E hene, 29.04.2024, 06:51 AM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Politika e shqiptareve ne Maqedoni ne qorrsokak

E hene, 08.02.2010, 08:54 PM


Politika e shqiptareve ne Maqedoni ne qorrsokak

Nga Faik Krasniqi

Basket ne Spanje i gezojne te gjitha te drejtat ne nivel te shtetit, ndersa ne nivel lokal ata jane zot te shtepise se tyre.Megjithate ata nuk jane te kenaqur dhe vazhdojne luften e tyre per pavaresi te plote.Duan shtetin e tyre dhe luftojne me nje Spanje te fuqishme qe eshte anetare e NATO-s dhe Bashkimit Europian. Valonet dhe Flamanet ne Belgjike gezojne te gjitha te drejtat dhe thuajse funksiononojne si Konfederate, por megjithate ata duan te ndahen. Kuebeki ne Kanada gezon autonomi te plote por megjithate ata duan te ndahen. Shqiptaret  ne I. R. J. M(Maqedoni) ende mirren me flamurin, gjuhen, kuota shteterore, me disa 20 perqindje e me muzeume te alfabetit apo te lirise (kjo e fundit absurd ne vete sepse nuk e di per cfare lirie e kane fjalen), por ja dekada e dyte e shekullit XXI po fillon dhe ata ende kerkojne gjuhen, flamurin, punesim, dhe buke. Kjo ndodh kur kane politikane apo funksionar politik me hipoteka te medha, dhe nje participues shqiptar ne vendimarrje qe ne fakt nuk ka asnje lloj ndikimi sepse kane pranuar te behet pjese e Qeverise pa platforme politike, pa agjende politike, pa kushte dhe ne vend qe te ishin konstruktiv kur ishin ne opozite ata benin sabotazhe dhe komplote me Gruevskin, sic ishte marreveshja e majit, por eshte nje rregull e pashkruar qe thote nese luan me zjarrin do te digjesh vete, dhe tani ndodhi qe nuk dine cka te votojne, cka te propozojne, as te rrine ne Qeveri e as te dalin sepse edhe njera edhe tjetra ka cmimin e vet, qe sic duket zoterinjte e BDI-se nuk jane ne gjendje ta paguajne, andaj kane zgjedhur heshtjen totale dhe nuk e dine cka do tu sjell mengjesi e cka mbremja.Nuk jane ne gjendje as t'ia permendin emrin Gruevskit nga trishtimi se po i degjon, e lere me te kerkojne ndonje te "drejte" natyrale qe do t'ju takonte edhe sikur te kishin qene 0,5%. Fjala e urte thote "nese ia ben varrin tjetrit, mund te ndodh vete te hysh aty", dhe kjo marreveshje e majit  u referohem vete atyre ne ate debatin qe e paten ne nivel te larte ku diskutonin se cfare ishe 2001, ndersa pjesemarres ishin Rizvan Sulejmani, Gezim Ostreni etj. Paramendo, ata vete nuk e dinin cka ishte, ndersa vazhdojne te thirren ne luften clirimtare!!


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora