E premte, 19.04.2024, 10:24 PM (GMT+1)

Mendime

Neki Lulaj: Pse KQZ-ja zhagit sovranin në Gjilan?

E diele, 17.01.2010, 07:39 PM


PSE KQZ-ja ZHAGIT SOVRANIN NE GJILAN?

Nga Neki Lulaj

Zgjedhjet lokale nëpër Komunat e Republikës së Kosovës,si dhe garat parazgjedhore ishin diqka te pa imagjenuara,të cilat i përngjanin si te ishin gara presidenciale në SHBA e jo gara për kryetar komunash.Pastaj roli i KQZ-se e cila u pa se edhe pas zgjedhjeve se nuk i mungojë anësija deri në infinit,duke përdor mjetet dhe metodat e saja që Partia në pushtet të forcohet edhe më shumë,kurse opozita dhe partitë e tjera të jenë të anashkaluara, të pa fuqishme edhe ndaj ankesave dhe parregullsive eventuale.
KQZ-ja duke zhagitur marrjën e „vendimit“ për aferen e Gjilanit ,dhe duke pritë kohë më të mirë për manipulime të atyre që gjendën në pushtet.. E pse tu ngutet? Kur askush ne botë nuk i ka punët më „mirë „si ne kosovarët.Është një fjalë e urtë popullore“Bane zo llugë“ se ne llugë mund te fshihën të gjitha „egërsirat“.Ndoshta kështu ju thonë ndërkombtaret, anadj këta për çdo gjë duhet pyetur dhe duhet dëgju se çka ju thonë të tjerët se ata kanë „dhimtë të“madhe“për kosovaret. Për ndërkombtaret zgjat zot kësi „moti“nga se ne Kosovë i kanë të gjitha,rehatin sigurinë nuk u mungon asgjë atëhere ata nuk janë të përkushtuar fortë në përmirësimin e gjendjes, se ateherë kur gjendja ne Kosovë do te jetë e përmiresuar ata duhet ti bartin çaklat“ dhe të ikin prej nga kanë ardhur..Ndërsa sot ata ja ngrisin „fitilin llamës“se vajgurit , duke e kursye gazin e tyre sa më gjatë aq me mirë.Vazhdimsija e gjendjës alarmante dhe mos marrja e vendimit të prerë ka shkaktue thashethema ne opinion dhe „gjesti“ i fundit i KQZ-së jep me kuptue se sovrani po ndahet në dysh..Këtë pakënaqësi po e shkakton vetë KQZ-ja e cila është shendrru në burim krizash të reja qytetare. Herë duke miratu raporte e herë duke mos i miratue ato..!
Padija e LDK-së dhe ankesat e Partive të tjera për pa rregullsi,shkelje te kodit votues-zgjedhor falsifikimet e votave dhe shkeljet e tjera te evidentuara dhe te publikuara të cilat ndodhën ne qytetet si në Vushtrri,Klinë,Prizren,Lipjan Gjilan por edhe ne komunat tjera ,kurse politikanet tanë „gërvallën“ si këndezi mbi pleh se zgjedhjet ishin si me te sukseseshmet ne rajon ,shumë te suksesëshme se kështu kanë thenë te tjerë-ndërkombtaret dhe kështu e thotë edhe Brukseli nja dy mijë kilometra largë Kosovës.Ndërsa sovrani ka qendrim dhe vlersim krejt të kundërt .Si zgjedhje te dobëta me një presion dhe duke votuar një për nje Lagje por duke votuar edhe pët të vdekurit te cilet ka vite e vite që nuk janë më në këtë jetë.
Mungesa dhe papërgjegjësia e faktorit politik që gjërave të tilla t`u shkohet deri në fund pa pretendime ,panjëanësi,pa ekuivoke por me një „demokraci“ atëherë do të ndaleshin edhe „thashethenat“ në popull dhe çdo gjë do të vendosej në binaret e normalitetit por atje ndodh e kundërta.Mbi ecurinë e përseritjeve të zgjedhjeve njeriu më shumë informohet nëpër kafene dhe çajtore se sa prej zyrtarëve të zgjedhur të cilët ngurojnë të flasin ose e kanë të ndaluar nga udhëheqësit e tyre si nga njëri dhe tjetri krah pë të ruajtur sekretin e manipulimeve të mundshme.
Kryetarja e KQZ-së , zonja Nesrin Lushta, kishte qënë „mirë“ që këtë mandat ta vazhdojë edhe në të ardhmen ta mban deri të kryhen edhe zgjedhjet Nacionale në Kosovë kur do që të mbahen ato.Për t`u siguruar pushtetarëve të tanishëm jetëgjatësinë në postet që i kanë si kryetarit,kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit në mënyrë që punët të na shkojnë për „peni“ siç janë duke na shkuar.Kur e thëmë gjithë këtë bazohem në pavendosmërinë e saj në vendime dhe veprime çka po e komplikon situaten edhe ashtu të ndërlikuar në popull.Ajo është emëruar nga presidenti Sejdiu si kryetare e KQZ-së andaj ai duke e parë gjithë këtë pavendosmëri të saj,pse nuk e shkarkon atë?
Është e pajustifikueshme kjo çka po ndodh,kjo kohëzgjatje e panevojshme e cila edhe tek votuesit po shkakton një pakënaqësi të paparishikuar,e cila shpreh dyshime që në zgjedhjet e ardhshme të mos marrë pjesë. Për mosaftësinë e dy krerëve politik në pushtet LDK-së dhe PDK-së të cilët nuk po munden me u marrë vesh ndërmjet veti për kontekstin zgjedhor të Gjilanit dhe të cilët po përpiqen që këtë çështje të pazgjedhur ta dërgojnë deri në Gjykatën Supreme të Kosovës kurse une mendoj se edhe Gjilani si Prizreni dhe Lipjani duhet të shkoj në përseritje të zgjedhjeve komunale.


(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora