Mendime
Vera Dushi: Në përkrahje të demonstratës shqiptare të Kërçovës kundër kolonizimit sllav
E shtune, 13.03.2010, 10:33 PM
NË PËRKRAHJE TË DEMONSTRATËS SHQIPTARE TË KËRÇOVËS KUNDËR KOLONIZIMIT SLLAV
Nga Vera DUSHI
Me qëllim rikolonizimin e vendbanimeve shqiptare, sllavo-maqedonët kanë shpikur një plan tepër të egër: të ndërtojnë shtëpi për ushtarakët sllavë dhe t’i vendosë në Kërçovë dhe Tetovë.
Ky vendim i pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavo-maqedonas është i fundit nga rradha e manifestimeve antishqiptare me synim e rritjes artificiale të elementit sllav në trojet shqiptare dhe ushtrimit së presionit fizik ndaj shqiptarëve.
Sipas “marrëveshjes së Ohrit”, kur një vendbanim ka 40% popullatë shqiptare, kjo gëzon disa të drejta.
Në qoftë se nuk ka 40% të popullatës si popullatë shqiptare, nuk i gëzon. Ideja e rritjes së numrit të popullatës sllave ka kështu përmbajtje antishqiptare: të zhduket çdo gjurmë shqiptare, siç është në zonën e Manastirit, ku ka 22% popullatë shqiptare dhe nuk gëzon asnjë të drejtë.
Kuptohet se ky 22% është bërë nëpërmjet kolonizimeve të njëpasnjëshme me popullatë sllave, sepse përndryshe…
Dominimi i shqiptarëve etnikë në zonën e Tetovës nuk mund të diskutohet, por për shkak të kolonizimit me ushtarakë sllavë vihet në pyetje, balanca etnike në komunën e Kërçovës.
Duke parë rrezikun e madh që i kanos, qytetarët atdhetarë të Kërçovës kanë mbajtur më 6 mars 2010, një demonstratë masovike.
Përmes kësaj demonstratë synohej të tregohet se vullneti i banorëve të Kërçovës është të mos ndërtohen shtëpi për ushtarakët sllavë në qytetin e Kërçovës, ata që më së shumtë i kanë duart të përlyera me gjak shqiptari. Gjithashtu u protestua kundër një vendimi tjetër antishqiptar të ministrit sllavo-maqedonas të arsimit për mësim të maqedonishtes që nga klasa e parë: “Vendosja e forcave ushtarake në kazermën e qytetit është në shperputhje me interesat e popullit tonë, sepse është kolonizim i Kërçovës, ndryshon strukturën etnike të popullsisë dhe manifestohet si shtypje ndaj neve.
Të gjitha këto ndikojnë në zhvillimin ekonomik të popullatës shqiptare, ku pasojat më të mëdha shihen në shpernguljen dhe zbrazjen e Kërçovës nga popullsia shqiptare.
Nëse ne heshtim kur vendoset për ne, ndryshimet që bëhen ose janë për të keq,ose jane simbolike, prandaj përmes kësaj demonstrate ne ju zgjasim dorën dhe ju therrasim që bashkarisht të reagojmë kundër vendimeve të sllavo-maqedonasve që ndërhyjnë në progresin tonë shoqëror.”, thuhet në manifestin e lexuar në demonstratë.
Përkrah pa rezervë këtë demonstratë e ndërgjegjshme kombëtare dhe u kërkoj gjithë shqiptarëve nga Lugina e Vardarit të ngritën masivisht në demonstrata kundër pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavo-maqedonas, në demonstrata për LIRI dhe RIBASHKIM KOMBËTAR !
Komentoni
Artikuj te tjere
Fehmi Ramadani : Emocionet e Metës dhe vallja për Luginën!?
Gani Qarri: Kjo, temë-tabu te shqiptarët
Emin Azemi: A duhet ta shpallim Christoph Heinzle, kampion i të pavërtetave për kompaninë Ecolog
Halit Bogaj: Kushner në Graçanicë
Hilmi Saraçi: Vendim i ngutshëm dhe i dëmshëm për pensionistët e Kosovës
Ilir Dardani: Pse e dua dhe e vleresoj Kadri Manin?
Ilmi Veliu: Njeriu i madh Dom Anton Kçira
Kalosh Çeliku: Kur katundi digjet e plaka krihet
Bardhyl Mahmuti: Federalizimi – kërcënim politik apo perspektivë reale për Maqedoninë? ..
Ekrem Bardha: Të mos keqkuptojmë fjalët e Dom Anton Kçirës
Bajrush Behrami: Shteti i idealeve të korruptuara
Agon Maliqi: Homazh për moralin e Kryeministrit Zero
Halit Bogaj: Kufiri shqiptaro shqiptar
Adnan Abrashi: Violina e Nasradin Hoxhës
Beqir Sina: Urrejtja e Erion Veliajt kundër kombit shqiptar
Neki Lulaj: Kush do ta luftojë korrupsionin në Kosovë
Agim Vuniqi: Miqësia shqiptaro-amerikane është ikonike
Ilir Dardani: Kenga - Sirena e fillimit te luftes se pare fetare ne Iliri!
Daniel Gàzulli: Si ujit e paktë
Blerim Rrecaj: S’ka fjalë të lirë pa përgjegjshmëri