Mendime
Krist Gjinaj: A të futet feja si land msimore neper shkolla ??!!
E marte, 12.01.2010, 10:36 PM
A të futet feja si land msimore neper shkolla ??!!
Nga Krist Gjinaj
Perderisa Bashksia Islame e Kosoves mundohet të kërkoj me këmbngulje që ne shkollat tona të futet edhe mesimi fetarë , atehere kjo Bashkësi ne krye me Mr Qemajl Morinen mundohet që popllit të i servoj një tonelat pluhuri parasyve dhe të i´a imponoj në kokë se gjoja " mesimi fetar qenka një edukat e shoqeris tonë " , mirpo, për një edukatë të tillë Mr Morina harron të cek se fjala edukat duhet të mesohet nga fillimi si një shprehje qoftë fetare, personale, familjare apo edhe intelektuale.Përderisa kjo Bashkesi ne mesin e saj ka probleme të njëpasnjeshme me rrahjen e hoxhallarve neper Kosovë ,atehere nuk e dij se për cfarë edukate flitet ne bashkesin islame .
Rrahjet e hoxhallarve që me të vertet kan një ideologji për rujtjen e bashkjeteses dhe tolerances fetare thuja se behen sikur të shurdheta, grindjet, kercenimet për zgjedhjen e udheheqesis janë të pranishme, atehere për cfarë edukate flet zotri këtu??!!
Kush duhet të edukohet i pari - i rrituri,apo femija??
Me rastin e Krishtlindjeve të vitit 2003 ishin prezent me meshen e nates së vonë shqiptaret e të dy besimeve, ndersa Naim Trnava nuk e deklaron ketë si një bashkjetes kombetare por pjesmarrsit e besimit musliman shqiptar i quan me shumë musliman sesa shqiptar dhe me pas ne Radio Evropa e lirë deklaron se ;
" Pjesëmarrja e tyre edhe nëpër kishat katolike vetvetiu flet për tolerancën që ka feja islame ndaj feve të tjera. Pra feja na lejon që të jemi prezent edhe në kisha, por jo të kryhen ceremonitë kishtare, por të jemi prezent në shenjë respekti ndaj besimeve të tjera. Prandaj shkuarja e tyre në kishë natën e Krishtlindjeve është një mesazh i fortë se Islami është një fe e paqes, e tolerancës dhe respekton dhe nderon edhe besimet e tjera".
Pse nuk flet për shqiptaret , per shqiptaret të cilet kan një dashuri për kombin e tyre, identitetin e parë fetare , deshiren për civilizimin Evropjan .
Mr Morina - vazhdon me tutje ne citimin e tij kur thotë se ;
"Për fat të keq, duhet thënë pa ekuivoke, se spektri ynë politik dhe intelegjenca jonë, jo vetëm se po i ik identietet fetar të shumicës derrmuese të popullit tanë, por edhe po e konsideron atë si një barrë që po rënkon mbi supet e saj. A është ky qëndrim i denjë për eliten tonë poltike dhe intelektuale le të mbetet në ndërgjegjen e tyre?!"
Por zoteri Mr Morina duhet të ri-kujtoj për hir të së vertetes historike se identitetin kombetar shqiptaret nuk e kan te islami -sepse identiteti i ketij islami është i percjellur me dhunë, gjakë e me plagë shekullore që sot e kesaj dite i vun poplli shqiptar.
Identiteti që ti e quan të tillë -është po ai qe me shekuj e la popllin shqiptar si një komb me të pashkolluar ne mesin e Evropes kur ky popull si identitet fetar e kishte krishterimin dhe se në atë kohë kishte edhe shkollen e parë të Astronomis, e "fal " hoxhallarve " të shitur , poplli u fut ne një humnere qe shekuj u deshten që të ri-lind identiteti kombetar me ndjenja shqiptari pas me shumë se afer 5 shekujsh.
Me tutje Mr Morina cek se ;
"Me këtë rast vlen të potencohet, se shkolla është institucion edukativo- arsimor, në të cilën brezi i ri mësohet me botën dhe jetën reale. Andaj në shkollat tona të sitemit publik mendoj që është koha që krahas njohurive që marrin nxënësit për shkencat shoqërore e ekzakte, duhet t’u jepet mundësia që të mësonë edhe për njohurit themore të fesë që i përkasin."
Nese kjo është ashtu si mendon ti , atehere me të vertet del ne shesh se "edukaten" të cilen sot ju mundohi të i´a servoni dikuj është vetem një helm i vjeter dhe një vujtje e pesheve turkofile që jo vetem ne damarin tend por edhe të shumë atyre si ti - u vlon deshira e një sundimi sheriatik turkofil.
Perderisa ne Bashkesin Islame të Kosoves , as hoxhallaret nuk dijn se kend kan për kryetar , atehere le të mirremi vesh si shkurt se ;
Aty ku buron edukata nuk buron urrejtja fetare , por buron toleranca qe me shekuj e kemi pas.
Nuk mund të e quash edukatë kur për Katedralen ngriten zere të trasha prej burimit të juj , kur gjoja për të e mbrojtur shkollen e Xhevdet Dodes -ju mundoheshi të e ndaloni ndertimin e Katedrales , e mendja nuk uá preu mendja se shkolla me emerë Xhevdet Doda është turp të egziston akoma me ketë emerë sepse Xhevdet Doda njifet si kasap per ata që kerkonin një bashkim shqiptar dhe ne ish Jugosllavi bashke me Rankoviqin ky Xhevdeti i Dodes e merrë medalen e trimeris.
Nuk është per t´u quditur fare se turku e serbi se kan pas veshtirë me hoxhallarë por me prifta sepse hoxhallaret rrogë nga Turku e rrogë nga Jugosllavia, mos për të keq por vetem për hir të se vertetes.
Me tej Mr Morina cek duke thenë se ;
"Prandaj, inkoporimi i kulturës së fesë në shkollë duhet të ketë për synim natyralizimin e ndjenjës fetare çka do të thotë lirinë e identifikimit me përkatësitë religjioze – kulturore specifike si mirësjellje normale individuale dhe kolektive."
T´paqa ne qaf thonë nga Malsia.
Lirija e identifikimit nese ti Mr Morina e flet aq lirë e shlirë është ajo liri e cila i jep të drejtë cdo kuj që të percaktohet për atë cka e don , ndersa te ju pak me ndryshe , sepse shprendani havlla e tullumba rrugve të Kosoves ne mujin e Ramazanit , sepse ne kohen e konvertimit të shqiptarve ne katolik, ju ne krye me Shefqet Krasnqin ishit ata që vlonit cdo fymje njerzore ku edhe kercenime e dhuna nga ana e juj ishte e pashmangshme, jo ndoshta nga ju personalisht , por nga pjata e juj e servume si peshk i kalbun.
Kur mulla Osmani jep intervisten e thotë se ;
“Çka ka fol ai (Shefqet Krasniqi), ashtu edhe mendon, bile edhe më keq. BIK-u nuk e di çfarë po bën. Hoxhallarët janë bërë sikur me qenë mbret, çka duan bëjnë”, thotë mulla Osmani, duke drejtuar gishtin e përgjegjësisë te kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava."
Për ofendimin e Nenes Tereze , Bashkesia Islame e Kosoves në fillim deklaron ;
“Nuk kam një informatë të tillë, nuk mund të deklaroj lidhur me rastin konkret. Ato janë deklarata të tij dhe ai është i lirë në deklarata e tij, nuk mund t’i imponojmë atij asgjë”, ka thënë të dielën për Express, Ahmet Sadriu, njëri nga zyrtarët e lartë të BIK-ut.
Ti mr Morina nuk e denoncon as intervisten e Shefqet Krasniqit që ne Bashkesin Islame nuk ka Wehabist , por hesht sepse Shefqet Krasniqi Wehabistet i thrret " Levizje Islame " e cka është kjo levizje dhe cka ka për qelllim??!!
Radio Kosova e lirë del haptazi ne mbrojtjen e deklarates se Shefqet Krasniqit kunder Nenes Tereze dhe ne faqen e vetë shkruan;
"Dr. Shefqet Krasniqi po sulmohet për shkak të qëndrimit të tij fondamental dhe realist në interpretimin e Kur’anit dhe Hadithit dhe për shkak se ai ka fituar simpatizues të shumtë, jo vetëm në Prishtinë, ku është imam i Xhamisë së Madhe, po kudo në Kosovë, dhe në shumë vende të botës, përmes internetit ku përcillen me shumë kujdes ligjëratat e tij fetare."
Pra , ky i meqmi thotë se bazohet ne interpretimin e Haditheve dhe të Kurani , ndoshta në atë ;
"Luftoj pabesimtaret aty ku i gjeni " e duke harruar se besimtaret e vertet janë në tokat shqiptare ku flitet predikimi shqip.
Mulla Osman Musliu për rrehjen e tij nga ana e atyre që gjinden ne krahun e Shefqet Krasniqit pra Wehabist deklaron se po ky është ai që gjindet prapa kesaj enigme, se si ky Shefqeti por edhe ata të tjeret kan mbeshtetjen tek ju se u bejnë mirë duke ndertuar sa me shumë xhami neper tokat Arbnore, por ndertimi i tyre është si cdo here me kusht qe imami i xhamis të jetë ndonjë nga vendet arabe e këtu plasin sherret e të rrehmet neper oborre të xhamive.
Raste të rrahjes së hoxhallarve ka neper shumë vende dhe komuna të tokave shqiptare, a thua zotri Mr Morina -pse behen të gjitha këtu , ku qendron edukata që deshke të e futesh ne shkollë, mos se rrifen edhe nxansat mes veti.
Rrugetimi i Bashkesis Islame të Kosoves neper vendet arabe , nuk gejti asnjë mbeshtetje për njohjen e Pamvarsis së Kosoves , ndersa myftiu Ternava ne cdo fest Bajrami e Ramazani shet rrena se së shpejti , pra se shpejti edhe .......??!! , veti shekullore sepse se shpejti ishin edhe shekujt e ndalimit të shkolles shqip nen sundimin islamoturk, ishin edhe trysnit ndaj cdo gjinije perpos asaj mashkullorë.
Qudit fakti kur mundohi të i futni në perqindje perkatesit fetare se cila paska me shumë , por une vetem një do të pysja ;
A janë femrat ( grate e muslimanve ) muslimane??!!
jo, nuk janë , sepse ato nuk kan të drejtë të shkojn në xhami bashkë me burrin e femijet por rrin ne shtepi , e si pra e rritni perqindjen kur është 50% ma e vogel se ajo qe mundohi të e deklaroni, atehere bjerni shkurt e thuni se ;
Për fat të mirë ose të keq, kemi vetem mashkuj neper xhamija se akoma nuk jemi emancipu si ne boten perendimore qe cdo besimtar të shkon ne shtepi të Zotit -qoftë mashkull apo femer, e bash me ketë Mr Morina bjeni ndesh kur thuni se ;
"Në të vërtetë, edukata fetare (mëismi për njohuritë themelore të fesë) së pari kultivohet në familje, pastaj zgjerohet në bashkësinë e caktuar fetare, kurse shkolla do të duhej vetëm ta vazhdojë dhe ta orientone drejt atë proces të filluar duke ushtruar nxënësin në dallueshmëri, shoqëri dhe paqëdashuri me botëkuptimet tjera të ndryshme fetare."
Nese ato kultivohen ne familje , atehere ne familje qenka se femra nuk është muslimane - e cka të duhet shkolla me një shkelje flagrante ndaj gjinis femrore, a thua të mjellet akoma një bindje se femra është e denuar nga Zoti se se ajo është një llojë prostitucioni ne boten e parajses kur falet sikur një dhuratë për burrat e "xhihadit " jo vetem një por nga 70 hyrija.
Pse të nderuarë shkruani atë qe bjen ndesh me ju, shoqerin dhe të drejten njerzore.
Kshilli për të drejtat e njeriut ne Kosovë kishte ngrti zerin kur një pjestar i kishes protestante të Kosoves kishte ndar fletushka ftesë për nxenesit para shkollave ( Raport i Nentorit 2009 ) ndersa hesht per havllat e bakllavat e juja.
Ky Kshill qoftë i mirë apo i keq duhet të din aq pak saqe ne raste të tilla nuk ka të bejë aspak me shkeljen e të drejtes se femiut , e nese deshiron të din , atehere duhet të ngrit zanin e shterrur edhe per femijet shqiptar ( vajzat ) qe mbeshtellen me mafeze qysh ne moshen e vogel 7 vjeqare, të ngris edhe zerin per synetin që masakrojn femijet ne gjymtyren trupore pa vetdijen dhe deshiren e tyre , por Kshilli bashk me ju , vazhdon , han e pin e ndegjon muzikë neper gosti të tilla,sepse quhet " festa muslimane "
Andej -zotri Mr Morina kur thoni se ;-"Ne si komb, nuk kemi nevojë që në këtë fazë të zhvillimit tonë shoqëroro - politk të hapim fronte të reja, duke u marrë me të kaluarën."
Atehere sigurishtë se harron se një popull qe s´ka të kaluar nuk mund të ketë as të ardhme , ndersa e kaluara e jonë është ajo e vendit tonë të krishter me të masakruarit e hershem ne trojet Dardane qysh ne kohen e pranimit të Krishterimit nder Ilir, e duke e harruar të kaluaren nga "hoxhallaret " gati se harruam qe jemi shqiptar me shekuj.