Mendime
Asllan Dibrani: Mesazh për Pavarësinë Kosovës!
E enjte, 18.02.2010, 09:55 PM
Mesazh  për  Pavarësinë Kosovës!Nga Asllan Dibrani
Qytetar,vëllezër e motra,zonja dhe zotërinj,dhe të nderuar mërgimtarë ku do që ndodheni ju urojmë festen e Pavarësisë  se Kosovës, ketë përvjetor të dytë 17 shkurtin ditën e  veçantë të Pavarësisë së  Kosovës . Urojmë që kjo ditë madhështore të jetë një ditë e shenjtë për të gjitha forcat politike të kombit tonë, për një udhëheqje ma progresive për interesin e kombit tonë. Të jetë një ditë e kurorëzimit për një qëllimi dhe një mendje me një vizion dhe ide ,me një strategji dhe synim, me një vullnet dhe harmoni , te të gjitha forcave intelektuale të krijuesve,artistëve,biznesmenëve dhe të gjithë spektrit ne elitën e Kombit të bashkohen rreth flamurit të vetëm atë  me shqiponjën dykrerëshe, të jetë mesazhi ma i mire i kësaj dite të veçanet jubilare , kjo festë le te jetë një kushtrim që të na bashkoj ma tepër se gjithherë shqiptaret në Shqipëri , Kosovë , dhe në trojet tona nën Serbi, Maqedoni, Greqi dhe Mal te Zi qe padrejtësisht u copëtuan nga armiqtë e shqiptarëve gjatë  historisë .
Shqiptarë kudo qe jeni dhe ju  bashkatdhetarë në mërgim me një theks te veçantë ju uroj ketë përvjetor të dytë 17 shkurtin ditën e Pavarësisë së  Kosovës. Data 17 Shkurt 2008 do të mbetet në Historinë e Kombit Shqiptar si data e Pranverës së Madhe të Lirisë së Kosovës  pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
Historia e Kosovës do të shkruhet me gjakun e derdhur nga heroizmi  dhe vetëmohimi e flijimi i jetës  së   bijve dhe bijave të saj . Pas këtyre dy datave historike, do te jenë  e mire se ardhur edhe dita  e fitores se bashkimit kombëtar  rreth një gjuhe ,një kombi  një kulture  një gjaku  dhe një  Pavarësi të tretë.  Shpallja e Pavarësisë se Kosovës  me 17 shkurt  në Prishtine ishte një akt historik, që siç tregoj dhe dëshmoj historia do t’ua ngrehu lart krenarinë shqiptarëve, dinjitetin dhe gëzimin. Mbasi kjo ishte synimi  i luftëtareve heroik, të vuajtjeve dhe gjakut të derdhur,për një  Kosovë, te lire, sovrane  e të pavarur  po kurrsesi pa Mitrovicën e bukur  dhe te pasur.
Ky përvjetor i sivjetshëm na gjeti ne shqiptarëve ma të lirë, ma te gëzuar e ma të bashkuar se kurrë prandaj ti nderojmë të gjithë ata që me përkushtim punuan për ta gëzuar na këtë ditë aq te shtrenjte për shqiptaret gëzuar ,për shume mote Pavarësia e  Kosovës,  Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe në te ardhmen  Pavarësia e Kombit shqiptar  në tërësi dhe bashkimit në një shtete te vetëm  ne Shqipërinë e natyrshme  qe e ka krijuar perëndia.. Gëzuar Pavarësia  e Kosovës edhe njëherë, duke ju uruar  shëndet  gëzime dhe  shume te mira  ne jetën tuaj.
![]()  | 
| Qëdresa e shqiptarëve nder shekuj - Pikturë nga Asllan Dibrani 95x75 cm në vaj | 
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Faik Krasniqi: Maqedonia ky shtet hegjemonist
						Besnik Prishtina: Ku është cinizmi i ish-patriotëve dështakë
						Liri Loshi: Pergjigje Nexhmedin Spahiut ne reagimin e tij : Nese nje sistem politik ka deshtuar…
						Shaban Peraj: Duhet mbrojtur Albin Kurti nga dhuna psikologjike
						Xhevat Rexhaj: Shikimi frikësues drejtë E. Kryeziut
						Xhever Ymeri: Projekti “Shkupi 2014,, - shkaqet, synimi, pasojat dhe sanimi
						BDSH: Apel për mobilizim dhe solidaritet kundër politikës së diskriminimit racial të shqiptarëve!
						Nexhmedin Spahiu: Kur dështon Sistemi politik
						Mentor Nazarko: Kronikë e dy vetëvrasjeve të paralajmëruara
						Dy poezi nga Selim Hasanaj
						Grigor Jovani:Epidemi në kohë të kolerës
						Adnan Abrashi: Një kujtesë agurzezë në ditën e pavarësisë
						Fehmi Ramadani: Kompromiset politike-pasojë e mungesës së planit të përbashkët ndërshqiptar
						Ruzhdi Sefa: Një përrallë moderne për studentët e Universitetit
						Blerim Rrecaj: Në prag të një përvjetori
						Cikël poetik nga Selim Hasanaj
						Arbën Xhaferi: Thërrmimi i kauzës Kombëtare
						Liri Universitetit të Tetovës në Përvjetorin e Ligjëratave të Para në shkurt të vitit 1995!
						Xhevat Rexhaj: Istogasit që komunën e zhvilluan si duhet
						Bardhyl Mahmuti: Marrëveshje të re për misionin e vjetër antishqiptar
					
				









