E enjte, 01.05.2025, 07:22 PM (GMT+1)

Mendime

Fran Buzhala: Gjuhëtarët e vjetër - Zagarët e rinj!

E diele, 21.02.2010, 10:56 PM


REFLEKSION

GJUETARET E VJETER-ZAGARET E RINJ !

Nga Fran Buzhala

Për njeriun qe nga fëmijëria kujtimet fillojnë lodrat me fëmijë,shkolla ,shokët,nji kujtese qe lidhen me shumë vite te kaluara deri te ato ditët e vitet e kaluara.
Ishte viti 1974,atëherë isha ne moshën dhjete vjeçare,sa kishte filluar kushtetuta për Kosovën,hapësirë kulturore,universitete kështu me radhe brenda asaj përudhe te caktuar .Kështu duke vepruar brenda kësaj kornize shumë kishin dale ne gjueti disa udheqese krahinor nga kryeqendra jon Prishtine terrenin se kemi ,,liri´´ kishin pregadite atë te komitetit, me uniforma te verdha me ndonjë rojtar anash ngjyrë blu gjuetar te specializuar neper tokat(arat )tona me armët për te mbyt ndonjë lepur ndonjë pëllumb,ndonjë fotograf i pregaditur për fotot për udheheqesite e tyre te zgjuar për vrasje ne gjueti duke vrare pëllumbat ndonjë zog duke fluturuar ne hapësirën e botes se vet te ,,lirë” por fotot duheshin montuar me mirë për media vetëqeverisëse. Kishin vështir se udhëheqësi i tyre se kishte qëlluar mirë ashtu por vetëm kishte plagosur pëllumbin apo zoge çka ishte ne shenj për ketë gjuetar, se nuk e shihte mirë se ju dukeshin pëllumbi e zogu me nji trupe , kishte syzat qe te ja ofrojnë,, objektivin ´”me afër për te goditur nga specializimi i mjekut ne Beograd për gjueti municion e kishte kryer kursin ne Moske!Ne te njëjtën kohe avionët fluturojnë përmbi hapësirën e pëllumbave për te penguar pëllumbat se ishin ber pengës për marrjen e zërit nga lëvizjet , pengesa ne radiolidhje te valëve te zerite qe ishin duke fotografuar token ne hapësirën e atyre pëllumbave te shtëpisë ne vëzhgime ?!
Nga ajo shtëpi se po na prishke planet për gjuetaret e vjetër dhe te bejn përvoje edhe këta zagaret e rinj me vonë!.
Fëmijëve u kishte dale veshtersi për te ruajtur bagetin nga shëtitjet e këtyre gjuetareve ,nga zagaret e tërbuar qe kishin pregaditur zonën e lirë për gjueti ,se kishin uri shumë këta zagar qe ishin shtuar shumë ,por ne ishim fëmijë, nji njeri i moshës madhore ishte i njohur për ta dhe ju tha mirë se erdhët shoku ...ne terrenin ton ju kemi pritur qe sa kohe se po na bën pengesa këta pëllumba ,zogjet e vegjël po na vijnë neper shtëpi duke kënduar ciu ciu spo na lejnë te qet duke dëgjuar muzike, dukej shikuar ndeshjen e futbollit ligen jugosllave muzikën e Zdravko Qoliqit,Lepa Brenën ,se unë dëshiroj qetësi por edhe ne vete mujm me ber pengesë, por dëshirojë lejet prej jush për gjueti qe te mos pengojnë e´te kemi me lehte?.
Prapë aty mbase nji kohe fëmijët kërkojnë bagetin e humbur neper tokat e tyre te mbjellura me frytin e Misrit,Grurit,ata përsëri me ata zagaret e vete ,aty afër dëgjohet nji zë duke biseduar ne dy tri gjuhe nganjiher Serbishte,Shqipe,Maqedonishte nga këta shoqëruesit e zagareve para shumë viteve njeri nga këta këtu tregon:Ter natën kam vëzhguar ne këtë tok (ara) duke shikuar kush po hyn epo del ne atë shtëpi.Aty ishte nji irredentiste qe kemi izoluar ne burg, edhe shokët tije ja kemi mbyllur ne burgje ,por kemi uri sot ende s´kemi mujte me mbyt asnjë pëllumb asnjë lepurushe, por e shef aty atë shtëpi aty ne te djathtë edhe ne te majte shkojmë mysafir aty se kam miq aty te hershem...
Kur para shumë viteve kam dal ne gjueti me kanë ofruar dreka ,darka ,se ju kam punësuar ne komunë,gjykata,këto familje ,ndërkohë edhe e shefe nji te moshuar te qëndrueshëm dhe i thotë zagarit (stoj)ndal ,patjetër duhet te shkoi te ato shtëpi kur para shumë viteve kam ngrenë dreka ,për te ditur për ketë njeri filloi ne atë qaste tek gjuetari nji shqetësim!.
Mbas shumë viteve përsëri këta gjuetar me zagarë ca ma te moshuar dalin ne gjueti me te specializuar me municion profesionale, me kostume te mbyllura te pa vërejtura te errtë me zagar me agresive duke kërkuar edhe derra te egër neper male tona lepuj ne për pyll ,aty afër barinjet i shikojnë këta gjuetar duke u stërvitur për te zen armikun kësaj radhe ndërrim strategjish ,duke e stërvitur ,,armikun ”e tyre me rroba kombëtare shqiptare me montazhe anash me foto se si po na mbysin fëmijët irredentistet ,separatistet,aty rojtar me rroba te zeza me ngjyrë tigri dëgjohet zëri aty afër (stoj)enxunem armikun dhe ato montazhe te bëhen neper TV ,dhe drejte me zagar shkojnë gjurmëve te vjetra te ato miqësi te paharruara se bashku neper pyje deri te cili qe kishin dështuar vite me pare,kësaj radhe kishin marre zagaret profesionale agresive si me te zgjuare ?
Por ishin rritur fëmijët disa shkojnë ne studime,disa rrugën e mërgimit,neper Evropë,ndërkohe njeri nga ata sheh edhe nji gjuetar qe kishte shkuar për te takime ne perëndim te ata miqet e vet te drekave te tyre te mëhershme por qe lujke rrolin e dyfishte te zgjuar edhe te gjuetarit e dhe te zagarit diku ne nji qytete te Zvicrës duke ber foto ne ndonjë tubim rrebelues antijugosllave apo ndonjë montim qe te ju epte raportet gjuetareve te vete.Ishin te uritur edhe me shume gjuetaret tani kësaj radhe neper Evropë deri ne Gjermani ëmë gjer ,por nji zagar aty e shihja personalisht duke marre ere ne Bad Canstatt,ne nji përkujtim te heronjve tanë ,nuk munda as te beje homazhe ashtu si duhet ,ishte ber patriot i zgjuar aje zagar ,dikush me kamerë aty ,dikush me grushte me dy gishta kështu me radhe si ne natyrën e shqiptarit,nga nji zagar qe ligjëroje për demokraci,për rebelim e shumë tjera i zgjuar, inteligjente, përvoje te madhe për zbulim kundër separatisteve, irredentisteve qe fliste shumë gjuhe edhe atje larg kishin mbërri mbas erës zagaret e me nji bollëk mbas pëllumbave deri ne qytetet me te largëta te Evropës?!
Kohet kalojnë zgjuaresija e zagareve nuk ndalet dëshirojnë përsëri me ngrenë mish te freskët ,me pir gjakun e kuqe ne vend te verës se kuqe ,dhe ja mësyn përsëri por s’ju del me ashtu plani ,pëllumbat dalin ne male, arave i qelin kanalet për mbrojtje me emblemën e UÇK qe ne te ardhmen te ujiten me ujë te Drinit te bardhe.Dhe nga dëshpërimet ata ne vend te pëllumbave këta gjuetar qe kishin kësaj radhe te droguar kopilë,te lindur rrugëve pa nene pa baba, mbysin bagëti, e çka mos. Me s’u vazhdoi zagareve ashtu por vetëm mbas cofëtinave bagëtisë,por shumë keqe ishin mbetur gjuetaret pa miqësi kësaj radhe pa kumbari,pa dreka pa (stoj) mikpritje te ngrohte.
Kaluan shumë kohe pas te gjithave atyre lëndimeve, maltretimeve ,vrasjeve te pëllumbave përsëri disa nga zagaret janë zgjuar me modern me me shumë gjuhe standarde nga ,,Dinari” tyre qe kishin marre me herët nga miqet e tyre si gjuetar te shkëlqyer ,janë ber te mençur shume dijn shumë kanë përvojë ata dijne qka është edhe bibla , kurani ,ata din çka është shteti tani ata kanë përvojë te madhe qe janë konvertuar ne gjuetar te rinj dhe zagar te rinj qe janë qe nga mëhalla ne fshatë ne komune deri ne Prishtinë te rrethuar e te dashur mbas te dashurve te tyre te uritur përsëri por me ,,modern´´?!.
Viruset janë dale tani ne skenën politike, por nji lloje virusi është shendrruar ne Evropë si s’mundja e derrit,por ne Kosovë këta virus kanë qen me herët ne nji version tjetër qe daton qe nga 1945 deri ne kohen e sotme ,qe janë te integruar ne media këshilltaresh politike qe vet ta shkruajnë historinë e atij luftëtari atij te burgosuri qe vëzhguan ter jetën qe vete tani edhe ne ketë kohe te sfidave demokratike bëjnë intervista qe vet i denoncuan ne UDB e vëzhguan ,qe janë shndërruar ne klonim shumë këta zagar qe janë shumë politike kjo pjell e keqe qe zë vend si model ne shoqerin shqiptare ne Ballkan si ne Shqipëri ne tjetër maske apo ne territore tjera .Por ne Kosovën e sotme kanë zen nji hapësire te gjere qe daton me shumë decenie, fatkeqsishte vazhdojnë me te madhe këta zagar politik te dirigjuar nga gjuetaret e vjetër te shndërruar ne zagar te rinj !.


(Vota: 29 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx