Mendime
Selim Hasanaj: Janari ja rrëmben Kombit Shqiptar edhe një Burrë të Madh, vdiq Kryetari i Istogut z. Fadil Ferati
E shtune, 30.01.2010, 11:00 PM

Vetem para pak qastesh mora lajmin se Istogu sot paska humb Liderin, Prefektin e vet Legjendë, LDK-ja paska humb nenkryetarin e saj dhe familja e nderuar FERATI nga Gurrakoci paska humb familjarin dhe të dashurin e vetë të pavdekshmin z. FADIL FERATI.
Istogu , kjo perlë e Gadishullit Ilirik, qendra piktoreske e Podgurit gjatë historisë neper shekuj dha burra dhe trima, dha intelektual e patriot të cilet me veprimtarinë e tyne patriotike, luftarake, humane e krijuese jo vetem se u banë të njohun në mbarë boten por ata ndyshuen historinë e kombit të vetë dhe besa edhe të rrethit e rajonit.
Cerrca , fshat ky rranx Bjeshkve të Thata kombit i dha Selmon Kadrinë që ja vrau vojvoden krajlit të Beogradit dhe clirojë kombin nga zullumet e katilit Milic Kerrsta. Me rranjet në shkrepat e bukurive prrallore të Rugovës dhe trupin në Cerrcen e Podgurit, baba Ukë Rrustë Rugova me nanën Sofë i dhanë kombit Shejtin, Shpetimtarin dhe Liderin e pavdekshem Dr. Ibrahim Rugova. Fshatrat e Istogut gjithmonë paten burra dhe trima, nga Shushica nifej per trimni e patriotizem Ahmet Nuhi, nga Uca, Bajram Gashi,Col Bajraktarin,nga Rakoshi Zeqir Rexha, nga Orroberda Bardh Isufi e Sali Hoxha,
nga Vrella Tahir Alia e Smajl Alia,nga Lubozhda Ramush Cetina e Bajram Cetina, e sa e sa trima tjerë. Dhe në kohen ma të re nen udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugoves Istogut dhe popullit shqiptarë i duelen krah Avokat Shaban Mani dhe Fadil Ferati me shumë shokë të tjerë të cilet sypatrembur ishin në ballë të popullit pergjatë okupimit ushtarako policor të falanges së Milloshevit dhe krah perkrah si dy miq, si dy vëllazen me vite qendruen në krye të Levizjes Kombtare LDK dega e sajë në Istog dhe kur forcat e errta shqipfolse kidnapojnë dhe vrasin mizorisht Shaban Manin , z. Fadil Ferati u bë me plotë meritë njeriu i parë i Istogut si komunë me 55 fshatrat e saja.

Pas vdekjes së Shejtit Ibrahim Rugova më 21 Janar të vitit 2006 dhe pas ndamjes së LDK-së Fadil Ferati zgjidhet nenkryetar i LDK-së dhe ishte një nder shtyllat më të forta të kësaj partie.
LDK , dega në Istog bindshem i fitojë të gjitha zgjedhjet nene udhëheqjen e z. Fadil Ferati dhe sado që edhe në Istog sikur gjithandej neper Kosovë hienat envero - staliniste provuen me të gjitha mënyrat per ta marr pushtetin, Fadil Ferati si LIS Dardan qendrojë i pathyeshem kunder furtunave dhe nderskamcave, ashtu sikur kurr nuk ju tremb syni nga kerrcnimet direkte që envero-stalinistet ja banë , bile edhe në debate të truezave parazgjedhore. Ishte shyllë e pathyeshme dhe po të jetonte edhe dy shekuj dhe po të kandidohej padyshim gjithmonë do i fitonte zgjedhjet sepse Istogasit qytetarë të urtë dhe të civilizuem gjithmonë dijnë ti vlersojnë vlerat dhe kurr nuk i perkrahin antivlerat.
Puna e Fadil Feratit per vendlindjen e ti Istogun dhe rrethinen, per Dardaninë dardane, do shkruehet me shkronja të arta në historinë e Istogut dhe të Kosovës.
Ishte i pakrahasueshem dhe Istogu ndjehet i plagosun sepse humbi një nga bijt e vetë më të mirë.
Ngushllime ISTOG dhe istogas gjithandej ku jeni sepse sot kemi ditë zie.
Ngushllime familje e nderuar Ferati nga Gurrakoci.
Ngushllime Dega e LDK-së në Istog dhe
Ngushllime LDK dhe institucione të Kosovës.
Lavdi vepres dhe jetes së Fadil Feratit.
Mergimtari
Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
Komentoni
Artikuj te tjere
Neki Lulaj: Prizreni Jerusalemi i Thaqit dhe i PDK-së, Lipjani dhe Gjilani Betlehemi i LDK-së
Adnan Abrashi: Lumi ne që e kemi Albinin, por i mjeri ai që na ka neve?!
Fritz Radovani: ''Fjala e Zotit'' e përkthyeme në gjuhën e ''dreqit''..!
Selim Hasanaj: Shqiptarët dhe e përbashkëta e tyre me popujt e tjerë evropian
Zef Mulaj: Nderim të madh për anëtarët e Gjykatës Kushtuetuese të Shqipërisë
'Rifituam detin dhe dinjitetin'
Hysni Demaku: I riu drenicas që mendon të kthehet pilot në Airoportin e Prishtinës
Hysen Ibrahimi: Kundër inaugurimit të patriarkut Irinej në Patrikanen e Pejes
Faik Krasniqi: Kush e ka me te lehte te permiresohet, populli apo politikanet?
Agim Vuniqi: Si nuk po i kap politikanët "mësyshi"
Dibran Demaku: Ekspertët
Neki Lulaj: Gjyqësia dhe mjeksija institucionet më të korruptuarat në vend
Skender Korça: EULEX - Gjyqi Kosova
Blerim Rrecaj: Ka Unmik, ka Euleks, ka tension...
Behxhet Dibrani: Roli i fesë te shqiptarët gjatë periudhës së rilindjes kombëtare
Kalosh Çeliku: Shkupin nga qeverit? ''demokratike'' do ta shp?toj? natyra
Zaim Beqiri: Ku e ka fundin politika çkombëtarizuese
Reagim nga Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA”
Adem Demaçi: Të metat e polikës kosovare
Fehmi Ramadani: Kur do të fillonte lustrimi në Kosovë?