E merkure, 30.04.2025, 05:21 PM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Kjo, temë-tabu te shqiptarët

E shtune, 13.03.2010, 07:53 PM


KJO, TEMË-TABU, TE SHQIPTARËT

Nga Gani Qarri

Unë e di që hapja e kësaj Teme,ësht më e vështirë se që mendohet dhe duket në shiqim të parë,për tu hapur dhe shqyrtuar,pa emocione,drejt dhe vllazërisht edhe në mesin tonë shqiptar.Por, duke mos pasur asnjë qëllim tjetër,përveq interesimit nga shpërthimi i bisedimeve gjithandej Europës për kët Temë të « nxehtë »edhe pse për ne shqiptarët kjo
ka qenë Tabu-Temë, dhe e pa shtjelluar pothuajse asnjëher deri më tani,vendosa ti shkruaj edhe unë disa fjalë,duke shpresuar në mirkuptimin edhe të të gjithë bashkëkombasve tanë kudo,në Shqipëri,Kosovë ,gjithë viset e banuara me Shqiptar dhe diasporën tonë,me ftes për bashkëbisedim pa paragjykime,të gjithanshëm dhe vllazëror. 
Ka kohë që pothuaj në të gjitha mediat elektronike dhe ato të shkruara,flitet dhe shkruhet
Organizohen tryeza,e zhvillohen bisedime të shpeshta dhe të shumta mbi skandalet seksuale në kishat katolike,gjithandej në Europë,Amerikë dhe gjithë Botën,por me theks të veqant,kohët e fundit flitet për skandalet në kishën katolike Gjermane.
Madje sipas mediave,Kryepeshkopi(Erzbischof) i Kishës Katolike-Gjermane,sot ka udhëtuar për në Vatikan,që për fluksin e skandaleve seksuale,keqtrajtimet e të rinjëve në Kishën katolike,organet dhe njësit e saj,ta shqyrtoj me Papa Benediktin XVI.
Po sipas mediave gjermanisht-Shkruese dhe gjermanisht-folëse si P.Sh. Teletexti Zviceran faqe,133. dhe Veqant Teletexti i TV Austriak, ORF,faqe 137-138,në mes tjerash shkruan se përveq Shqyrtimit të gjendjes,Papa Bendeikti XVI bashk me Kryepeshkopin gjerman do të mbajnë edhe një Konferenc për Shtyp,mbasditën e sotme në Vatikan.
Ndërsa Teletextet gjermane, të ARD-s faqe 120,flasin për Bisedime të Krizës (Krisengeschpräh)mbi kët problem,të Kryepeshkopit të Gjermanisë me Papën në Vatikan.
Shi mu për kët problem, Kryetari i Bundestagut Gjerman, zoti Thierse,ka shkuar edhe më larg,duke kërkuar që Vet Papa, të ju kërkoj falje Viktimave.
Sot në programin e mëngjesit,fare rastësisht pash një bisedë të udhëheqëses së programit të mëngjesit të ARD-s me Priftin Reiner Maria Schlieser,nga Kisha St.Maximilian të Mynhenit,apo Mynihut siq shkruhet në një pjes të shtypit në gjuhën Shqipe.
Ku përveq tjerash,Prifti u shpreh se për fat të keq egziston një Mur i heshtjes,i cili praktikohet në Kishën katolike,për heshtjen dhe mos paraqitjen e skandaleve.
Dhe mu për kët,jo vetëm për rastin e Kishës në Etal të Gjermanisë,por për fat të keq ,ka raste të cilat të fshehura dhe nga mbajta të bllokuara për vite,nga ky Mur i heshtjes,publikohen vetëm pas 20-30 Vitesh.dhe këte jo vetëm në Gjermani,por edhe në Vendet tjera,siq ishte rasti në Irlandë,Amerikë,Australi dhe gjithë vendet e botës,ku kan ndodhë apo ndodhin raste të tilla.Madje reporterja u shpreh se sipas gazetave italiane,edhe përcjellsi parë i Papës,qenka i involvuar në disa raste të prostitucionit-homoseksual, ndaj,vazhdoi Prifti, nëse Kisha katolike nuk ësht në gjendje ti parandaloj këto skandale,ajo duhet të kërkoj ndihmë publike,nga të gjithë, për ndalimin e këtyre dukurive,tha Prifti Reiner.
Sado që këto edhe për ne,nuk janë të pa njohura, por duke patur parasysh që sipas mentalitetit tonë,pak ka Shqiptar që të mos jet i knaqur me anën e tijë dhe vetvehten,i cili e me dhe pa të drejt me kokfortësi deri në absurditet, mbron kët anësi,ndaj dhe ka qenë dhe mbetet e tillë , bile më shumë se e vështir,deri në pamundësi,hapja e kësaj, Temë – Tabu!
Pyetja,se;
Vallë a mundë të ket edhe ndër Shqiptar, e ndoshta edhe në Kishën tonë raste të tilla?!

