E enjte, 01.05.2025, 06:45 AM (GMT+1)

Mendime

Hilmi Saraçi: Vendim i ngutshëm dhe i paarsyeshëm

E shtune, 27.02.2010, 10:57 PM


Vendim i ngutshëm dhe i paarsyeshëm

Nga prof. Hilmi Saraçi

Kohë më parë (janar 2010), pa pritur e pakujtuar, me rastin e ceromonisë së inagurimit të meremetimit të objektit të Shkollës së Mesme  Profesionale në Vushtrri, ku ishin të pranishëm strukturat politike shoqërore të kuvendit komunal të Vushtrrisë, në krye me  ministrin e  arsimit të Kosovës z. Enver Hoxhaj - u bë edhe  riemrimi i shkollës e cila deri me tani mbante emrin e patriotit dhe poetit të shquar Latif Berisha. Kjo ishte një befasi e papritur e kolektivit të shkollës ,qytetarëve të Vushtrrisë dhe më gjerë., pasi që Latif Berisha në këtë qytet (në këtë shkollë) heret shpërndau rrezet e diturisë dhe atdhedashurisë, prandaj edhe ky ndrrim i emrit të shkollës, që mburrej me emrin e tij , u pritë me paknaqësi  ...
                         
Ndryshimet dhe emertimet (riemërtimet) pa argumente dhe paarsyetim të duhur

Në kohet e fundit sikur është bërë praktikë që të ndrrohen (riemrohen)  emrat e shkollave (enteve të ndryshme) , rrugëve e të tjera, pa një mbështetje të mirëfilltë argumentuese dhe arsyetim të duhur. . Në Vushtrri me rrethinë janë emertuar (riemertuar) disa shkolla , por edhe disa  rrugë që kanë një rëndësi  të veçantë për qytetarët e Vushtrrisë dhe më gjerë , sepse në këtë mënyrë respektohen , nderohen dhe përkujtohen figurat e shquara arsimore,historike dhe patriotike . Në këtë fushë, në disa raste, nuk është përmbushur sa duhet kriteri për emërtimin (riemertimin).Disa  shkolla , por edhe disa rrugë në Vushtrri me rrethinë është dashur të emërtohen (riemertohen) edhe më disa personalitete  të tjera, të njohura nga lufta dhe  historia jonë kombëtare . Ata e meritojnë një rrespekt, të pakten në këtë fushë, pasi që disa prej tyre kanë mbetur në margjina dhe nuk flitet për veprimtarinë e tyre. Ka munguar, në rend të parë , obligimi që kemi ndaj tyre . Në këtë fushë nuk është bërë një sqarim i duhur për të dalluar:  ç’është viktima e luftës, ç’është martiri i kombit dhe ç’është dëshmori . Kjo kishte për të menjanuar disa dilema (paqartësi) dhe  kishte për të qenë një ndihmesë e mirë për emertimin (riemertimin)  e shkollave (institucioneve) dhe të rrugëve për komisionin e zgjedhur për këto fusha , por edhe për të tjera  …
                 
Kur mungon organizimi dhe debate me qytetarë

.Mëndoj se gjatë këtyre emertimeve (riemertimeve)  komisioni i zgjedhur ka pasur mjaft punë me përgjegjësi, duke marrë parasysh të gjitha këto, prandaj është dashur të punojë me  kujdes dhe njohuri të veçantë. Më parë të organizojë debat me qytetarët,  me kolektivin e  shkollave që edhe ata të jenë të pranishëm për një propozim (mendim) të tyre që është e drejtë në këto raste dhe e dobishme për këto vendime.  Kjo kishte për të begatuar mendimin e shprehjes së lirë demokratike  të qytetarëve në  vendbanimet ku emertohen (riemertohen)  rruget, që edhe ata të jenë pjesëmarës në shënimin e këtyre rrugëve , respektivisht të dëgjohet zeri i kolektivit të shkollës , në rend të parë, e pastaj edhe zeri i prindërve të cilët i dërgojnë fëmijtë e tyre në (këtë) shkollë …
Pa u thelluar në  këto vendime të  marra nga Minisria e Arsimit , respektivisht nga Kuvendi Komunal (Drejtoria për Arsim dhe Drejtoria për Kulturë) në Vushtrri, ndërrimi i emrit të Shkollës së Mesme Profesionale nga Latif Berisha në  Bahri Haxha është një vendim i ngutshëm dhe i paarsyeshëm…
 Kurgju të keqe nuk ka këtu ,të rrespektohet dhe të nderohet Bahri Haxha,  sepse ai e meriton një rrespekt dhe ndërim të veçantë  si profesor i mirë i kësaj shkolle i cili është vrarë nga forcat kriminale serbe  gjatë vitit 1999. Ai meriton më tepër se një emertim të shkollës me emrin e tij.  Por, emëri i tij (Bahri Haxhës ) ka mundur të zë vend në ndonjë institucion tjetër,shkollë tjetër, (si psh. në shkollën e Nadakovcit - Sfaraçakut) , nga edhe është i lindur) , dhe mos të ndrrohet emëri i shkolles e cila që disa vite mban  me krenari emrin e Latif Berishës.  Në këtë rast sikur është margjinalizuar emri dhe personaliteti i profesorit, Latif Berisha kur kanë vendosur që pas disa viteve të zëvendesohet me emrin Bahri Haxha…
                                    
Kush ishte Latif Berisha

. Latif Berisha u lind në vitin 1931 në Smrekovnicë  (Vushtrri) nga një familje e shquar atdhetare. Ai  ishte njëri ndër punëtorët e palodhshëm arsimor - edukator i dalluar i gjeneratave të reja , ideator i lirisë dhe pavarësisë kombëtare. Njëri ndër patriotet, poetet e shquar dhe të dëshmuar  të kombit shqiptar.  Herët, si fëmijë kishte treguar aftësi dhe dituri duke hapur kështu, qysh nga fëmijëria e hershme dritarët e diturisë dhe të atdhedashurisë
                                    
Ishte ndër mësuesit (profesorët) e parë në rrethin e Vushtrrisë, respektivisht në këtë shkollë që deri dje mbante me krenari emrin e tij. Pastaj ndër profesorët e parë të diplomuar në degën e albanologjisë.  Puna e tij me përkushtim, ideali i lartë patriotik dhe kombëtar mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë .  Në këtë fushë dhe në shumë të tjera  ishte fanar i ndriçimit  në  hapsiren e diturisë ( arsimore, kulturore, letrare, shkëncore  dhe kombëtare).  Ai ishte profesor i njohur në Uuniverzitetin e Prishtinës, studijues i zellshëm i letërsisë shqipe dhe poet i dalluar. Në këtë fushë ka merita të veçanta. Në veçnti shquhet poezia e tij lirike, sidomos, nga përmbledhja “TUFA” e frymëzuar nga zemra dhe shpirti, për dashurinë e madhe që ushqente ndaj popullit , atdheut, lirisë dhe ardhmërisë së  tij . Ishte njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës në rrethinen e Mitrovicës dhe kryetar shumëvjeçar i saj, prijës dhe udhëtregues për çlirimin nga armiku serb, bashkëpunëtor i dr. Ibrahim Rugovës me të cilin shpalosi dhe realizoi idenë për çlirimin dhe pavarësiminë e Kosovës. Gjatë kësaj periudhe të angazhimeve të tij ishtë edhe në krye të  pajtimeve të gjaqëve  (1989-1990) në rrethinën e Mitrovicës dhe më gjerë , ku gëzonte një besim dhe autoritet  të madhë ndër masat e gjëra  për pajtim dhe bashkim kombëtar . Ishte i patrembur, i paluhatshëm dhe stabil në qendrime dhe vendime. Ishte gojëmbël, i afërtë dhe i dashur për të gjithë, si për fëmijë ashtu edhe për të rritur gjatë bisedave- fytyrëndritur dhe humanist i madh . Ishte i urtë për kah natyra , por shumë i ashpër ndaj armikut. Kurrë nuk u gjunzua para  kundërshtarit dhe armikut . Nga  fronti i luftës, për lirinë dhe pavarësinë kombëtare , kurrë nuk u nda, jetoi dhe punoi në mesin e popull të cilin e  deshi  aq fortë.  Ai ishte njëri ndër ata që kishte kontaktuar me Adem Jasharin ,heroin tonë kombëtar (1997-1998), duke u konsultuar për rrjedhat e luftës për liri dhe për pavarësi të Kosovës .Përkrahës i madh dhe inkurajues për qëndrimin dhe ruaitjen e pragut të shtëpisë, sepse ” pragu i shtëpisë është i shënjtë nuk duhet të lejohet cenimi i tij”- thoshte gjatë bisedave...Kurr nuk e lëshoi shtëpinë , deri në momentet e fundit, kur kriminelet serb kishin planifikuar vrasjen e tij, e kishin në regjistrin e tyre për  ta vrarë, i gjetur më vonë ku ishin të shënuer edhe shumë përsonalitete të tjera patriotike shqiptare . Ata e dinin se Latif Berisha nuk e lë pragun e shtëpisë, nuk ndahet nga populli dhe nuk dorëzohet, prandaj një mëngjesi të hërshëm , pikërisht më datën 24 mars 1999 ( datë kur forcat e NATO-s sulmuan Serbinë) kishin hyrë në befazi në oborrin e  shtëpisë së tij, në veri të Mitrovicës. .Kur kishte dalë dhe kishte  tentuar të mbrohet,  rebeshët e automatikut të kriminelëve serbë e kishin plandosur për toke patriotin, poetin e shquar,  njëriun me ideale të larta kombëtare që luftoi deri në momentin e fundit për liri dhe pavarësi të Kosovës.. . Tani në shenjë respekti dhe nderimi mbi varrin e tij është ngritur përkujtimorja mbi të cilën ndriçon emëri i tij i skalitur me shkronja të arta, ndërsa për rreth kurora lulesh përherë të freskëta…


(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx