Mendime
Hilmi Saraçi: Menjanohen dilemat dhe paqartësitë zgjedhore në komunën e Prizrenit dhe të Lipjanit
E enjte, 04.02.2010, 10:57 PM

Menjanohen dilemat dhe paqartësitë zgjedhore në komunën e Prizrenit dhe të Lipjanit
Nga prof. Hilmi Saraçi
Këto ditë përfunduan zgjedhjet lokale të balotazhit për kryetar të kuvendeve komunale, në Prizren dhe Lypjan. Ka mbetur edhe Gjilani. Këto zgjedhje (lokale) , të parat pas pavarësisë së Kosovës sollen mjaft risi, por edhe dilema, debate, paqartësi dhe kundërthënje të veçanta rreth ecurisë dhe zhvillimit të tyre, prandaj u dashtë që të përseriten për të treten herë ,sidomos, në balotazh për kryetarë të KK-së në Prizren, Lypjan , por si duket edhe në Gjilan .Kësaj radhe votimet u zhvilluan në mënyrë korrekte dhe të organizuara mirë , nuk u shënua ndonjë dukuri as ekces që kishtë për të vështirësuar dhe penguar këto zgjedhje, pa marr parasyshë se gjatë votimit ka pasur ndonjë dobësi- persona që votuan për tërë familjen. Këto ndodhin shpeshëherë gjatë votimeve . .Kësaj radhe angazhimi dhe organizimi nuk munguan nga subjektet politike dhe organizatorët të tjerë, që ishin të angazhuar në garë Në këtë fushë kandidati i PDK-së doli më e sukseshme (fituese) , sepse PDK-ja u angazhua më përkushtim dhe profesionalizëm nga aktivistë që arriten që ta përfitojnë elektoratin ,respektivisht ishte kryeministri , Hashim Thaçi i cili, si zakonisht, gjatë këtyre fushatave sgjedhore ishte gjithnjë i pranishëm duke treguar aftësi të veçantë gjatë fushatës elektorale, në favor të PDK-së, për Ramadan Mujën (në Prizren) dhe Shukri Bujën (në Lypjan) ,karshi kandidatëve të LDK-së, Hanefi Muharremit (në Prizren) dhe Imri Ahmeti (në Lypjan) . Këto rezultarte prelimentare KQZ-ja i paraqiti para opiniot në favor të PDK-së. pa ndonjë verejtje dhe kundërshtim…
Fitorja në Prizren dhe Lypjan, rrjedhojë e besimit në Qeverinë Thaçi
Zgjedhjet e përfunduara kanë një rëndësi të veçantë , sepse me këtë rast u menjanuan disa dilema dhe paqartësi të qytetarët për të ndikuar në përseritjen e tyre . Mendoj se fitorja e PDK-së është e meritueshme - rrjedhë nga besimi që kishin votuesit në Qeverinë Thaçi e cila gjatë këtij mandati , përkundër dobësive, ka treguar rezultate të konsiderueshme, në veçanti në infrastrukturë, ndërtimin e rrugëve, ndërtimin e objekteve shkollore, por edhe disa projekte të tjera me rëndësi të veçantë në këto komuna , siq është projekti për hapjen e Universitetit të Prizrenit . Në Prizren dhe në Lypjan janë edhe disa projekte të filluara (të parapara) nga Qeveria të cilat në një afat të shkurtër do të realizohen. Votuesit kanë menduar se më mirë është të votojnë për kandidatin që i përket qeverisë në pushtet në krye me Hashim Thaçin, e cila do të ndihmojë më lehtë dhe më shpejtë për realizimin e këtyre projekteve , të cilat do ta përmirësonin gjendjen momentale në këto komuna .se sa subjektit tjetër LDK-ja me kandidatin Hanefi Muharremin dhe Imri Ahmetin. Kjo do të ndodhë edhe me Gjilanin nese vendos Gjykata Supreme për perseritjen e votimeve. Mirëpo Gjykata Supreme ka hudhë poshtë vendimin e ZAPK-ut Mendoj se edhe në Gjilan përseritja e votimeve kishte për tëqenë e arsyeshme , sepse në këtë mënyrë do të menjanohen dilemat dhe paqartësitë si në Prizren dhe Lypijan…
A ka dobësi, pasivitet dhe rivalitet në LDK-në(?)
Mendoj se LDK-ja ka kohë që ka humbur autoritetin si subjekt i parë politik në Kosovë ,përkundër kualicionit që ka me PDK-në . Këtë autoritet e kishte sidomos në kohën kur ishte gjallë Dr. Ibrahim Rugova . Pas vdekjes së Rugovës me të madhe po diktohet mungesa e tij. Kanë dalë në shesh: dobësitë, pasiviteti.dhe rivaliteti ndërpartiak. Kjo u verejtë më së miri gjatë ndarjes në dy sybjekte politike si dhe më vonë edhe largimi i papritur i disa kuadrave të njohura të parties, tani edhe pas vdekjes së Fadil Feratit , nënkryetar, aktivist i shquar i LDK-së dhe bashkëpunëtor i Dr. Rugovës, do të ndikojë në perspektivën e LDK-së në të aedhshmen . Megjithate në kohet e fundit LDK-a ka filluar të këndellet dhe të shohë se duhet bërë diçka për përspektiven më të mirë të LDK-së, në të ardhshme . Kjo shihet pas fitorës që pati , në veçanti, në Prishtinë kandidati i saj Dr.Isa Mustafa , por edhe fitorja në disa qendra të tjera komunale .Mendoj se një sukses i veçantë për LDK-në, në të ardhshmen do të shihet nese bëhet riorganizimi, në rend të parë i kryesisë së LDK-së e cila sikur ka ra n ë gjum dhe nuk dinë të zgjohet.nga pasiviteti. Disa antarë nga kryesia parashtrojnë mendimin e një riorganizimi në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së. Në këtë fushë Milihate Tërmkolli antare e kryesisë ka drejtuar disa herë kritika në adresë të subjektit të vet politik ku thotë së Kryesia e LDK-së është si një pushimore që pushojnë antarët e saj , sepse ata (antarët e kryesisë) nuk e kanë guximin dhe autoritetin të flasin dhe të përmirësojnë gjendjen e krijuar pas vdekjes së Dr. Rugovës, për të shpieguar rolin që ka pasur (LDK-ja) për 20 vjet. Ajo (LDK-ja) ka pasur besimin e plotë të popullit dhe ishte subjekti i parë politik në Kosovë, por pas vdekjes së Rugovës ka humbur- duke u përplasur herë kah PDK-ja, herë kah AAK-ja , kështu ka mbetur si një livadh ku secili mundohet të grabisë diçka “, për të shtuar se kjo udhëheqje duhet të pushojë dhe të formohet një grup punues që do të paraqes konceptin e zhvillimit të LDK-së në të ardhshmen”…
A vlen të prishet kualicioni PDK dhe LDK(?)
Nuk mungon mendimi për prishjen e kualicionit me PDK-në , se kjo është njëra nder pengesat për të shkuar përpara LDK-ja. Këtë mendim si duket e ka zbutur humbja e kandidatëve të tyre në Prizren dhe në Lipyjan, prandaj nuk mendojnë si më parë për prishjen e kualicionit.Mendoj se prishja e kualicionit në këto momente nuk është e dobishme për asnjërën palë. Mendimi për prishjen e kualicionit është parë edhe më herët. Ramush Haradinaj ka kërkuar prishjen e kualicionit në mes të PDK-në dhe LDK-së duke kërkuar që të hyjë në kualicion me AAK-në. Haradinaj kritikon Qeverinë Thaçi si të dobtë dhe të pasukseshme në disa fusha.Njëra nder këto fusha , sipas tij, është edhe veriu i Mitrovicës për të cilin Qeveria Thaçi ka bërë pak, prandaj z. Haradinaj kërkon mbajtjen e parakohshme të zgjedhjeve parlamentare duke kërkuar që LDK-ja t’i bashkohet AAK-së dhe bashkërisht të formojnë Qeverinë Haradinaj. LDK-ja nuk ka dhënë ndonjë mendim për këtë …
Bashkëpunimi dhe përkrahja e Bashkësisë Nderkombëtare e domosdoshme
Straregjia për veriun e Mitrovicës është një obligim i veçantë për Qeverinë e Kosovës , por jo vetëm për Qeverinë e Kosovës, mirëpo për realizimin e saj ka disa mendime që nuk përkojnë me njëra tjetren, sepse nuk është punë e lehtë të realizohet kjo strategji pas dhjetë viteve të heshtjes dhe të lënjes pasdore të strukturave paralele të Srrbisë në të cilat janë të inflirtuara njerës me të kaluare kriminele dhe kontrabandistë , prandaj duhet pasur kujdes gjatë realizimit të kësaj strategjije . Kjo strategji është bërë në bashkëpunim me OIC-en, por në këtë fushë BE-ja sikur qendron neutrale dhe nuk ka plan për një realizim të tillë . Ndersa KFOR-i heshtë , në një farë mënyre përkrah këtë strategji, ashtu siq është përkrahur nga ambasadori amerikan në Prishtinë . Kjo edhe po e vështirëson marrjen e masave ndaj strukturave paralele . Këtë strategji Serbia e kundërshton, sepse ajo nuk dëshiron që të përmirësohet gjendja në këtë pjesë të Kosovës, (por edhe në terë Kosovën) dhe të ndertohet sistemi demokratik ligjor dhe kushtetutar në terë teritorin e Kosovës,. prandaj në Këshillin e Sigurimit Tadiq ka kundershtuar një iniciativë të tillë , duke shtuar se me këtë rast do të destabilizohet gjendja në këtë pjesë të vendit. Mirëpo ne nuk duhet ta dëgjojmë ç’thotë Tadiqi dhe të tjerët bashkëmendimtarë të tij, por, duhet të jemi të vendosur dhe këmbëngulës në shuarjen e strukturave paralele të Serbisë sa më parë , krimit të organizuar dhe kontrabandës në këtë pjesë të Kosovës, komfor ligjëshmërisë dhe kushtetutës, duke përdor forma të veçanta për eleminimin e tyre pa përdorimin e forces , por nese diktojnë rrethanat edhe këtë formë duhet përdorur… Nuk mund të themi se Qeveria Thaçi, në rend të parë, është fajtore për këto (për gjendjen në veri të Mitrovicës), sepse kjo qeveri nuk ka mundur të ndërmar hapa konkret pa angazhimin dhe bashkëpunimin (lejimin) e Bashkësisë Ndërkombëtare (UNMIK-t. së fundit EULEK-sit ) Në këtë fushë nevoitet një bashkëpunim (përkrahje nga Bashkësia Ndërkombëtare (EULEX-i) dhe organizma të tjerë relevante…
Komentoni
Artikuj te tjere
Bajrush Behrami: Për ta mbajtur fjalën s'duhet dhënë premtime
Faik Krasniqi: Edhe sllavomaqedonasit duhet te mesojne gjuhen shqipe
Dibran Demaku: Inati shqiptar
Fran Buzhala: Bashkimi i kompanisë turistike
Blerim Rrecaj: Pse duhet bojkotuar mediat shqipfolëse antishqiptare?
Mark Antoni: Ne dhe Ata
Fehmi Ramadani: Kahet e zgjidhjes së problemit të Luginës
Reagim nga Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “Kalaja”
Ilir Dardani: Poshte trasheguesit e pushtimit
Ramiz Bojaj: Teoria e komploteve dhe politikat miope
Shaban Peraj: Zgjedhjet që po vijnë
Komunikatë e ,,FBKSH” për Evropë !
Kalosh Çeliku: Populli e thot?: nuk b?het si them un?
Ramiz Dërmaku: Formimi i Ministrisë së Mërgatës, shpejton dhe e forcon shtetin e Kosovës
Selim Hasanaj: Një libër interesant për shumcka
Faik Krasniqi: Deri kur me marreveshje antikombetare
Idriz Zeqiraj: Telenovela e pergjakshme me emrin - Kosovë -
Selim Hasanaj: Janari ja rrëmben Kombit Shqiptar edhe një Burrë të Madh, vdiq Kryetari i Istogut z. Fadil Ferati
Neki Lulaj: Prizreni Jerusalemi i Thaqit dhe i PDK-së, Lipjani dhe Gjilani Betlehemi i LDK-së
Adnan Abrashi: Lumi ne që e kemi Albinin, por i mjeri ai që na ka neve?!