Edhe pse ndoshta nga asgjë tjetër por vetëm nga inatet tona,as që lejohet të hapet një Temë e tillë kaq Tabu ndër shqiptar,duke u friguar se do hapet Kutia e Pandorës,nga hapja e secilës do kriste kijameti,kijamet ky që nuk do ishte asgjë tjetër përveqse thjesht, hulumtimi dhe zbardhja e së Vërtetës,nëse egziston ajo si e tillë.
Se ka apo ska,ajo paraprakisht as që mund të thuhet,por edhe Kisha shqiptare me të gjitha të mirat e një Kishe,sikurse simotrat e saj në gjithë botën,duhet solidarizuar me thirrjen e sotme të Papa Benediktit XVI për hulumtimin e q`do mundësie apo edhe vetëm të një dyshimi,për egzistencën e rasteve të tilla,ngase vërtet nuk mund të jemi vetëm ne aq Popull Hyjnor sa që gjëra të tilla nuk mund të egzistojnë ndër ne.
Madje kur kihet parasysh fakti se,kur ka ndodhë që dikush nga ne, i njohur apo jo, tiu ve prizmën plagëve tona,ka ndier veten bukur të zhgënjyer deri në pikëllim për mangësitë dhe të metat tona,jo aq të pakta ,të cilat edhe pse kanë qenë shumë të dëmshme,ato janë mbuluara nëpër vite,nga inatet,që të mos e merr vesh tjetri,vesin e dobësis tonë. Vese këto që mjerisht,jo vetëm që na dobësojnë neve, por herë herë edhe na turpërojnë para botës.
Q`do popull, pa asnjë dyshim,sa më i zhvilluar e më i qytetëruar që të jetë, aq më shumë e vë në spikamë nevojën për të hulumtuar dhe menjanuar edhe mangësitë e veta, dobësitë, ligësitë, etj. me synimin e vetëm që t’i flakë ato, të vetëdijesohet,për luftimin e të kqiave edhe kur ato vijnë nga mesi i tijë, të bëhet më i avancuar, më i pastër, më i dashur për vete dhe për popujt e tjerë. Ne, Shqiptarët nga inatet dhe paragjykimet tona,shpesh herë kemi nënqmuar nevojën,për të par edhe vehten, anën tonë të palakmuar, për të par edhe hijen tonë. Dhe kjo neve si bashkësi e pse jo edhe si Popull na verbon deri në padurueshmëri ndaj çdo Shprehje mendimi a shkrim që edhe nga qëllimi mirë, vetëm këshillon apo prek sadopak edhe më të voglën dobësi të mundshme apo ves tonin.
A mund të flasim edhe ne pa hidhërim për ndonjë nga të metat tona,për të cilat jemi në gjendje të mbysim njëri tjetrin,edhe po pati të drejt ai që na e kujtoi,një të metë apo qoft edhe vetëm mundësin e egzistimit të saj, dhe këte vetëm e vetëm nga inatet,personale,klanore,partiake ,fetare, grupore etj.
Dhe përse gjithë këto se mos vallë jemi vërtet ne, shqiptarët më të ndershmit, dhe më besnikët apo më trimat e kësaj bote?! jo këte, nuk mund ta besoj!Ndaj unë mendojë se edhe ne shqiptarët duhet të ulemi rrafsh dhe pa paragjykime,pa dallim feje, krahine apo partie siq bëjn gjithë të tjerët në botën e civilizuar të flasim edhe për TEMAT TABU pa qka edhe nëse duhet hapur kutinë e Pandorës,qoft ajo edhe fetare. Ti thërrasim ndërgjegjes dhe ta lëm luftën kundër njëri-tjetrit,të shohim realitetin,ti pranojmë argumentet,dhe ta përdorim arsyen dhe të mos na prejudikoj veprimi nga inati.Ngase dobësinë më të madhe nga natyra jonë me rrebe,ne shqiptarët kemi, e kemi inatin,nga i cili vjen edhe përçarja, ndasitë, mospajtimi, urrejtjen shpesh herë të pa bazë dhe këte fatkeqësisht edhe në mënyr të ndërsjellë. Dhe jo rrallë ndodhë që asnjëri nuk di të lëshoj pe.Ndaj këto vese ti vëmë në shënjestër,dhe ti luftojmë,për tu q`liru nga to ngase plaga duhet të shërohet, e nëse nuk shërohet, ajo përhapet, zgjerohet dhe lë vrragë 
të përhershme në shpirtin e ati njeriu që e përjeton, përgjithmonë. 
Ndaj mos të bëjm as ne përjashtim,nga popujt e tjer të botës së civilizuar,të flasim edhe ne,dhe edhe për tema të tilla që deri më tani kann qenë Tema-Tabu, si dhe për q`do gjë apo problem tjetër që na mundon, hapur, pa paragjykime dhe Vllazërisht.
Ju falënderoj,të gjithëve, për mirkuptim.


(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx