perkujtimore me rastin e Kongresit te Manastirit …" e pse te ftoheshin ata kur ne nje sere qytetesh, si  ne Manastir, Shkup, Oher, Diber, Tirane, Elbasan etj. kundershtaret  e shkrimit latin, organizuan protesta e demonstrata, ku perdorimi i alfabetit latin shpallej si nje veprim i drejtuar kunder muslimaneve. Me 1911 krijohet shoqata shqiptare per shkronja arabe dhe Rexhep Voka nga Tetova shtyp nje alfabet shqip me 44 shkronja arabe"[Pirro Misha,'Arratisja  nga burgjet e historise'] Ai qe ishte thelle i zhytur ne boten arabe  mund te shpallet si hero arab e jo shqiptar. "Ketu brenda nje dite si me magji tradhtori behet patriot dhe patrioti tradhtor.Ketu shofim para syve tane te kaperdisen si patriote te medhej ata qe kane  luftuar per harfet dhe per flamurin e babes, qe kane djegur Shqiperine..."[Fan S. Noli].Rexhep Voka se paska ditur se shqiptaret i takojne Evropes e ende se paske te qarte as ti z. Arben . Me ty qenka Allahu e jo Zoti. Ai hoxhe qe e perqafoj Fishten  ne Kongresin e Manastirit nuk qenka R.Voka por nje tjeter . T'a mohosh Fishten per te cilin 'Shqipnia qe ideali i tij, per te punoi, per te vuejti e me emnin e saj ne goje dha frymen e fundit' thjeshte ishte tradheti e asgje tjeter.  Atebote faktori fe ishte  me i rendesishem se kombi e verehet nostalgjia e jote sot dhe e Vokes ateher per alfabetin dhe gjuhen turke. Kongresi i Dibres [1909] eshte thirrrur me
 qellim, nje fushate e paster kunder alfabetit  latin, e me 1910 organizohet Kongresi i dyte i Manastirit ku "kleriket muslimane e shpallen perdorimin e alfabetit latin si nje shenje shkeputje nga islamizmi dhe per pasoje, nje sakraligj, sepse per muslimanet ekziston  vetem nje alfabet, ai i Kuranit". Sjellje te tilla nuk jan patriotike por  tradhti. Xhonturqit nuk kundershtonin duke pranuar alfabetin e tyre,  ai ishte qellimi i Turqise e turkofil ishte R. Voka me  45 shoke te tjere ne Kongresin e Dibres. Ne Shipkovice dhe Tetove qenka ndjekur nga turqit dhe serbet, strehohet ne Bukuresht  dhe pastaj ne Stamboll.Te bijte i vendosen njeri ne Siri e tjetri ne Turqi bashke me te motren.  Nese nje pushtues e urren nuk dergohen pasardhesit te edukohen ne mejtepet e tij. I shkolluar neper shkolla islame nuk mund te shkeputej nga dashurija per kulturen arabe thote Arbeni. Ne nje pozite te tille ideologjike ai vet na jep material per vizionin e tij turkofil, nuk u strehua dikund ne Evrope se atje ka kryqa e ndoshta ishte cmend prej tyre.Mu keta 45 shoke te tij bashk me Rexhepin e kan kundershtua edhe flamurin tone kombetar shqiponjen me dy krene e konsideronin simbol te kaurrit dhe se pranonin as figuren e Skenderbeut. Kjo eshte aresya qe Evropa shqiptaret e besimit islam si pranonte si shqiptare por si turq apo bashkepunetor te tyre e ne themi na tradhtoj Evropa e jo qe ne e tradhtuam ate. Bizmarku thoshte Shqipria dhe shqipetaret kan ekzistuar dikur por jo sot . Nje gje e kam te qarte se Fehim Zavalani nuk ishte bashk me Rexhep Voken. Ai nuk e ka trathtuar Fishten por R. Voken  dhe triumfoi alfabeti latin i Evropes. Ai ishte vella me Tajar Zavalanin nje nder figurat me te shquara te kombit tone. Ai e ka shkruar Historin e popullit shqipetar dhe m'i ka treguar te gjitha keto qe t'i thash me larte.Rexhepi e paska kundershtuar Riza bej Koplikun dhe Sadik Pashen -paska kerkuar te flitet dhe te shkruhet shqipja por me shkronja arabe - "jo bull po bullice". Te thuhet se i perkiste kategorise se larte Kombetare,kete mund ta pranoj vetem ndonje injorant ose te tille si ai dhe ka bukur shume ne mesin e shqiptarve. Busti e tij qenka vene ne qender te fshatit ku ka lind-Shipkovice. Qenka nderuar nga  Sali Berisha. Se di sa eshte ndere per ate  fshat, nese jane turq eshte ndere,nese jane shqipetare eshte fyerje. Nderimet dhe shperblimet nga ana e kryetarit  dhe e kryeministrit te Shqiperis kane humbur vleften. S'me hyn ne tru se si mund ta ruaj dikush identitetin kombetar kur  femijte i ka te tretur andej kah bota arabe e vet e predikon nje kulture te tille. Nuk jam kunder kultures arabe se ajo ishte kulture shume perparimtare por para cfaqejes se islamizmit , por ta mbrosh ate kulture dhe alfabetin e tyre gjeja per ti ikur ndikimit grek, sllav dhe latin, "ketu idealet e shtrembera, te errta mumifikuara te Fanarit e te Buhares perfyten e perleshen ne nje lufte per jete a vdekje me idealet me te gjalla me elegante e me te ndritshme te Perendimit".[Noli]. Andaj ketu s'ka ere patriotizmi por ere tradhtie. Alfabeti latin eshte i evropes  po eshte edhe i joni se edhe ne jemi evropian e jo aziatik. Do te thote se ne duhet te mbrohemi nga ndikimi grek ,serb dhe latin e jo nga  ai arab se ate gjuhe e flet babai i R. Vokes. Ne alfabetin latin ka shruar Pal Engjelli,Buzuku e Marin Barleti e ka shkruar  Historine e Gjergj Kastriotit dhe ka qene vepra me e popullarizuar e asaj kohe e shkruar ne gjuhen latine. Epopeja e Homerit "Iliada" eshte shkruar greqisht dhe  eshte shkrimi  me i vjeter i letersise  evropiane. Sipas te dhenave qe kemi sot ajo epope eshte me teper e stergjyerve tan se sa i grekeve. Ja , cka ke shkruar ne disa rreshta: 'Keto mendime te Hoxhe Vokes per alfabetin e gjuhes shqipe me shkronja arabe u kundershtuan ashper nga atdhetaret shqiptar qe kerkonin nje pavaresi kulturore dhe gjuhesore nga bota islame,ortodokse dhe katolike. Pas daljes se abetares se Vokes me shkronja arabe ajo u kritikua neper shtypin e kohes deri ne akuza si i shitur'. Te gjithe intelektualet pa marre parasysh religjionin e paskan akuzuar si te shitur, e nese i thua vetes intelektual pse se akuzove edhe ti si tradhtar e te mos shkruash fare per te por ne rreshtat qe pasojne se gjeja nuk ka pase prapavij politike i bashkangjitesh dhe distacohesh nga intelektualet e asaj kohe. Si duket ke ra aq poshte saqe s'e kane pare as aq te rendesishme qe te kundervihen.
 
Lush Palokaj
Bronx,  New York
19-03-2010


(Vota: 18 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx