Lidhur me iniciativën e Qeverisë për ndyshimet Kushtetuese !
KOMUNIKATË
Pasi arritën të monopolizojnë pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv, strategjia e VMRO-së për të siguruar pushtetin absolut është orientuar drejtë pushtetit gjyqësor.
Qeveria e Maqedonisë « zbuloi » se pushteti gjyqësor në Maqedoni është nën ndikimin e partive politike ! E « zbuluan ujin valë» ! E për ata mijëra njerëz të pafajshëm që u përvëluan nga proceset e montuara gjyqësore? Heshtje ! Heshtja është miratim !
Iniciativa e Nikolla Gruevskit për ndryshime kushtetuese në këtë fushë është iniciative e spastrimit të gjyqësorit nga ndikimet eventuale të partive tjera dhe krijimin e strukturës që i bindet atij.
Sikur qëllimi i Nikolla Gruevskit të ishte përmirësimi i funksionimit katastrofal të gjyqësorit dhe heqjes së ndikimeve të partive politike mbi këtë pushtet ai paraprakisht do të kërkonte amnesti të përgjithshme për të gjithë të pafajshmit që u përvëluan nga proceset e montuara gjyqësore e që dergjen nëpër burgjet e Maqedonisë.
Këtë mundësi e ka. Aq më tepër kur kontrollon në mënyrë absolute Presidencën, Qeverinë dhe Parlamentin e Maqedonisë.
Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga liderët e partive politike shqiptare që do t’i përgjigjen ftesës së Nikolla Gruevskit që një zëri të kërkojnë inicimin e amnistisë së përgjithshme.
Pa një amnesit të përgjithshme, konstatimet se gjyqësori në Maqedoni funksionon me diktat partiak, fsheh tendencën e qëllimeve të absolutismit të VMRO-së dhe pushtetit despotik të Nkolla Gruevskit.
Domosdoshmëria e rishikimit të tërësishëm të Kushtetutës së Maqedonisë, e jo vetëm e pushtetit gjyqësor, është një domosdoshmëri e kohës ! Ndyshimet e saj duhet të bëhen në frymën dhe modelin e demokracive perëndimore e jo në frymë të absolutismit dhe variantit të tij despotik !
Bashkimit Demokratik Shqiptar
Bardhyl Mahmuti
Kryetar
7 mars, 2010