E diele, 28.04.2024, 11:05 PM (GMT+1)

Mendime

Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “Kalaja” reagon ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Shkupit

E diele, 07.02.2010, 09:27 PM


R E A G I M

Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA” reagon ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Shkupit e cila dënojë në mungesë dhe pa prova tre ish-ushtarët e UÇK, dhe njëherit kryetarin e partisë AK Harun Aliun i njohur me nofkën Komandant “Kushtrimi”. Të cilët, kjo Gjykatë pa asnjë bazë ligjore i ka dënuar me burgim të përjetshëm me akuzë për sulmin ndaj një patrulle të njësitit “Tigrat” ku një polic mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur. Shihet qartë se në këtë shtet Institucionet e Drejtësisë janë nën diktatin e qeverisë dhe partive në pushtet që për interesat e tyre të ngushta ngrenë kurthe ndaj njerëzve të pafajshëm për të ruajtur kolltukun e butë të pushtetit. Me këto vendime absurde të dhëna nga Gjykatat në Maqedoni për të dënuar pa fakte dhe në masë të madhe ish-ushtarët e UÇK dhe popullsinë shqiptare po del qartë se sllavomaqedonasit me strukturat shtetërore po tentojnë të frikësojnë shqiptarët. Prandaj ne si shoqatë apelojmë tek të gjithë ata që në emër të luftës sot janë në pushtet të punojnë dhe të kujdesen për ruajtjen e vlerave të luftës së 2001, për ruajtjen e imazhit të luftëtarit shqiptar që ndër shekuj ka qenë i paprekur. Të qëndrojnë larg projekteve antishqiptare ku përgatiten skenarë për ndjekje dhe dënime kundër bijve më të mirë të popullit që luftuan për çështjen kombëtare. 
Vërehet se viteve të fundit kemi të bëjmë me një racizëm etnik shtetëror kundër çdo gjëje shqiptare si: historisë, gjuhës, kulturës dhe besimit fetar. Prandaj Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA” apelon faktorin Ndërkombëtar që të parandalojë provokimet, arrestimet, dënimet e pa baza ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

Zëdhënësja e shoqatës “KALAJA”
Prof.Teuta Kamberi-Llalla
06.02.2010. Tetovë.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora