Mendime
Shaban Peraj: Duhet mbrojtur Albin Kurti nga dhuna psikologjike
E merkure, 17.02.2010, 10:56 PM

Shkruan: Shaban Peraj
Mes njerëzve, ashtu siç ka njerëz të lirë, ka edhe njerëz të shtrenjtë që nuk mund të blihen me asgjë. Pikërisht këta janë njerëzit që e lartësojnë kombin të ngarkuar me ideale e virtyte të larta. Në mesin e tyre është edhe Albin Kurti i cili e shet jetën shtrenjt, e jep jetën e vdekshme dhe merr jetën e pavdekshme. Morali dhe ndërgjegja e tij bëjnë që ai të jetë si një monedhë që shkon në çdo vend, vlera e të cilit nuk preket nga lëkundjet kombëtare. Duke i dhënë vlerë kësaj çështjeje, veprat e dobishme të tij mbeten të gjalla, pavarësisht mendimit të të tjerëve për te.Ata që mendojnë t’i bëjnë keq është e pashmngshme që një ditë patjetër të kapen nga vetë e keqja e vet. Kjo tashmë është bërë e zakonshme që misioni i BE-së, EULEX-i prirë nga veprimet e mëparshme të UNMIK-ut që për do farë hesapesh politike ushtron dhunë psikologjike ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti. Në rrethanat e krijuara për te si një aktivist i dalluar i çëstjes kombëtare vërehet qartë qëndrimi i subjeteve politike në Kosovë, po edhe i institucioneve shtetërore, një indiferentizëm që nuk arsyetohet me asgjë. Them kështu sepse për montimet politike që i bëhen atij nuk ka përgjegjësi politike nga faktorët relevant edhepse thuja të gjithë e kanë të qartë të vërteten. Ky është një turp i tyre, një papërgjegjësi totale morale që po dëshmohet ndaj tij në këto vite të pasluftës, të bindur edhe ata vet se ai është i qartë në veprimet dhe qendrimet e veta, por që për arsye të njohura për ta, të njëjtit bëhen sikur asgjë e re nuk ndodhë në shtetin e Kosovës. Bëhen qëllimisht këto veprime apo jo, një gjë është e qartë, Albin Kurti është ai që tregoi guximin për ta thënë të vërteten, është ai që nuk iu nënshtrua presioneve të EULEX-it për të pranuar fajin për ate që ndodhi në demostratat e 10 shkurtit të vitit 2007, kur edhe u vranë dy aktivistë të kësaj lëvizjeje. Pa pretenduar të analizojë këtë problem, ajo që më shqetëson është fakti se: kush e çoi padinë penale te EULEX-si kur dihet nga i gjithë opinioni shqiptarë se i njëjti demonstratat i zhvilloi të qeta pa asnjë qëllim për të shkatërruar institucionet legjitime të Kosovës, cilat mëkate paska bër ky person dhe kujt duhet ti japë llogari për veprimet dashakeqe të UNMIK-ut si dhe pse nuk u vlersua asnjëherë një veprim i tillë nga insitucionet e Kosovës? Nëse me veprime të tilla mendohet se dredhia dhe mashtrimi janë zgjuarësi, atëherë atë komb e ka zënë një sëmundje tashmë e pashërueshme. Ka sa e sa iniciatorë që për shkak të mospërgatitjeve paraprake të duhura, në fund ose përplasin pëllëmbët pas gjunjëve, ose i hedhin gurë fatit. Kështu ata bëjnë dy gabime: e para se nuk marrin masat e duhura, e dyta se pastaj kritikojnë fatin! Për rrjedhojë, po qe se një person nuk e rregullon punën duke llogaritur edhe fitimet edhe humbjet në masën që ka përgjegjësi për misionin që ka marrë, ai ose është në avanturier, ose një trashaman naiv.Këtë është dashur ta mendojnë mirë ata që sot mundohen të anashkalojnë veprimet kombërate dhe të hedhin baltë ndaj Albin Kurtit.
Pothajse të gjithë e dinë se ardhja e Albin Kurtit nesër në skenën politike shqiptare në Kosovë u prishë punë atyre që janë mësuar tani të bëjnë marrëveshje me ndërkombëtarët, jo për të mirën e atyre që bredhin rrugëve të papunë, të atyre që nuk e kanë të rregulluar çështjen sociale, pa qenë në gjendje të ndalojnë marshin e atyre që kërkojnë rritje të pagave, pa qenë në gjendje të rregullojnë veriun e Kosovës e kështu deri në pafundësi, ajo që vie në shprehje është ironia ndaj Albin Kurtit. Në rastin konkret nuk bëhet fjalë se kjo është një ironi e madhe e shpehur nga institucionet legjitime të Kosovës karshi Kurtit të bindur se vetëm kështu mund të ndalet ky person për të qenë nesër një prijës i mirëfillt i klasës politike në Kosovë, një lojë hileqare ndaj tij me një politikë që nuk ka për t’na çuar askund sidomos tani kur në Kosovën martire janë akumuluar shumë kërkesa për të gjuajtur me gurë atë që është arritur për këto dy vite të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Siç duket në rrethana të tilla ky person duhet akoma të bëjë lojën e viktimës që të tjerët të lundrojnë në kizën e krijuar dhe ironia qëndron në faktin se EULEX-si bënë punën e vet duke shkelur rregullat e demokracisë dhe duke përkrahur modelin më të keq që ndonjëherë mund t’i dodhë një shoqërie që është në tranzicion e ai nuk e zbaton ate për të cilën është vendosur në Kosovë. Është guxim i madh që EULEX-si të lejojë vetën të merret me Albin Kurtin, në një kohë kur ka shumë të pabëra në luftën kundër korrupcionit, në ushtrimin e aktivitetit në tërë territorin e Kosovës, problemet e shumta me gjykatat të cilat kanë një autor politik etj. Guximi i madh i tyre për të parandaluar Albin Kurtin gjoja se kështu e do historia është më tepër se një qëllim dashakeq, kur çdo gjë shihet ashiqare se kjo ndodhë vetëm në qendër të Evropës në këtë fillim shekulli duke paraqitur kështu pasinqeritet, pa pasur ndonjë dialog të sinqertë për të zgjidhur çështjen, dhe kjo punë nuk mund të presë dieri në pafundësi.
Angazhimi shumëvjeçar i tij bënë që të fitojë të drejtën për të qenë monitorues i asaj që po ndodhë në Kosovë pavarësisht çmimit që do të paguaj karshi interesave të përgjithshme kombëtare. Eksperienca e tij është një përvojë e krijuar e vetëdijes kombëtare në përballje me institucionet e huaja, në rastin konkret me EULEX-in. Këtë nuk duan ta kuptojnë disa që nuk u pëlqen tu prishet rahatia duke bjerrur edhe atë që kanë bërë për të mirën e popullit në Kosovë. Ajo që i ndodhë z. Kurti tani pas luftës në Kosovë bën një përjastim në përballje me EULEX-in duke vënë në pikëpyetje ekzistencën e institucioneve ndërkombëtare, ndaj ky proces dëmton rëndë edhe institucinet e Kosovës duke e trajtuar ate gjoja se nuk u takon atyre të dalin haptas në mbrojtje të tij. Pavarësisht erërave të ndryshme politike që po ndikojnë në trajtimin e tij, është vështirë të besohet se dikush do të arrrijë të formojë një opinion ndryshe sepse ka filluar të fryej një erë e re që kërkon zgjidhje sa më fatlume për qytetarët e Kosovës. Organizimi real i saj që të japë rezultate konkrete dike e pengon në këto rrethana sepse pasqyrohet në zgjimin politik për zgjedhje të përgjithshme, pavarësisht a do të mbahen këtë vit apo vitin tjetër.
Komentoni
Artikuj te tjere
BDSH: Apel për mobilizim dhe solidaritet kundër politikës së diskriminimit racial të shqiptarëve!
Nexhmedin Spahiu: Kur dështon Sistemi politik
Mentor Nazarko: Kronikë e dy vetëvrasjeve të paralajmëruara
Dy poezi nga Selim Hasanaj
Grigor Jovani:Epidemi në kohë të kolerës
Adnan Abrashi: Një kujtesë agurzezë në ditën e pavarësisë
Fehmi Ramadani: Kompromiset politike-pasojë e mungesës së planit të përbashkët ndërshqiptar
Ruzhdi Sefa: Një përrallë moderne për studentët e Universitetit
Blerim Rrecaj: Në prag të një përvjetori
Cikël poetik nga Selim Hasanaj
Arbën Xhaferi: Thërrmimi i kauzës Kombëtare
Liri Universitetit të Tetovës në Përvjetorin e Ligjëratave të Para në shkurt të vitit 1995!
Xhevat Rexhaj: Istogasit që komunën e zhvilluan si duhet
Bardhyl Mahmuti: Marrëveshje të re për misionin e vjetër antishqiptar
Drejtori i Arkivit: Kemi emrat e saktë të ekzekutuesve të dënimeve me vdekje
QKISHAIBK: “Eulex”, kërkoni vrasësit e Mon Balajt, Arben Xheladinit dhe...
Abdullah Prapashtica: Një letër pas të cilës qëndron i tërë populli
Neki Lulaj: Takimi Topi, Berisha dhe Rama
Ilir Dardani: Halldupet e Sorrerise dhe Shqiptaret e Shqiperise
Xhevat Rexhaj: RTK Kohavizion - Rubikon fushatë komuniste kundër rugoviste