E premte, 02.05.2025, 06:16 AM (GMT+1)

Mendime

Neki Lulaj: Takimi Topi, Berisha dhe Rama

E diele, 14.02.2010, 08:35 PM


TAKIMI TOPI BERISHA DHE RAMA

Nga Neki Lulaj

Presidenti i Republikës se Shqiperisë,Prof Dr.Bamir Topi vendosi qe të thërrasë tryezën politike,ditën e shtunë me 13 shkurt 2010.Se sa e rendësishme dhe frytëdhe do të jetë mbajtja e kësaj tryeze të dialogut ndërmjet kryeministrit të Shqiperisë Prof .Dr. Sali Berisha dhe të kryetarit të opozitës Edvin Rama pritët me padurim nga votuesit e partsë socialiste,te cilët janë buzë humbjës se durimit me kryetarin e tyre..
Presidenti Topi,duke u përpjekur qe ti kontriboj normalizimit të klimës politike e cila qe nga zgjedhjet e 28 qershorit,pas humbjës bindëse te opozitës ka marrë një kahje të pa lakmueshme dhe shumë denigruese për vendin e shqipeve.Për vendin, i cili akoma i vuan palgët e renda nga e një regjimi i egër envero-stalinist. Tërheqja e socialistve nga rruga e bojkotit dhe hyrja në Parlament ne vendin ku mirrën vendimet e shtetit dhe diskutohen çështjet madhore.Parlamenti është vendi qe porositë e votuesve , kërkesat dhe interest e tyre ti plotësojë dhe jetësojë.Por në Shqipëri ndhodhë e kundëta ata që atyre ju besuan dhe ua dhanë votëbesimin tanime kanë ngelë rrugëve të Tiranës dhe të qyteteve të tjera të vendit duke bërë mitingje e duke u byrykatë si “qetë para zgjedhës” me tone kërcënuese dhe fjalë fyese për kryeministrin Berisha dhe qeverinë e tijë, duke u lidhë si “shkau për kryq” në hapjën e kutive te votimit pas qertifikimit të zgjedhjeve dhe një heri edhe nenshkrimi nga vetë Edvin Rama,për korrektësin zgjedhore .Kjo që ndodhë në vendin tonë nuk mund të ndodhë edhe në as një vend të botës përveq në Shqipëri e pikërisht keto gjera janë të aranzhmuara nga ish bashkëpunëtorët e ngushtë te Enveri nga ata qe e kallënShqiperinë ne vitin 1994 duke e pagëzuar si “Revolucion i vonuar” turp e mëkat ta kallë njeriu vetëvehtën!
Mendoi se presideni i Shqiperisë Zot. Bamir Topi pakë sa me vonesë ka ndërmarrë këtë iniciativë nga arësyeja,së zgjedhjët parlamentare janë mbajtë me 28 qershor të vitit 2009.Kryeministri Dr Sali Berisha, ka marrë urime të ndryeshme për fitorën e zgjedhjeve parlamentare nga burrshtetasit e ndryeshme të Evropës dhe SHBA,për mandatin e ri qeverisës.Dr. Sali Breishës, për detyrën e besuar dhe punën e kryer deri me tani ne shtetin e vet nuk i nevoitën lëvdatat por, i shifët puna dhe angazhimi i tij maksimal në Intëgrimin e Shqiperisë në Bashkësinë Evropiane.Besoi se viti 2013 do ta gjejë qeverinë berishjane si qeverinë me të suksesshme dhe me premtimin e mbajtur në Shqiprinë evropiane me liberalizimin e vizave për qytetaret shqiptar.
Me 16 nëntor të vitit 2009 ministrant e BE vendosën ta pranojnë kërkësen e Shqiperisë për antarsimin në BE.Në prill të vitit 2009 Shqipërija u be anëtare e NATO-s arritje shumë e madhe me qeverinë dhe qeverisjën e shkëlqyer të kryeministrit Prof. Dr. Sali Berisha.Pastaj Autoudha Durrës Kukës-Morinë janë meritë dhe vepra të pavdekshme dhe të pa mohueshme te qeverisë Berisha.Edhe pse kritikat nga socialistet për këtë autoudhë ishin edhe nga ma të ndryeshmet dhe më te pa kuptueshmet qe dinin ata të ja drejtonin kryeministrit të tyre Dr.Sali Berishës.
Lidhja Socialiste si forcë e spektrit të majtë,dhe kryetari i tyre Edvin Rama,i cilësuar si njeri i sëmurë,si njeri i çekuilibruar i cili ka problem me vetëvehtën,i mban peng të gjithë deputetet e partisë socialiste me një kembëngultësi të pa realizuar, të endërrave të tija për pushtet qe e ka një synimin “hap kutit ose ikë.Në asnjë vend të botës nuk ndodhë ajo që ndodhë tek ne shqiptarët.dhe se për çdo gjë te bërë ose të pa bërë akuzohët qeverija e Berishës
Nëpër vendet e ndryeshme evropiane mbajti dimër me borë,mediat e ndryeshme njoftojnë për viktima për bllokime të trafiqeve .Bora e madhe ka bllokuar komunikacionin duke krijuar vështirësi të pa parashikuara dhe fatkeqësi të rënda në trafik,edhe me viktima njërëzish .Duke bllokuar dhe duke anuluar edhe fluturimin aeroplaneve,pastaj bllokimi e tunelit të Lamanhit për shkak te ngricave të mëdha pra të gjitha këto kanë ndodhë gjatë këtijë dimri në Evropë . Asnjë opozitë evropiane pas të gjitha këtyre që ndodhën nuk ka kërkuar që të japin dorëheqje kryeministri ose qeveria.
Në Shqipëri është e kundërta dhe është i vetmi vend në botë që kërkon diçka të veçantë e cila për çdo gjë që ndodhë mbi qiellin shqiptar,kërkon që e djathëta të jap dorëheqje.Nëse në Shqipëri gjatë muajve të verës ka thatësi atëherë akuzohet Berisha si fajtor për këtë,nëse deti ka dallgë,nëse fryejnë erëra të furishme,nëse bie borë e madhe,nëse bien shirëra dhe ka vërrshime,nëse zogjët fluturojnë në drejtime të ndryshme,nëse bariut ia pren kopenë ujku,nëse hëna ia zënë shkëlqimin diellit,nëse ndodhë një fatkeqësi komunikacioni rrugor ose ajror dhe nëse e nëse shumë të tjera socialistët dinë kah ta drejtojnë gishtin e fajësisë kuptohet kah Berisha dhe qeveria e tij.Atyre akoma nuk iu ka shkuar ndërmend ta akuzojnë Berishën se pse ai ka pranuar që në vitin 1912 të aneksohët Kosova nga ish Jugosllavia.Këta janë argatët e Edvinit(Gjinushi,Braçe,Klosi,Dade,Meidani,Ruçi, Nano,Ngjela),gjithë kjo panoramë çoroditëse ka një përsonazh e ai është emri i kukuvajës Edvin Rama me seimenët e tij të lartëpërmendur dhe shumë të tjerë të tipit zvarranikë të çelbët të cilët po përpiqen me sjelljet e tyre makabre ta izolojnë vendin e shqipeve dhe ta etiketojnë me thirrjen “Berishë hap kutitë ose ikë” ju bëjëm me dije të gjithë atyre që mendojnë ndryshe se zgjedhjët e ardhshme në Shqipëri do të mbahen në gjysmën e qershorit të vitit 2013 me Berishën dhe Shqipërinë evropiane.Takimi i datës 13 shkurt 2010 në mes Topit,Berishës dhe Ramës drojë se nuk do të jetë aq frytëdhënës,kur dihet gjendja psiçike dhe shpirtërore e Ramës për pushtet,dhe vendosmëria e Berishës për integrimin e Shqipërisë në familjën e madhe evropiane.

Neki Lulaj,
12/02/2010


(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx