E hene, 29.04.2024, 03:25 PM (GMT+1)

Mendime

BDSH: Lidhur me iniciativën e Qeverisë për ndyshimet Kushtetuese!

E diele, 07.03.2010, 08:26 PM


Lidhur me iniciativën e Qeverisë për ndyshimet Kushtetuese !

KOMUNIKATË

Pasi arritën të monopolizojnë pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv, strategjia e VMRO-së për të siguruar pushtetin absolut është orientuar drejtë pushtetit gjyqësor.
Qeveria e Maqedonisë « zbuloi » se pushteti gjyqësor në Maqedoni është nën ndikimin e partive politike !  E « zbuluan ujin valë» ! E për ata mijëra njerëz të pafajshëm që u përvëluan nga proceset e montuara gjyqësore? Heshtje ! Heshtja është miratim !
Iniciativa e Nikolla Gruevskit për ndryshime kushtetuese në këtë fushë është iniciative e spastrimit të gjyqësorit nga ndikimet eventuale të partive tjera dhe krijimin e strukturës që i bindet atij.
Sikur qëllimi i Nikolla Gruevskit të ishte përmirësimi i funksionimit katastrofal të gjyqësorit dhe heqjes së ndikimeve të partive politike mbi këtë pushtet ai paraprakisht do të kërkonte amnesti të përgjithshme për të gjithë të pafajshmit që u përvëluan nga proceset e montuara gjyqësore e që dergjen nëpër burgjet e Maqedonisë. 
Këtë mundësi e ka. Aq më tepër kur kontrollon në mënyrë absolute Presidencën, Qeverinë dhe Parlamentin e Maqedonisë.
Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga liderët e partive politike shqiptare që do t’i përgjigjen ftesës së Nikolla Gruevskit që një zëri të kërkojnë inicimin e amnistisë së përgjithshme.
Pa një amnesit të përgjithshme, konstatimet se gjyqësori në Maqedoni funksionon me diktat partiak, fsheh tendencën e qëllimeve të absolutismit të VMRO-së dhe pushtetit despotik të Nkolla Gruevskit.
Domosdoshmëria e rishikimit të tërësishëm të Kushtetutës së Maqedonisë, e jo vetëm e pushtetit gjyqësor, është një domosdoshmëri e kohës ! Ndyshimet e saj duhet të bëhen  në frymën dhe modelin e demokracive perëndimore e jo në frymë të absolutismit dhe variantit të tij despotik !

Bashkimit Demokratik Shqiptar
Bardhyl Mahmuti
Kryetar
7 mars, 2010 


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora