E shtune, 27.04.2024, 08:48 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Karaxhiq gjatë dëshmisë së tij të parë në Hagë

E merkure, 03.03.2010, 10:34 PM


KARAXHIQ GJATË DËSHMISË SË TIJ TË PARË NË HAGË

Nga Halit Bogaj

Ish Presidenti i Republikës Serbe në Bosnjë i mohonte akuzat e bëra ndaj tij,se kishte qenë fajtor i fillimit të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë!Ai akuzonte Partinë e aksionit demokratik të Alia Izetbegoviqit, thuase nuk e kemi parë se kush ishte fajtori kryesor i asaj lufte të tmerrshme në të  cilën u vranë afro 300.000 njerëz nga të gjitha palët.Ashtu siç e kanë adet të gënjejnë serbët, edhe kësaj radhe ai përpiqet që fajin kryesor t’ia hedh viktimës!Ai kishte harruar se emri i tij dhe i gjeneralit Malldiq kishin hyrë në mallëkimet e çdo muslimani dhe të çdo njeriu normal të Globit tokësor, ngase Bosnja ishte sulmuar nga kush tjetër përveç serbëve të cilët i filluan dy luftra të mëparshme/ në Slloveni dhe Kroaci/.Në Slloveni u doli pak si keq që në fillim, por në Kroaci dhe Bosnjë është çuditur mbarë bota me perversitetin dhe barbarinë serbe të strehuar në gjenet e tyre popullore për t’i vrarë dhe shfarosur popujt tjerë nga këto hapësira,e qër të njejtën taktikë dhe tragjedi e aplikuan disa vite më vonë edhe në Kosovë.

Ai pa fije turpi/ e ku ta merr atë turpërim/ shprehet duke thënë’’Unë jam këtu për ta mbrojtur’’ vogëlsinë time ‘’ndaj ‘’madhështisë së popullit serb’’ i cili kishte luftuar 500 vjet në Bosnjë për ekzistencën e vetë’’. Ja pra se çfarë arsyetimi jep para Gjykatës së Hagës ky njeri vërtet i çmendur deri në infinit.Në vend që të frikësohet sadopak nga i Gjithëfuqishmi ,ai vazhdon këngën e moçme të gënjeshtrave serbe të cilat nuk kanë pirë ujë as atëherë, as sot.Në vazhdim ai shton’’Do ta mbroj çështjen e popllit tim e cila është  e shenjtë ‘’, duke imponuar idiotizmin e tij paranoik se’’Kinse serbëve nuk u është dashur ajo luftë por muslimanëve dhe kroatëve, të cilët kanë dashur të dalin nga Jugosllavia!!!’’. Madje ai ishte prekur nga prokurori i cili e kishte cilësuar si’’Monstrum’’, duke thënë se ai nuk ka fakte!!!Monstrumi vazhdonte të mbrohej ,kinse nuk kishte ndodhur asgjë dhe sikur të kishte vrarë pula në vend të njerëzve, ndaj edhe nevrkosej që quhej Monstrum!!!Por edhe sikur të kishte vrarë aq shumë pula, do të ishte mëkat i madh nga Zoti.Monstrumi akoma kërkonte fakte për veprimet e veta, natyrisht duke e harruar Srebrenicën ku gjenerali i tij/tani i fshehur në Serbi/ i kishte vrarë 8.000 burra, gra dhe fëmijë!!!E si mund të jetë ndryshe barbaria çnjerëzore, do ta pyesnim atë kriminel të strehuar 10 vjet nën firmën e një mjeku të rrejshëm me emrin Dabiç.Ai shkon edhe mëtej në çmendinë e tij, duke thënë’’Se serbët nuk kanë ndërmarrë aksione ushtarake por kanë pasur reaksione’’, domethënë janë mbrojtur nga muslimanët, sipas tij!!!Mes tjerash ai e mohonte edhe masakrën në Merkale ku ishin vrarë 200 njerëz ,duke ua hedhur fajin edhe kësaj radhe muslimanëve, kinse ata e paskan bërë atë , për ta tërhequr vëmendjen e botës dhe për t’u bërë intervenimi i NATO-s!Sipas tij , gjithnjë fajtore ishte viktima!!!Madje madje aksionin në Merkale e quante’’Dinakëri të madhe nga ana muslimane’’, e cila e solli dënimin  e serbëve, të cilët sipas tij/lexuar mes rreshtave/ kishin qenë’’Engjuj të mëdhenj’’.Nuk ka asnjë shenjtar i tillë që do t’i vriste përnjëherë 200 njerëz thoshte monstrumi ekzekutor i asaj tragjedie!Ai edhe në kët rast vepronte, sikur nuk e kemi parë përmes ekraneve televizive se çka kishte ndodhur atje.Prapë/pa u skuqur fare/ ai këtë akt e quan ‘’Padrejtësi të madhe ndaj serbëve’’:Pastaj  shton’’Si mund të pajtohen muslimanët me serbë kur mendojnë se ne ua kemi bërë masakrën e Merkalës’’!.Ai pra, duke u frikësuar për veten, akoma përpiqet të fshihet pas popullit, por si duket nuk ka kah t’ia mbajë.Duke e dëgjuar  kur flet  rreth luftës, besojmë se nuk ka njeri që mund t’u besojë fjalëve të tij, sidomos kur edhe ne jemi dëshmitarë se çka ka bërë ai dhe gjenerali Malldiq gjatë atyre viteve të tmershme.Domethënë ai prapë strehohet pas popullit të cilin nuk e ka pyetur kurrë se a kishte dashur të luftonte dhe të përfundonte ashtu siç përfunduan serbët e të gjitha viseve ish jugosllave.Duke folur ai e kishte harruar Marrëveshjen e Lisbonës në të cilën muslimanët dhe kroatët e kishin pranuar paqen kurse serbët e kishin filluar luftën 3 ditë më vonë.Gjithashtu ai i kishte harruar snajperistët dhe tankset që e rrethuan 3 vjet Sarajevën, duke vrarë edhe macat e mos të flasim për njerëzit!Kur është fjala për Srebrenicën, përse nuk  e dënonte Mlladiqin për të mbetur vetë hero i vërtetë.Mes tjerash ai qysh moti e kishte shkelur betimin e Hipokratit, i cili, kur ta kujton Karaxhiqin, do të lëvizë edhe në varr nga sikleti, se çka i kishte bërë ky i fundit duke vrarë njerëz të paarmatosur.Ndaj, duke i përkujtuar krimet e tij del se asnjë dënim tokësor nuk mjafton për monstrumin, përveç dënimit nga Perëndia.

Në konstatimin e tij se Partia e aksionit demokratik e Alia Izetbegoviqit kishte bërë luftë kundër krishterëve, atëherë atij i bëhet pyetja se përse  e kishte granatuar në mënyrë të pamëshirshme Mostarin me shumicë kroate, pasiqë edhe kroatët janë të krishterë?! Ai tani përpieqt ta mbrohet’’Në shpinë të popullit’’por kur i kishte fituar milionat dhe i kishte prerë pyjet e Bosnjës ai nuk e kishte pyetur fare popullin që të merrte pjesë në’’gjahun e tij financiar’’.Mes tjerash Radovani i mjerë/deri dje i fshehur dhe i strukur si pulat e nukta/nuk e pranonte fare se ushrtia e tij e çmendur kishte bërë qoftë ndonjë krim!!!Nuk e përmendte fare kur i kishin lidhur nëpër  ura dhe shtylla elektrike  helmetkaltërtit holandezë, për ta krijuar humnerën më të madhe të varrezës masive në botë ,siç veproi në Srebrenicë, kurse tani qenka e nevojshme ta përkrahin  qytetarët e vendit të tij!O tempora, o mores, thoshin latinët e lashtë!Nga kjo del edhe fakti tjetër se Slloba dhe Radovani nuk kanë dashur ta mbrojnë popullin e tyre, por foteljet e veta dhe interesat strategjike ruse në Ballkan të cilat/fatbardhësisht/u dolën për hundësh të  dy palëve.Serborusët donin ta krijonin një Tito të ri, sipas modelit ish jugosllav, në mënyrë që të gjithëve të tjerëve t’ua impononin atë,por nuk kishin kaçik ta bënin një gjë të tillë, ngase Titoja ishte Mason e përtej Masonëve,i cili i kishte mirë punët me dy blloqet më të fuqishme të asaj kohe.Karaxhiqi dhe Millosheviqi ishin djegur keq kur kishin menduar t’i trashëgonin kufijtë e ish Jugosllavisë, duke thënë se ‘’Serbia është edhe atje ku është vetëm një serb’’, çmendi e tillë e paparë askund dhe sikur të ishte e mundur të aplikohej ajo farë metode, atëherë as Rusia nuk do t’i lente 12 milion rusë në Ukrainë.Prandaj, mes tjerash, duhet evidencuar edhe faktin tjetër se Karaxhiq nuk po gjykohet për asgjë tjetër, por për krime monstruoze të luftës, pastrim etnik dhe gjenocid, të cilin pak kush në botë/përveç Hitlerit/ e kishte bërë deri atëherë.Gjithashtu shtrohet edhe pyetja tjetër se nëse nuk është fajtor atëherë pse është fshehur si gjynah 10 vite të tëra?!Ai gjithsesi duhet të kalbet në burg në mënyrë që mos tunden eshtrat e viktimave nëpër varre.Nga kjo rrjesh edhe konstatimi se derisa Serbia t’i përkrahë njerëzit e tillë, ajo nuk mund të luajë asnjë milimetër nga vendi, por edhe mëtej do të fundoset në baltë dhe errësirë.

Me dëshminë e tij të çmendur, ai në vend që t’i pranojë sado pak fajet, i vret sërish të vrarët dhe të masakruarir!Ky është një turp dhe mëkat tjetër i pafalshëm, por për shkak të qyqarëve të tillë/të fshehur me vite të tëra nëpër bodrume/mbarë Serbia është duke vuajtur nga veprimet e tyre morbide, prandaj dënimi i tij sa më i shpejtë është më i mirë për të gjithë.Sipas tij, serbët nuk i paskan shkelur as thneglat por muslimanët e kishin filluar luftën!!!


(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora