Mendime
Neki Lulaj: Pse dhe deri kur do të na sundojnë lopët e shenjta të Indisë në Kosovë
E merkure, 17.03.2010, 10:55 PM
PSE DHE DERI KUR DO TË NA SUNDOJNË LOPËT E SHENJTA TË INDISË NË KOSOVË
Nga Neki Lulaj
Kritikat e përditshme drejtuar ekzekutivit kosovar,dhe figurave të njohura publike në lidhje me çeshtjët e caktuara politiko-shoqërore janë në funksion të sensibilizimit,mobilizimit,apo edhe sqarimit para opinionit ose ose dorëzimit dhe dorëheqjës kolektive,nga postet të cilat janë duke i mbajtur fortë por janë duke punuar shumë pakë mos me thënë hiq! .Ata pra udhëheqësija janë duke e luajtur rolin e njërëzve më të dëgjueshëm në botë ose rolin e “kukullave” pagadishmëri që të shprehin edhe pakënaqësinë më të vogël ,para të huajve dhe ndërkombtarëve me frigë se mos po i hatrojnë ata farë horangutan.
Përplasjët, fyerjët, akuzat dhe kundërakuzat ,e ndërsjellta të liderëve tanë politik, në Kosovë janë për çdo kritikë dhe për çdo “turpësi”duke e hedhur dyshimin aq largë sa që na bënë me mendue se për interesin e kujt punojnë apo veprojnë politikanët tanë dhe liderët e partive politike.Për çdo kënd më shumë por, më së paku ose aspakë fare për popullin kosovar ,që janë mashtruar duke ja u dhënë votëbesimin atyre. Kjo jep të kuptojmë se nuk e kanë qëllimin tek përparimi,ndërtimi dhe zhvillimi i një shteti por shkojnë aqë largë sa në mendjet e tyre sinkronizojnë dy kontinente e jo një Kosovë me mbi 10908 m².Duke ju dhënë shansë që të ngelën edhe për shumë vjet si sundimtar ata që i konsiderojnë lopët si qenje të shenjëta në Indi.
Nëse gjykohët objektivisht,është e pa nevojshme që unë i sulmoi këto lopë të shenjëta sepse ata kryejnë misionet e tyre”anë banë” në një vend të huaj,që kurrë as nuk ja kanë dashtë as nuk ja duan stabilitetin dhe rehatinë Kosovës tanë halle madhe...!.
Andaj kjo udhëheqësi, dhe ndoshta të gjithë ne jemi fajtorë që kemi toleruar që gjendja të vie deri këtu,para njëkolapsi total pa shenja perspektive dhe pa kurrëfarë shpjegimi se edhe sa do të vazhdojë kjo gjendje.Kosova e jonë sipas disa parametrave dhe sondazhëve gjendët në fund të listave si vendi më i varfëri në botë,kurse udhëheqësija e jonë kosovare paraprinë dukshëm si një udhëheqësi tejët e korruptuar dhe ndër më të pasurit në rajon .Pa dhënë kurrë shpjegimi mbi përardhjën e pasurisë?
Dëshmi e gjallë është raporti tronditës dalë nga Agjencija Antikorrupsion me një shifër e cila besoi se është dyfish më e madhe e publikuar ditë me parë në mjetet elektronike të informimit dhe në shtypin ditor ku prej 159 zyrtarë të dyshuar për korrupsion,e prej tyre 34 janë zyrtarë të lartë,e lindë pyetja : Si mbahët shtëpia me hajni ..?,e si ndërtohët shteti me korrupsion ....?
Kurse raportet e tjera flasin se Kosova është si vendi me “stabil” politik dhe më i dëgjueshëm karrshi të huajve,fajtorë jemi në që jemi shëndrru në vazalë të kësaj garniture të dobët politike e cila nuk e ka edhe as një Projekt se si të dilët nga kjo krizë kurse të huajt,ndërkombetarët po e gërryjnë Kosovën dhe ata shpresojnë të qëndrojnë gjatë, e gjatë atje derisa Kosova të integrohët në BE,kurse në anën tjetër ata vetë janë bërë “Digë e pashpërthyeshme betoni” duke mos i dhënë edhe as një shansë shtetit Kosovës që të integrohët në BE,duke ja bllokuar me qëllime të caktuara infrastrukturën ligjore,gjykatat dhe doganat. E në anën tjetër duke u ankuar para amerikanëve që na çliruan dhe pavarësuan se Ja kosovarët nuk dinë dhe nuk janë të afët të qeverisinë dhe të mbajnë shtet !........Anomali dhe hile qëllim keqe ndërkombëtarësh.....................?
Veprimet dhe dyfytyrësija e ndërkombëtarëve shifët edhe prej planetit me të largët nga toka,ose këtë e bëjnë ata më qëllim.duke mos krijuar stabilitet, dhe duke favorizuar krimet ekonomike dhe politike në vend për t’i lejuar strukturat paralele në veri të Kosovës, që të veprojnë si të duan para syve të tyre. Kjo situatë dhe gjendje e pa qëndrueshme në lulëzimin e krimit ,duke u treguar të shurdhër, të vërbër dhe shumë gjakftohët karrshi qytetarëve shqipëtar ,kur ata ju drejtohën atyre dhe i parashtrojnë ankesa para tyre?
Gjërësa misioni i tyre është për të vënë rregullë e rend,ata janë të ftuar dhe të ardhur me një marrëveshje të posaqme për ta ruajtur rendin dhe për të zbatuar ligjin në paanshëmrinë e tyre karrshi të gjithë qytetarëve e jo si sipas përkatësive kombëtare ata do të gëzonin një autoritet shumë të madh........ ,por kështu si po sillën ata tani më para vendorëve kanë humbur autoritetin........!
Po besoi se nuk do të jetë e largët një ditë kur sovrani do të ngritët në këmbë dhe zyrëtarisht do të protëstoi kundër BE si deshtake e obligimeve të ngarkuara dhe realizimeve për çka edhe e ka pasë misionin në Kosovë.Tani janë rritur zërat e pakënaqësisë kundër tyre në tërë Kosovën misioni i KFOR-it dhe i EULEXI-të janë dy misione të pa dëshirueshme që ta vazhdojnë aktivitetin e tyre në Kosovë.Dhe se këta duhët që sa më parë që është e mundur ti pëgadisin plaqkat dhe valixhët e tyre dhe të largohën nga Kosova.
Shkelësit dhe fajtorët e gjithë këtyre janë ata që thirrën dhe mendojnë se janë në krye të vendit,udhëheqin dhe dirigjojnë me vendin Strukturat e SHIK-ut ,me rrjetin dhe shërbimin e tyre aktiv të shpërndarë nëpër tërë Kosovën,kryeministri Thaqi,kryetari i Kosovës Dr. Fatmir Sejdiu,të cilët e kanë përqarë e varfëruar dhe gënjyër popullin deri në shkallë të përplasjës,ndërsa vetë janë pasuruar deri në pa kufi..Ata vetë janë që shkelin Kushtetutën,kjo do të thotë se shkelin verdiktin e popullit e që për çdo gjë ju intereson më shumë e për popullin dhe vendin e vet për çudi më së paku.........................................!
Do të ishte më se e domosdorëshme dhe e nevojshme sinqeriteti i tyre që mos ta mashtrojnë popullin me fjalime të bukura e që në realitet janë bërë sikur thasët e mbushur me “dushk” e që dushku nuk ka kurrëfarë vlere,njashtu sikurse fjalimet e politikanëve tanë.Rinia do krijim të mundësive jetësore dhe manovruese ne vend ,ajo pret ofrimin e ndonjë vendi të punës me prepektivë e jo fjalë boshe dhe dëgjueshmëri në pakufi karrshi ndërkombëtarëve. Pse? Ata duhët injoru duhët kundërshtu atyre duhët tu shpjegohet dhe ta kuptojnë se kjo tokë e Kosovës nuk e duron të huajin është veq e kosovarëve dhe se misioni i tyre ka përfunduar.
Hilët e tyre janë më të mëdha sesa është i madh edhe vetë shteti nga ata vinë?
Pritjët tona të gjata që një dekadë pasë luftës janë buzë gërminës dhe humbjës së durimit ,ngase agjë të mirë dhe siç thotë populli për së mbari nuk është duke na shkuar, ditë e më shumë po rrudhën kufijët e Kosovës nga të gjithë fqinjët tanë,këtu bënë përjashtim vetëm Shqipërija.
Zyrtarët e emëruar për këto punë flejnë në kabinete dhe mendojnë se nga zyrët kryhën të gjitha punët dhe zgjedhën të gjitha problemet, ata të gjorët jetojnë në ëndërra kurse armiqët tanë shekullor po tkurrin e po gërryjnë territorin tonë pa mëshirë , po gllabërojnë kilometra tokë me ndërrime të mexhave shtetërore, pa ju thënë askush asgjë,thuaj se toka e Kosovës nuk ka zot e gjithë kjo fletë për paaftësinë e kuadrave nëpër vendet përkatëse e amatorizëm kurse kuadrot profesioniste bredhin rrugëve si të pa punë?.
Thirrja më e sinqertë dhe më e nevojshme do të ishte kjo do të duhët një forcë e re që vjen me ide te reja dhe të qarta,që të jetë e përbetuar që të punojë për shtet e jo për xhep dhe të ketë vizionin e qartë që t’i kundërshtojë edhe ndërkombëtarët për çështje madhore kur është në pyetje interesi i shtetit në mënyrë që të dalët nga ky status quo i mallkuar!
Komentoni
Artikuj te tjere
Isa Mulaj: Privatizimi i ndërmarrjeve publike nga (pu)shteti privat
Prend Buzhala: Don Anton Kçira dhe filistinët tanë
Xhevat Rexhaj: Labi - Shembull i moderatorit autokton shqiptar
Blendi Fevziu: Shqipëria në Ballkan!
Urim Gjata: Vrasja apo ''vetevrasja'' e drejtorit te sigurimit Shqiptar Sali Ormenit
Faik Krasniqi: Eksperimentet me qytetaret e Kosoves
Bardhyl Mahmuti: Betimi i Hipokratit dhe Kostumi i Demokratit!
Gani Qarri: Tabela e Republikës
FDBK: Letër drejtuar krerëve të partive politike shqiptare në Shkup
Intervistë për gazetën Zëri me Uk Lushin
Lidhja Shqiptare e Prizrenit: Aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare Dom Anton Kçira...
Bardhyl Mahmuti: Apel për Amnisti të Përgjithshme para debatit për ndryshim të Kushtetutës!
Ramiz Dërmaku: Deri kur kështu o njerëz?!
Arif Molliqi: Cili politikan dhe qeveritar i Prishtinës i di kufijtë e Kosovës (?!)
Detyra jonë sipas Phd. Përparim Demi
Sadbere Karimani: „Ballkani“ dhe „Klani“
Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar - Programi
Vera Dushi: Në përkrahje të demonstratës shqiptare të Kërçovës kundër kolonizimit sllav
Fehmi Ramadani : Emocionet e Metës dhe vallja për Luginën!?
Gani Qarri: Kjo, temë-tabu te shqiptarët