Mendime
Reagim nga Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA”
E marte, 26.01.2010, 10:44 PM
R E A G I M
Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA” reagon ndaj deklaratave romantike të herë pas hershme të deputetit bashkëqeveritar të Nikolla Gruevskit, dhe Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës pranë BDI z.Fazlli Veliut. I cili ditën e hënë i dërgoj letër kryetarit të tij qeveritar për shqetësimin e ligjit për mësimin e gjuhës maqedonase që në klasë të parë nga vogëlushët shqiptar. Ne i themi z.Fazlli Veliut që ti lërë paraqitjet romantike nëpër media, por të mbështesë çështjet kombëtare pa prapavijë politike.
Ne i bëjmë thirrje deputetit të Kërçovës që të demaskojë marrëveshjen midis Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit për asimilimin e shqiptarëve në Kërçovë duke mos iu bashkuar dy Komunat Osllomenë dhe Zajazin me Komunën e Kërçovës e cila përfundimisht Kërçova do mund të udhëhiqej me të drejtë nga një shqiptar.
Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA” i bënë thirrje deputetit letrar që të mos shkruaj më letra Nikolla Gruevskit, por të braktisi kolltukun e butë të deputetit në Kuvendin e R.Maqedonisë duke u bërë njëri ndër ata pak shqiptar që për çështjen Kombëtare e kanë braktisur Kuvendin e ngrohtë të R.M. Pasi zotëri Veliu paska kaq nuhatje të hollë dhe e parandien se Gruevski është Millosheviçi i ardhshëm ne i pyesim, edhe sa do të vazhdojë të jetë në koalicion me të?! Kur dihet se nuk mund të qëndrojnë në një tryezë vlerat e luftës në emër në të cilën thirren z.Veliu dhe z.Gruevski i cili injoron dhe poshtëron vlerat UÇK.
Në opinion Ali Ahmeti vetë ka deklaruar se pas vitit 2013 do të bashkohen Komunat e Osllomesë dhe Zajazi me Kërçovën, ku në të vërtetë ky bashkim ishte paraparë me ndarjen territoriale në vitin 2008. Marrëveshja e nënshkruar midis individëve Ali Ahmetit me Nikolla Gruevskit ka ndihmuar që me një shpejtësi të madhe të kemi rritje artificiale të popullsisë maqedonase në Kërçovë duke sjellë ardhacakë nga rajonet e tjera të Maqedonisë. Vite më parë në Kërçovë u vendosën familje të ardhura nga Shqipërisë të cilët i përkasin etnisë maqedonase të atjeshme. Këto familje u rehabilituan me një shpejtësi marramendëse në Kërçovë me banesa banimi dhe vende pune.
Në përfundim ne i bëjmë thirrje pensionistit Fazlli Veliut që në fillim të kujdeset për Kërçovën e tij nga mos asimilimi. Sepse sa për gjuhën shqipe ka ende burra që mund ti dalin zot nga poshtërimet që i bën një fis sllav që herë paraqitet si kushëri me serbët e herë si vëlla i bullgarëve. Ndërsa kohët e fundit ky fis sllavë e ka humbur identitetin e tij në errësirën e historisë mashtruese që po ndërton.
Zëdhënësja e shoqatës “KALAJA”
Prof. Teuta Kamberi-Llalla
26.01.2010.
Tetovë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Adem Demaçi: Të metat e polikës kosovare
Fehmi Ramadani: Kur do të fillonte lustrimi në Kosovë?
Nexhmedin Spahiu: "Strategjia per Kosoven Veriore"
Naser Aliu: Horoskopi i qeverisë
Selim Hasanaj: Po ndërtohet xhamija ma verore në botë
Hilmi Saraçi: Strategjia e Qeverisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës
Faik Krasniqi: Atdhedashuria, lind a kultivohet?
Krist Gjinaj: Konvertimet janë shpirtërore
Blerim Rrecaj: Të robëruar e të kolonizuar vazhdojmë të jemi
Kastrioti Myftaraj: Regjistrimi fetar edhe etnik i popullsisë, është vetëvrasje shtetërore
Hysen Ibrahimi: Komunikatë për opinion
Isa Mulaj: Letër përgjigje e hapur ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell
Faik Krasniqi: Rreziku i shkombetarizimit te shqiptareve ne Mal te Zi ka kaluar
Reagim nga Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA”
Tërnoci Press: Mos qoftë i harruar!
Xhejms Petifer: Turqia dhe Shqipëria – hark apo urë?
Krist Gjinaj: Kuptimi dhe keqkuptimi i realitetit!
Shaban Peraj: Për të hyrë në një organizëm të ri
Naim Kelmendi: Me njerëz të korruptuar kemi vetëm shtet të korruptuar
Faik Krasniqi: C'eshte ky Riformatizim