E enjte, 01.05.2025, 05:51 PM (GMT+1)

Mendime

Besnik Prishtina: Ditëlindja e dytë e foshnjes në inkubator

E marte, 23.02.2010, 10:56 PM


DITËLINDJA E DYTË E FOSHNJES NË INKUBATOR

Nga Besnik Prishtina

E di se kjo që do të thuhet në këtë shkrim është lajm i dhimbshëm, por që ka shërim. Jeta në vet mashtrim nuk ka shërim!
Republika e Kosovës lindi nga një nënë e re dhe e pjekur për lindje normale. Por me urdhërin e kolegëve të Frakneshtajnit nga Brukseli, lindja u bë me operacion cezarik. Foshnja u nda nga nëna dhe u futë në inkubatorin e Ahtisarit, ku qëndron edhe sot pas dy viteve të lindje së saj.

Prindërit e saj: LPK (Lëvizja për Pavarësinë e Kosovës) dhe Adem Demaçi, u shpallën të vdekur për të gjallë dhe tani foshnjën e ka adaptua për veti Brukseli, për të vazhduar eksperimentin për krijimin e kombit “multietik”, që ata do të e provojnë pastaj në BE, nëse eksperimenti në Kosovë do të ketë sukses. Nëse foshnja nuk e mbijeton eksperimentin ata nuk do të mërziten pse eksperimentin e dështuar, si pas tyre me një foshnje “myslimane”!

Tani e dy vite ne festojmë ditëlindjen e një foshnje e cila qëndron në inkubator dhe të cilës nuk i dihet fati se a do të ketë jetë apo jo! Sot, ne ngrehim dolli për ditëlindjen e saj por, pas derës po rrinë gati lopatat e Brukselit dhe të Beogradit për varrimin e saj! U shpall pavarësia por pavarësia nuk u bë. Mbeti në letër!

Dhe edhe nëse foshnja shpëton ajo do të mbetet e gjymte, dhe do të mbetet në karrigen invalidore sepse ia amputuan (prenë) gjymtyrët e saj ekonomike, ia verbuan sytë me rreze ultraviolet që ajo të mos sheh me sytë e vet, duke ia nxjerr jashtë politikës njerëzit më të përkushtuar të saj. Dhe në vend syve ia vuan “sytë e dhisë”, për tu dukur se foshnja ka sy! Ia shkatërruan UÇK që ajo të mos ketë mbrojtjen e saj.

Republika e Kosovës u ndal në stacionin e foshnjave të porsalindura. Në stacionin e eksperimenteve të Frankenshtajnit, pas shpalljes së pavarësisë të sajë! Dhe ne “festojmë” një ditë para dhe një ditë pas, ditëlindjen e saj! As gjë më shumë! Dhe kënaqemi me kaq! Deri dje ka mundur të na nxjerr nga kjo baltë e gjallë Adem Demaçi, po ta venim në ballë. Sot këtë më nuk mundet më ta bënë as ai!

Por, Zoti është i madh! Kombi Shqiptar do ta mbijeton edhe Frankenshtajnin e Bashkimit Evropian sikur që e ka mbijetua Franken-stalinin e Bashkimit Sovjetik!

Urime ditëlindja foshnja ime e dashur. Nëna është nisur dhe po vjen me të marrë në gji! Mos e humb shpresën Republika e Kosovës! Zgjedhjet po vinë dhe “sytë e dhisë” do t´ia kthejmë Brukselit, se nëna i ka ruajtur sytë e tu dhe do ti shëron gjymtyrët tua!

Në Konferencën famëkeqe të korrikut 1945 në Prizren, kur Ramiz Cernica thotë se “...Kosova duhet me u bashkua me Shqipërinë, se kjo është vendos në Konferencën e Bujanit...”, Ali Shukria, dhëndri i Vuk Shaliqit, pat deklarua se “... Kosova nuk duhet të bashkohet me Shqipërinë, se Shqipëria nuk mundet as një shkrepëse me e prodhua, prandaj duhet me u bashkua me Serbinë...”! 

Tani nipat politik të Ali Shukrisë e të Vukë Shalqit, po ecin fërkemeve të tyre. Dje pas Titios e sot pas Ahtisarit! Ata gjatë luftës na premtuan bashkimin por pas lufte e harruan atë dhe tani ata flasin zhurmshëm vetëm për bashkime euroatlantike – ku i bëjnë thirrje të bashkohet edhe Serbia, sepse kanë nostalgjinë e vet të vjetër ndaj saj. Por, më kurrë nuk flasin për bashkim kombëtar! Republikën Shqiptare të Kosovës ata e quajnë herë “muti-etnike” e herë ko()o-vare, sepse vet janë tillë! Kur atyre nuk ju vjen turp të luajnë ko... me jetën e një populli, as neve nuk do të na vjen turp t`i quajmë me emrin e vet!

Por, edhe nipat e Ramiz Cernicës janë gjallë dhe kjo punë nuk ka me përfundua kështu!
Edhe kjo koha e Frankenshtajn Ahtisarit, si dukur koha e Frankenshtajn Titos e Millosheviqit, do ta nxjerr prapë në fushë të mejdanit Adem Demaçin, Adem Jasharin dhe Adem Shehun e vet të ri!


(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx