Mendime
Forumi Musliman i Kosovës: Deklaratë për shtyp
E hene, 08.03.2010, 10:54 PM
FORUMI MUSLIMAN I KOSOVËS
Deklaratë për shtyp
FJALIMI RACIST I DOM ANTON KÇIRËS
Forumi Musliman i Kosovës është tronditur dhe befasuar me fjalimin racist të Dom Anton Kçirës, të mbajtur para Shoqatës së Intelektualëve Shqiptaro-Amerikan në Kishën Katolike të Shën Palit, me 13 maj të vitin 2007, në Detroit të SHBA-ve, e të transmetuar gjatë këtyre ditëve në mediat elektronike dhe të shkruara. Përpjekjet të cilat bëhen në vazhdimësi nga disa krerë të Kishës Katolike të Kosovës sikurse Dom Shan Zefi, Dom Lush Gjergji etj., mbushi kupën plotë këtyre ditëve me fjalimin racist, e antikombëtar, antishqiptar, anti-islam, antimusliman, antiboshnjak, antinjerëzor, antihuman, anticivilizues, antimoral me plot mllef dhe fyerje të paparë gjer më tani të dom Anton Kçirës (i lindur në Gjakovë të Kosovës), ndaj bashkëkombësve të vet, shqiptar. Akuzat dhe fyerjet e tij pikësëpari e përdhosin gjakun e dëshmorëve, të luftëtarëve të rënë dhe civilëve të vrarë, që me gjakun e tyre të derdhur kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe Bosnjës. Krahasimi i “260.000 boshnjakëve musliman dhe i 1.900.000 shqiptarëve musliman të Kosovës me qejë, njerëz me bishta, njerëz me rrozga”, me të vërtet është kulminacioni i mllefit nga zemra e dom Anton Kçirës, e që shpërtheu si vullkan i paparë gjer tani nga një predikues fetar katolik para një auditoriumi të tillë publik.
“Neve shqiptarëve, nuk e kemi merituar lirinë nga Beogradi, dhe se Millosheviçi ka pas dash me i rrjep 1.900.000 shqiptar musliman, sikurse i ka rrjepur 260.000 boshnjak musliman në Srebrenicë(Bosnje)”, po të realizohej, vetëm atëherë do të ishte rehatuar dom Anton Kqira, kur nuk do të kishte mbetur gjallë asnjë shqiptar musliman në Kosovë që nga bariu e gjer te kryetari i Kosovës. Por, Zoti është i madh, dhe me fuqinë e tij të madhe, nuk e ka lejuar që të ndodh një gjë të tillë sikurse shkruan në Kur’an:
”Kanë të drejtë të luftojnë ata që janë të sulmuar, sepse u është bërë e padrejtë. Dhe Allahu i plotfuqishëm do t’ju ndihmojë. Dhe Allahu i plotfuqishëm do t’ju ndihmojë atyre që janë të dëbuar pa të drejtë nga shtëpitë e tyre... Dhe, sikur Allahu të mos e mënjanonte të keqën që bëjnë njerëzit me ndihmën e njerëzve tjerë, do të shkatërroheshin kishat, sinagogat e xhamitë, në të cilat shpesh përmendet emri i Zotit”.
Në vend se dom Anton Kçira dhe Ipeshkvia e Kosovës të kërkojnë falje dhe të distancohen nga fjalët e tij fyese ndaj 1.900.000 shqiptarëve musliman dhe 260.000 boshnjakëve musliman të Bosnjës, vallë, a mos mendojnë të ngrisin bustin e tij për së gjalli në oborrin e katedrales në ndërtim në Prishtinë, që do t’i kishte bërë nderë, pasi që do të përkujtojë përherë dhe se të mos harrojnë kurrën e kurrës shqiptarët musliman porosinë e cituar të dom Anton Kçirës.
Forumi Musliman i Kosovës i bën thirrje shqiptarëve musliman që të tregohen maksimalisht të matur, por edhe të qëndrojnë stoik në besimin e tyre islam dhe se nuk ka asnjë çmim që mund të largojë ata nga identiteti i tyre kombëtar shqiptar dhe fetar musliman.
FORUMI MUSLIMAN I KOSOVËS
08.03.2010
Prishtine
P.S. Forumi Musliman i Kosovës është organizatë joqeveritare e shoqërisë civile të muslimanëve shqiptar dhe të tjerëve në Kosovë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Faik Krasniqi: Alternativat per ndryshim
Urim Gjata: Greqia dhe Jeta e Skupidhjarit
Reagim nga Unioni i Studentëve të UEJL-it
Milazim Kadriu: Nuk mund të futen në një vend dëshmori i kombit me kriminelin serb
Fran Buzhala: Misë politika...Misë korrupsioni...Misë Gomari...Misë Lindja...
BDSH: Lidhur me iniciativën e Qeverisë për ndyshimet Kushtetuese!
Baki Ymeri: Kurrë mos e ndalo dashurinë ndaj Shqipërisë
Ilir Dardani: Islam Osmani
Hilmi Saraçi: Mjaft kemi qenë tolerantë ndaj strukturave paralele në veri të Mitrovicës
Selim Hasanaj: Falenderim publik për z. Augustin Përgegën
Baki Ymeri: Gjarpëri i zi dhe lista e zezë e korbave të kombit
Selim Hasanaj: Shkolla shqipe në Oslo
Letër nga Dom Anton Kçira
Mërgim Korça: Qytetit të Korçës
Bashkimit Demokratik Shqiptar: BDI e mban fjalën se jo mahi!
Adem Gashi: Zemërplasja deri në blasfemi
Ksenofon M. Dilo: Ndjenja që vrasin në vite
Faruk Tasholli: Akuza dhe etikta të rënda ndaj një firme serioze
Shkëlzen Gashi: Jakup Krasniqi punon kundër bashkimit kombëtar
Fatos: Anton Kcira pa dhembshuri ofendon qytetaret e Kosoves