E diele, 28.04.2024, 04:57 AM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Inati shqiptar

E merkure, 03.02.2010, 09:07 PM


INATI SHQIPTAR

Nga Dibran Demaku

Inati si fenomen mbase është i shprehur edhe tek popujt tjerë,por tek kombi shqiptar ai shprehet me vrazhdësinë më të madhe të tij.Dhe ky inat siç duket zgjatë më shumë tek kombi shqiptar se tek çdo komb tjetër.Inati si fenomen tek shoqëria shqiptare paraqitet në çdo lëmi jetësore.Pastaj inati si fenomen nuk zgjedh as moshë e as gjini.Inati paraqitet tek individët,tek grupet e edhe tek klanet e ndryshme shoqërore.
Në këtë shkrim të sotëm do të ndalemi tek fenomeni i inatit politiko-partiak.Pothuajse këtu ky fenomen shpaloset me tërë vrazhdësinë e vet shkatërruese.Këtu thuajse inati nuk pushon asnjëherë.Ai vetëm rritet e rritet.Dhe kur inatit i shtohen edhe interesa të ndryshme,ai bëhet pothuajse i pakalueshëm.
Partitë e ndryshme politike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë,ndaj kundërshtarëve të tare politiko-partiak pothuajse çdo herë shprehen me inat e kurrë me arsye.Nganjëherë nga inati i tepruar shkojnë aq larg saqë kundërshtarin politik e denigrojnë aq shumë dhe në fund e shpallin edhe armik?!Dhe ky fenomen shpaloset me tërë vrazhdësinë e tij kur njëra parti është në pushtet,ndërkaq tjetra në opozitë.Atëherë opozita me çdo veprim të saj do të mundihet që partinë në pushtet ta denogrojë deri në atë masë,saqë para publikut ta paraqesë si parti të dështuar dhe jo të denjë për të udhëhequr vendin!Opozita do të shkojë aq larg sa që edhe çdo sukses të partisë në pushtet ta paraqes si të dështuar apo edhe joegzistent!Në anën tjetër edhe partia në pushtet duke u marrë me akuzat e opozitës do ta harrojë orientimin e vetë kryesor për të udhëhequr kombin dhe vendin drejt prosperitetit.
Pa dashur që për asnjë arsye të ndërhyjmë në punët e shtetit shqiptar,kësaj here deshëm që të trajtojmë vetëm inatin si fenomen të shoqërisë dhe politikës shqiptare.
Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj që nga zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri.Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009,sipas komisionit qendror zgjedhor si parti fituese doli Partia demokratike,ndërkaq Partia sosialiste mbeti në opozitë.Por edhe pas gjashtë muajsh,Partia socialiste nuk e pranon rezultatin e atyre zgjedhjeve.Dhe deputetët e saj të zgjedhur nga vota e popullit,nuk hyjnë në Parlament.Dhe e tëra kjo nga inati që ka zënë kryetari i Partisë socialiste me kryetarin e Partisë dempkratike,përndryshe kryeministër i vendit.Moshyrja e opozitës në Parlament ka shkaktuar krizë politike,saqë e ka detyruar Komisionin Europian të mirret me inatin shqiptar!Dhe ky inat shprehet me tërë vrazhdësinë e tij tash kur Shqipëria është anëtare e Natos dhe aspirante për në Bashkimin Europian!Dhe domosdo që inati shqiptar do t`i habisë edhe institucionet e larta europiane!Ky inat do t`i habisë edhe të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen!
A nuk ngjanë kjo e tëra me atë tregimin popullor:"Burri,gruaja dhe viqi"!
Një burrë dhe një grua duke qëndruar në shtëpi e shohin viqin që ishte zgjidhur dhe po bënte dëme nëpër shtëpi.Në atë moment ata lidhin bast se cilido që të flasë i pari duhet ta lidhë viqin.Dhe pas lidhjes së bastit ata qëndrojnë në heshtje,ndërkaq viqi i zgjidhur po dëmtonte gjithçka.Ndërkohë arrijnë për vizitë vëllezërit e gruas.Gruaja duke e ditur se do të ishte e detyruar që të fliste me të vëllezërit dhe kështu e humbiste bastin,ikën e fshihet.Vëllezërit e gruas hyjnë në shtëpi,ndërkaq dhëndrri nuk u dëshiron mirëseardhje!Ata për një moment habiten me qëndrimin e tij,pastaj e pyesin se ku ishtë motra e tyre!Por dhëndrri duke ditur se po të fliste e humbiste bastin e pastaj i duhej ta lidhte viqin,kishte heshtur tutje.Atëherë vëllëzërit mendojnë më të keqen:-Derisa dhëndërri nuk po fliste e motra e tyre nuk shihej askund,ai mbase ua kishte mbytur motrën.Dhe vendosin që ta ekzekutojnë dhëndrrin.E marrin një litar dhe e varin në një nga trerët e shtëpisë.Pastaj e marrin dhëndrrin dhe ia vendosin litarin në qafë.Dhëndrri edhepse po e shihte vdekjen në sy nga inati se do të humbiste bastin me të shoqen edhe më tej vazhdonte të heshtte.Atëherë e shoqja duke parë rrezikun e humbjes së të shoqit del nga vendi ku ishte fshehur dhe u drejtohet vëllezërve:-Unë jam shëndosh dhe mirë,andaj largonie nga qafa e tim shoqi atë litar!
Burri i saj pa e prishur terezinë i drejtohet së shoqes:-E humbe bastin andaj shko e lidhe viqin.Dhe pastaj përshëndetet me vëllezërit e së shoqes.
Edhe dy partitë më të mëdha politike në Shqipëri,njëra në pushtet e tjetra në opozitë sikur kanë vënë bast dhe inat se cila do të lëshojë pe e para!Mbase kur Komisioni Europian do të zbresë në kryeqytetin shqiptar,ndonjëra prej tyre për të mos humbur bastin do të fshihet si ajo gruaja e tregimit!Ndërkaq tjetra duke bartur inatin e frikës së humbjes së bastit do të pranojë të flijohet,por kurrësesi të lirohet nga inati!Sepse inati sikur i mbanë peng shqiptarët!... 


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora