E premte, 13.12.2024, 07:17 PM (GMT)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Komunisti spanjoll H. Solana na e la ''sherraxhiun'' te dera

E premte, 08.01.2010, 09:59 PM


KOMUNISTI  SPANJOLL H. SOLANA NA E LA „SHERRAGJIUN „TE DERA

Nga Xhevat Rexhaj

Gjeneratave më të vjetra që u lindën dhe jetuan në krijesen e ish Jugosllavisë u kujtohen shumë mirë mjetet e athershme të informimit në gjuhën shqipe. Athere kishte vetëm një gazetë të përditshme ate të quajtur Rilindje, e që ishte organ i LSPPsë( lidhjesë socialiste të popullit punues9 jugoslavë. Të gjitha faqetë e gazetës ishin të mbushura me lajme nga kabinetet komuniste, socialiste aty këtu kishte edhe diq nga kultura dhe sporti. Për të mos harruar duhete sekur se para viteve të 80 ta shumë gazetarë kishin më shumë liri dhe shfrytëzonin çdo mundësi që të shkruanin edhe artikuj dhe historiate të vlefshme për shqiptarët, por edhe kjo nuk shkoi gjatë dhe pas vitit 81 u morr prap teposhtëza dhe u cenzuruan të gjitha mjtete e informimit me dhunë nga komunizmi serb dhe disa shqipfolsa të tipi A. Shukriu, S. Hasani e të tjerë që nuk meritojnë as të përmenden për të keq. Pra ishte koha kur duhej të shkruhej vetëm ajo që lejohej nga kabinetet komuniste të sllavoserbisë. I ceka këto për shumë lexues të rinjë të sotëm që të kenë një pasqyre se çfarë tragjedie i ndodh një populli kur ka cenzurë në mjetet e informimit.

Po ku jemi sot?

Jetojmë në shtetin e quajtur demokratik-sovran dhe” multietnik” citim i përditshëm i H. Thaqit? Në këtë shtet që u krijua me sakrifica marramendëse të terë kombit shqiptarë ende po duhet të luajmë me vëllazërim-bashkimin e Titos, gazetat janë që të gjitha të varura, mjetet e4 informimit elektronik gjithashtu besa fatkeqësishtë edhe shumë faqe të internetit po ashtu. Po të lexohen vetëm një ditë të gjitha këto lehtë shihet si në dritë të diellit se të tërat janë në funksion të kabineteve shtetërore, athere quheshin kabinete komuniste e tani quhen kabinete multietnike” sovrane” pra të sovranizuara nga klika e H. Thaqit. Lajmet e TV-ve gjithhere fillojnë me fotografi të kryeministrit dhe qeveritarëve dhe përfundojnë me multietnicitet në një shtet ku më shumë se 95% janë kombëtarishte shqiptarë.

Pse bëhet kjo maskaradë?

Kur filloi rezistenca aktive paqësore e Presidentit Rugova në fundë të viteve të 80 ta Evropa u ndesh me një komb të tërë të përfaqësuar në mënyrë dinjitoze dhe të civilizuar nga një njeri me bagazh të madh kombëtar dhe intelektual i cili kishte për rreth eliten e kombit dhe tërë rinin e shëndosh pra tërë popullin. Ky njeri ishte fjalë pak dhe punë shumë ai nuk kërkonte hiq më shumë se sa të jetë Kosova shtet dhe shqiptarët në viset tjera të jenë popull shtetëformues, ky njeri dëshironte që bota demokratike të lëvizte nga gëzhoja e krijuar pro Serbi dhe të hapte sirtarët historikë për shtetin e ri në tokë të vetë Dardaninë, pra Kosovën. Me kohë nënë dhunën dhe masakrat serbe u formuna dhe u konstituuan Institucionet shtetërore të Republikës së kosovës, Presidenti, Parlamenti, Qeveria me disa ministri dhe organet tjera. Bota ishte para aktit të kryer ata formalishtë nuk e pranonin Kosovën si shtet por indirekt edhe e pranonin sepse përfaqësuesi i zgjedhur me vota Presidenti Rugova prezantonte shtetin si kryetar në të gjitha zyrat e botës demokratike dhe fitoi miq të shumtë të cilët ,me shekuj ishin miq të Setrbisë e tani më u kthyen kah e drejta për vetëvendosje. Ishte pra koha kur shteti edhe pse nën okupim funksiononte dhe bota mahnitej me këtë rast unikat në historinë botërore që e patën  thënë edhe me qindra njerëz të mëdhenjë të njohjeve nderkombëtare. Fatkeqësishtë edhe ato kohëra kishte disa shqiptarë dhe disa organizata leniniste-komuniste-enveriste-staliniste shqiptare që edhe donin ta likuidonin Presidentin tonë se prishej balanca socio-komuniste e popujve të vëllazëruar. I madhi i kombit tonë Dr. Rugova edhe vizitonte selitë e mëdha botërore por edhe vizitohej nga burra t¨üe mëdhenj shtetar të vendeve të ndryshme të botës. Kështu e tutje rrodhën ngjarjet edhe ato kohë shumë mjete të informimit në shqip e bojkotonin dhe nuk lajmëronin për rezultatet e Presidentit por përkundrazi shpifnin dhe shantazhonin më shumë se sa armikun tonë Serbinë, e hidhur por realitet i kobshëm. Pra edhe në kohën e Republikës së Kaqanikut kishte cenzurë të dëmshme por athere kundër Institucioneve të zgjedhura nga populli.

Sot kemi një gjendje tjetër, sot cenzurohen të gjithë ata që shkruajnë me argumente kundër marrive, korrupcionit dhe kriminalitetit të nduarduarshëm të bërë nga njerëz të veshur me petkun e pushtetit. Sot është e pamundur të gjeshë një mjet informimi që lejon të shkkruhet lirshëm, të thuhet kritika dhe të jepen edhe këshilla. Këto bëhen athere kur pushtetin e merr një klik e cila posedon së pari kapital të madh material, njerëz që u bënë edhe miliarder në Kosovën e multietnicitetit, njerëz që deri para lufte kan patur nga një shtëpi të vjetër dhe ndoshta nga një lop apo dy tri dele e ndersa sot luajnë me miliona, bëhet athere kur me pushtetin udhëheqin njerëz që ndoshta janë të shantzhuar nga lista të ndryshme dhe nga krimi si bashkëpjesmarrës, njerëz që duhet si kundërshpërblim të luajnë edhe me interesa shtetërore. Këto duhet të thuhen haptazi ngase në një situat të tillë gjendet sot Kosova dhe besohet se shumë gazetarë do të kishin shkrua për devijime por ama frikohen ngase telefonatat në mbrëmje te familjete e tyre i detyrojnë ata që të shukaten dhe të bëhen puthadorë. Dikush do të thotë se ka patur gazetarë të tillë në kohën e serbpsllavisë, sigurishtë që ka patur por athere shteti serb të ka kalbur në burg dha ta ka shkatërruar familjen e sot është më e dhimbshme sepse po jetojmë kinse në demokraci ku udhëheqes i kemi shqiptarët, edhe pse të zgjedhur në total nga 23% e elektoratit kosovar( të dy partitë në pushtet bashkë me aleatet e tyre minoritarë). Deri sa ishin në pushtet LDK dhe AAK 8 gazeta ditore villnin vrerë dhe shanin sa mundnin atë koalicion, rrenin dhe shpifnin pa ngurrim vetëm që ta përgatitnin terenin për dike tjeter sepse ashtu u kishte thenë dhe i kishte porositur Z. H. Solana nga Spanja mediterane.

Me kohë kjo edhe ndodhi para zgjedhjeve të 2007 tes, Solana kishte disa takime të shpeshta me Z. Thaqi edhe pse në opozitë, dhe aty Solana përgatiti skenarin për pushtetin e ardhshëm në Kosovën multietnike, duhej bërë himnin, flamurin dhe gjërat tjera që të kënaqeshin apetitet e minoritarëve në kurriz të shqiptarëve. Për flamur ishte lehtë sepse vetë përkrahësit e Thaqit me kompani i dhanë sinjal Solanës dhe solanistëve duke e djegur në tërë Kosovën Flamurin Dardan, prandaj Solana e kishte të lehtë marrëveshjen me Thaqin duke i thenë se shqiptarët nuk po duakan flamur autentik me domëthenje kombëtare, por një flamur multietnik dhe ia dha për dhuratë që ta shpalos në Kuvendin e Jakupit i cili edhe sot e kësaj dite vuan nga kompleksi President Rugovë, gjë që e dëshmoi edhe me heqjen e fotografisë së Presidentit nga holi i kuvendit kinse kosovar. Solana e kishte edhe përpara në dorë Thaqin dhe kështu rrodhën gjërat, njeriu që thirrej në bashkim të trojeve shqiptare” frazë majtiste enveriste kuazi patriotike” tani më u bë më i buti dhe më multietniku i cili edhe lidh koalicione me serbët dhe goranët që mbajnë flamuj serb nepër komuna vetëm për tu treguar se është evropian, jo këtu ka diq tjetër” është një dreq i madh në këtë loj”, pra Solana na e la kopilin te dera e neshqiptarët më vjen keq ta them nuk shohmi më larg se hunda dhe themi hajt se pushteti e dinë se çka duhet bërë e pushteti po na e sjell Tadiqin e Solanës nga dy here në vit në Republikën e Kosovës sovrane-multietnike. Ndoshta kjo edhe ka arsyen e vetë ngase pas rishpalljesë së pavarësisë kosovën nuk po e vizitojnë burrështetas të shtetve tjera dhe nga ana tjetër këta kinse burrështetasit tanë nuk po thirren nga askush por po ngushllohen nganjëhere te nana Shqipëri.

Në kohën e Presidentit historik I. Rugova më shumë vinin diplomatë të huaj dhe edhe e thirrnin Presidentin brenda dy muajve sesa këta të sotshmit brenda dy vitesh.

Mjetet e informimit në Kosovë i dijnë këto por edhe këta janë tani më të solanizuar, por Tadicin e përcollën mirë saqë disa edhe mundoheshin mos ta jepnin për informim thanjen e Tadicit se “Serbia me Kosovën e Metohinë e saj bashkë futen në Evropë”, ku ishte more i pari Qeverisë i bekuar nga Solana?

Solana shkoi në pension por në Kosovë na e la sherrin...



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora