E enjte, 01.05.2025, 01:20 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Ethet e pushtetit

E merkure, 24.02.2010, 10:59 PM


ETHET E PUSHTETI 

Nga Halit Bogaj 

Është çudi e madhe me njerëzit tanë në Kosovën e lirë të cilët u mësuan aq shpejtë me opiumin e quajtur dëshirë kolosale për pushtet,  i cili u ka hyrë në shpirt dhe është bashkëdyzuar me ta deri në infinit.Kjo provë permanente është në dukje e sipër qysh nga paralufta kur disa nga anëtarët /atëherë të përbetuar në LDK/ filluan ta lëshonin atë , kinse të revoltuar nga’’Politika paqësore’’ e Dr. Rugovës. Të gjithë ata ne i njohim fare mirë dhe mbase , jo vetëm që do të jetë e tepërt t’i theksojmë , por as nuk do të ketë vend të mjaftuar që të gjithëve t’ua përmendim emrat.

Vitet kalonin, duke hyrë këtu edhe mbarimi i luftës, pas së cilës disa nga partitë , siç ishte ajo e Adem Demaçit, u shuan krejtësisht, duke mos mbetur asgjë prej tyre.

Gjithashtu nga dëshira e madhe për pushtet dhe për ta zënë vendin e Rugovës, e provoi edhe akademik Rexhep Qosja ta formonte Partinë e tij, duke e afruar pranë vetes edhe ish të burgosurin dhe LDK-istin Hydajet Hyseni por as ai nuk i bëri punë dhe në zgjedhjet e para të lira dhe demokratike nuk e fitoi as 1% të votave të popullit!Qosja tregoi mençuri që u tërhoq nga skena politike, ashtu siç veproi edhe Luljeta Pula me Partinë e saj, por disa nga partitë e tjera të vocrra, jo vetëm që nuk e panë se çka i gjeti ata tre më parë/Demaçin,Qosjen dhe Pulën/ por vazhduan me megalomaninë e tyre që të ‘’shesin mend’’para opinionit tonë .Por është e vërtetë se ne të gjithë atyre’’Ua  dimë edhe  lugët në kroshnje’’siç thotë populli ynë i nderuar.

Në këtë kontekst disa nga bukëpërmbysësit e Dr.Rugovës filluan ta lëshonun partinë  e tij edhe sa ishte ai gjallë. Të tillë ishin , më parë Fadil Hysa dhe Milazim Krasniqi kurse më vonë edhe Edita Tahiri dhe Edi Shukriu.Kur e pyesnin Dr.Rugovën se çka mendonte për ta, ai përgjigjej ‘’Se është e drejtë e secilit të veprojë sipas vullnetit të vetë’’, por për  Editën dhe Edin thoshte ‘’Se ato janë afirmuar në LDK’’, e që ishte një e vërtetë e madhe.. Madje madje thuhet se Edita edhe ishte shkolluar mëtej në SHBA, kuptohet me paret e Qeverisë, përkatësisht të LDK-së, duke ndodhur ajo siç thonë’’Këceva Drinin, ta lodrofsha kalin’’.Duke e shikuar ndonjëherë në televizion këtë ‘’zonjë të rëndë të Kosovës’’, ta merr mendja se ajo kishte qenë shpëtimtarja dhe bartësja kryesore e çështjes sonë kombëtare, demek si’’ministre e punëve tona të jashtme ’’, duke harruar dhe duke mos e përmendur askund se promotori kryesor i të gjitha lëvizjeve tona paqësore ishte, kush tjetër, përveç Ibrahim Rugovës. Unë nuk jam kundër  saj dhe kolegës së saj të afërt, të cilat e lanë LDK-në edhe sa ishte gjallë Rugova, por jam alergjik në qëndrimet e tyre megalomane, se kinse kishin qenë dofarë faktorësh të këtij vendi, pra duke harruar dhe anashkaluar personalitetin e Rugovës, i cili, krahas çështjes së Kosovës e kishte ngritur edhe emrin e atyre dyave.

Duke menduar se ishin dikushi , edhe ato u dogjën keq kur e formuan Partinë e tyre/së cilës nuk ia mbaj mend emrin/ e cila pësoi debakël të madh dhe të krahasuar me atë të Demaçit, Qosjes, Pulës dhe më vonë edhe me Partinë e Bujar Bukoshit i cili, duke u pshtjellur andej e këndej dhe duke mos pasur argatë të shumtë në Partinë e tij të re, sërish u rras nën çatinë e LDK-s, për ta fituar bile vendin e deputetit.Kështu vepruan edhe ato dy zonjat e përmendura, të  cilat, duke e parë se mbetën askund, u rrasën nën patronatin e PDK-së,  ajo e para , bile për ta fituar një vend në Parlament!

Këtyre gjurmëve shkuan edhe disa të tjerë të cilët i bënin ‘’ekzebicionet e tyre’’aq të tejkdukshme.Të njejtin fat tragjik e përjetoi edhe Emrush Xhemajli i LPK-së i cili duke shpresuar se’’do të rritej si parti’’, para zgjedhjeve të fundit, e formoi një formacion tjetër me emrin ‘’Partia socialiste’’, ndaj emrit të së cilës/për arsye të njohura/ është alergjike mbarë Kosova.

Qëllimi im pse e shkrova kët artikull është dukuria e përmendur e të gjithë atyre që ishin të dëshpëruar nga zgjedhjet por që janë mësuar të mendojnë se ishin dukushi , duke mos mundur të shkëputen nga ëndrrat e tyre paraprake. Në këtë rast, më konkretisht,  e kam fjalën për Partinë e Veton Surroit i cili, kur e pa se nuk e kapërceu pragun, iku nga’’Ora’’, të cilën ia la Teutës. Edhe ajo, ashtu si ato që u përmendën më lart, kur e pa se ‘’Nuk i shitej fare’’, për ta fituar një vend në Parlament, i hyri nën sjeltull LDK-së, kundër së cilës fliste sa mundej kur ishte në Parlament. Bile pikërisht kjo farë Teuta, natyrisht kur e ‘’pickonte’’Vetoni, nuk lente gjë të zezë  pa thënë kundër të gjithëve dhe ishte thuajse kujdestare vetëm për të kritikuar vend e pa vend. S’e kishte gajle se’’A e qëllonte apo flste qorraz’’.Asaj atëherë i ishte bërë’’kancer’’Nexhat Daci i cili’’kinse’’i kishte vjedhur do syza’’dhe i kishte pas ‘’transferuar dy gjeneratorë’’në vilën e tij në Brezovicë.Akuzohej edhe për diçka tjetër që nuk e mbaj mend tani.

Vërtet nuk do të shkruaja por u inatosa kur e pashë se çfarë sikleti i dha KTV-ja e Vetonit kalimit të saj në LDK , thuajse ajo kishte bërë ndonjë heroizëm të nivelit të lartë ose sikur ta kishte zgjidhur krizën politike në Shqipëri/ku i kemi në çdo moment të drejtuar sytë tanë/.

Mbase edhe unë po i jap shumë siklet dhe pa nevojë kësaj çështjeje, ngase ajo me të gjitha mjetet përpiqet/si edhe të tjerët para saj/ që të inkuadrohet në Parlament, në mënyrë që, përveç rrogës së majme, t’i merr edhe disa beneficione të tjera, shumën e të cilave e dinë vetëm ata’’Që janë nën dardha’’.


(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Vebi Xhemaili: Deri kur ne shqiptarët do të shërbejmë si mercenarë për hir të politikës ditore Gani Qarri: Reagimet e Drejtorëve të Shkollës dhe Qëndrimi i Komandirit të Policisë Arif Molliqi: Letër kryetarit të parlamentarit Agim Vuniqi: Festa e ditës së pavarësisë dhe kundërthjet brenda shqiptare Rexhep Elezaj: Bashkimin LDK- LDD si dhe unifikimin e rugovistëve mund të bën vetëm z. Hafiz Gagica Selim Hasanaj: Shejti i Dardanisë Blerim Uka: Një grua nga Ballkani e denoncon veten e saj në policinë kanadeze Albert Zholi: Flet kryetari i shoqatës së emigrantëve në Kretë të Greqisë, Shkëlqim Braushi Mirela Bogdani: E verteta mbi islamiket ekstremiste (FMSH), kandidimin tim dhe... BISHZ: Kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit, liderit të Vetvendosjes Milazim Kadriu: Drejtësia ndërkombëtare dhe kjo në Kosovë ende nuk mund të quhet drejtësi Bardhyl Mahmuti: Kambanat e alarmit të ekstremizmit politik antishqiptar dhe fundamentalizmit ortodoks në Maqedoni! Besnik Prishtina: Ditëlindja e dytë e foshnjes në inkubator Bajrush Behrami: Porosia e ambasadorit Dell Selim Hasanaj: Gjyshi i pasaardhësit Ndriçim Kulla: Shkrimtarin që duhet ta nxjerrim nga “burgu” Neki Lulaj: Trinomi i shtetësisë së Dardanisë ishin Dr. Ibrahim Rugova, akademik Fehmi Agani dhe intelektuali Sali Çekaj Bardhyl Mahmuti: “Skopje 2014”- Watrloo e Nikolla Gruevskit! Halit Bogaj: Gabimet e tjera të LDK-së Blerim Rrecaj: Kohë vlimesh, kohë ndryshimesh…

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx