Mendime
Faik Krasniqi: Rreziku i shkombetarizimit te shqiptareve ne Mal te Zi ka kaluar
E premte, 22.01.2010, 10:37 PM
Rreziku i shkombetarizimit te shqiptareve ne Mal te Zi ka kaluar
Nga Faik Krasniqi
Fillimisht, arsyeja që disa shtresa shqiptarësh flasin serbisht dhe i ka kapluar kriza e identitetit, nuk ka të bëjë fare me komunitetet fetare, por më tepër me rrethanat e gjithanshme në rajon që nga 1880 e më tej.
Fillimisht, po përmend Demonstrimin Naval dhe marrjen e Ulqinit. Me muaj të tërë, ushtria malazeze ka ndenjur në Tivar e në viset në mes Ulqinit e Tivarit. Të pambrojtur e të rrethuar nga të gjitha anët, popullsia vendase vendosi t'i bashkangjiten "ushtrisë çlirimtare" të Knjazit. Me hyrjen e tyre në Ulqin, jo vetëm se janë përdorur si përkthyesë, por më vonë edhe u janë besuar "punë" e detyra të ndryshme, gjë që ka shkaktuar një çarje fetare në korpusin etnik.
Nuk do shkojë gjatë dhe Mali i Zi përsëri do të aplikojë këtë teknikë të përçarjes dhe sundimit në "Kryengritjen e Malsisë" në 1911. Viset e Krajës e Malsisë sërish janë vërshuar nga ushtria malazeze gjatë rrethimeve të Shkodrës. Në gazetat malazeze të kohës shënohet se në Tuz është festuar dorëzimi simbolik i çelësit të Shkodrës princit malazez Danillo.
E njëjta gjë ndodh edhe me rajonin e Kuçit e Fundinës - si pika të cilat kanë qenë më afër Malit të Zi se Shqipërisë që po lindte e po rritej e rrëzohej nga çasti në çast.
Mali i Zi këta i ka përdorur për t'u infiltruar në viset shqiptare deri vonë. Mos t'i harrojmë personat si Sokol Baci e shumë të tjerë, të cilët fituan një besim aq të madh në veri, saqë pas Luftës së Parë Botërore e bindi parinë e Mirditës - familjen e Markagjonajve (sic!) që të kërkojë bashkangjitjen me Mbretërine e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve.
Sa i përket rajonit të Plavës, Gucisë, Rozhajës e Sanxhakut në përgjithësi, situata qëndron pothuajse e njëjtë, por masakrat do të ndodhin pak më vonë - gjatë Luftës së Dytë dhe këto fatmirësisht (sidomos ajo e Shahoviqit) janë shumë mirë të dokumentuara sepse këto kanë qenë vepra të fallangave çetnike të Pavle Gjurishiqit. Përderisa Shqipëria po u shndërronte në një monstrum të brendshëm që do të kafshojë veten, shqiptarët në këto vise janë lënë varë. Me Kosovën e cila ende po e ndërtonte veten si kryeqendër shqiptare, e cila ende po luftonte për statusin e vet, shqiptarët e këtyre viseve, të prirë nga fakti se janë therrur brutalisht jo për shkak se kanë qenë shqiptarë, por për çështje fetare, janë drejtuar një kryeqendre stabile kulturore e fetare - Sarajevës, ose kanë ndërruar ideologji duke u bërë anëtarë të PK.
Por mos t'harrojm se mu në këtë kohë, janë shpërnguluar me qindra mijëra shqiptarë myslimanë në Turqi.
Mos ta harrojmë edhe masakrën e Tivarit.Shqipëtarët nga Tivari, për një ditë e "harruan" shqipen. Edhe sot e kësaj dite, në Ulqin kur flasin shqip e ulin zërin!
Pra, arsyet për krizën e identitetit duhet kërkuar në rrethanat e përgjithshme historike e jo në influencën e komuniteteve fetare. Xhamitë e kishat kanë një impakt shumë të vogël deri në ditët e sotme.
Komunitetet fetare në Shqipëri (nuk e di për atë ortodoks), si në çdo shtet perëndimor, duhet të konsiderohen si partnerë shumë stabilë të rimëkëmbjes së shoqërisë. Duhet më shumë t'i frikësohemi fuqisë së pakontrolluar të mediave që po importojnë lakuriqsinë trupore dhe shpirtërore dhe po e mbjellin në etosin e shqiptarit, së bashku me fjalët e huaja si: evenimente, koshiencë, korrent, abonim... Më i vlefshëm është një njeri i devotshëm, parimor, se sa një matrapaz rrugësh, gënjeshtar, pijanec dhe injorant. Komunitetet fetare nuk kultivojnë tipa nga grupi i dytë.
Është evidente se me rimekëmbjen e Shqipërisë, shqiptarët në Mal të Zi dhe gjetiu po grativojnë nga shteti amë çdo ditë e më shumë. Sot rinia të ekspozuar nga mediat shqiptare dhe botimet e shumëta për fëmijë, nuk flasin as edhe një fjalë serbe. Bile edhe në shtëpi flasin një shqipe të cilën do e lakmonte edhe prof. Lafeja.
Shteti shqiptar është lokomotiva që tërheq kombin tonë dhe shqiptarët po e kuptojnë atë nga dita ditës shumë e më shumë. Si vështrues i kujdesshëm i proceseve në rajon, jam dëshmitar që Shqipëria po ecën përpara shumë shpejtë. Përparimi mund të krahasohet vetëm me Kroacinë. Ajo çka shihet në Mal të Zi është thjeshtë një maskë kozmetike e një shteti të kalbur e korruptuar thellësisht. Shteti shqiptar po kacafytet me probleme dita ditës, kërkon zgjidhje e nuk vajton, komunikon në të gjitha anët... dhe çka është më me rëndësi, ka një rini të mkrekullueshmë e cila është e kyçur në çdo segment të shoqërisë. Pra, duhet ecur përpara se tek rinia ka mbetur shpresa.
Komentoni
Artikuj te tjere
Reagim nga Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA”
Tërnoci Press: Mos qoftë i harruar!
Xhejms Petifer: Turqia dhe Shqipëria – hark apo urë?
Krist Gjinaj: Kuptimi dhe keqkuptimi i realitetit!
Shaban Peraj: Për të hyrë në një organizëm të ri
Naim Kelmendi: Me njerëz të korruptuar kemi vetëm shtet të korruptuar
Faik Krasniqi: C'eshte ky Riformatizim
Nexhmedin Spahiu: Koalicioni PDK-“Vetevendosje” apo si po degradohen institucionet e Kosovës
Hilmi Saraçi: “Labirinthi” zgjedhor në Gjilan
Prend Buzhala: Pjetër Budi (Poemë)
Faik Krasniqi: Mos e luaj rolin e idiotit zoteri Rama
Adnan Abrashi: Çka po ndodh kështu me qytetin tim Prizrenin?!
Krist Gjinaj: Regjistrimi i popullsis në bazë të përkatesis kombetare si dhe asaj fetare
Neki Lulaj: Pse KQZ-ja zhagit sovranin në Gjilan?
Arif Molliqi: Atë Gjergj Fishta dhe dredha e djallit
Ilir Dardani: Gjergj Kastrioti dhe shqiptaret
Everest Haxhi: Ata që e parashikuan të ardhmen
Selim Hasanaj: Hakmarrja dhe ligjet e islihatit
Besnik Prishtina: Qeveria po plaçkit mërgimtarët
Xhavit Dalloshi: Kur të ''vdekurit'' votojnë!