E diele, 28.04.2024, 12:14 AM (GMT+1)

Mendime

Bekim Alban Demjaha: Në vend të reagimit

E diele, 03.01.2010, 07:57 PM


Në vend të reagimit

Nga Bekim Alban Demjaha, anëtarë i FBKSH-së zona nr. 2 Kosova Historike, Prizreni legjendar.

Duke qenë anëtarë i FBKSH-së zona nr. 2 Kosova Historike, kohëve të fundit sikur në struktura të saj kanë aderuar njerëz pa kapital kombëtar( lexo: jo vetëm në zonën nr. 2 Kosova Historike por do të thosha në të gjitha zonat), dhe si rrjedhojë e krejt kësaj gjendja në gjirin e FBKSH-së është luhatur pikërisht nga njerëzit më autoritativ të FBKSH-së, si bie fjala z. Gafurr Adili dhe disa të tjerë(fatmirësisht nuk janë me dhjetëra njerëz që veprojnë në kundërshtim me rregulloren e FBKSH-së). Pra duke njohur më për së afërmi strukturat e FBKSH-së në Kosovë, më vjen keq për pengesat që po i dalin FBKSH-së në rrugën e saj të shenjtë dhe kombëtare. Edhe pse ka pengesa nga më të ndryshmet FBKSH-ja, unë jam i bindur se ajo do të ketë forcë dhe energji për t’i larguar nga gjiri i vetë të gjithë ata që në forma dhe mënyra të ndryshme e tradhtojnë FBKSH-në. Unë besojë se ndaj mendimin e shumë e shumë shokëve të FBKSH-së si edhe veprimtarëve tjerë të kauzës gjithëkombëtare anekënd botës shqiptare, se këto përçarje dhe marifetllëqe të njerëzve që deri dje shumë u kemi besuar, do ta shohin gabimin e tyre, por deri atëherë puna e tyre na shqetëson pa mas.

E para: kam lexuar se FBKSH-ja me të gjitha zonat e saja të gjithë hapësirës shqiptare si edhe të mërgatës shqiptare ashpër i kanë kundërshtuar deklaratat e z. Gafur Adilit se gjëja se FBKSH-ja dhe strukturat e saja po transformohen në parti politike, respektivisht në Frontin Demokratik Bashkimit Kombëtar. “Një herë kemi thënë dhe po e përsërisim se transformim dhe çdo ndërrim  tjetër në planë programin, në strategjinë si edhe në orientimet programore të FBKSH-së mund të bëhen vetëm dhe vetëm prej organeve legjitime të FBKSH-së, kishte deklaruar kohë më parë njeriu nr. i FBKSH-së për Kosovë. Çka donë të thotë se individi dhe çdo organ tjetër përveç Kuvendit të përgjithshëm këtë transformim nuk mund ta bëjë”. Më pastaj “Akti themelues i Frontit Demokratik Bashkimit Kombëtar (FDBK) që është mbajtur me 27,28 nëntor të këtij viti ka bashkuar një numër simbolik të ish-anëtarëve të FBKSH-së. Po them të ish-anëtarëve sepse shumë kohë më përpara Shaban Maliqi, Hisni Elshani e disa të  janë të larguar nga strukturat e FBKSH-së si të papërshtatshëm, si manipulues, si njerëz për përfitime personale, si njerëz që merren me punë në kundërshtim me etikën njerëzore respektivisht me rregullat e FBKSH-së si edhe për shkak të mos respektimit të betimit të dhënë përpara Flamurit, përpara librit të shenjtë si edhe përpara shokëve të idealit. Duke i pasur të gjitha këto që u than më sipër ata janë të përjashtuar nga strukturat e FBKSH-së në cilësi të tradhtarit. Opinioni i gjerë mund të konstatoj se çfarë njerëzish ka angazhuar z. Gafurr Adili për t’i jetësuar planet e veta, pra ata me qëllime të caktuar kanë bërë përpjekje që t’i fusin në lajthitje aty-këtu ndonjë anëtarë të ndershëm të strukturave tona gjoja se me të drejt janë bërë përgatitjet për ristrukturim të FBKSH-së, gjë që nuk është e vërtetë.

Tjetër, Kuvendi i përgjithshëm i FBKSH-së dhe i strukturave të saja siç jam unë në dijeni do të mbahet gjatë muajve të parë të vitit 2010. Në këtë Kuvend përveç tjerash do të merret qëndrim mbi veprimtarinë përçarëse, veprimtarinë në krye më vete të z. Gafurr Adilit si edhe tradhtinë që ua ka bërë shokëve duke i dekonspiruar në mediume dhe jo vetëm në mediume shokët dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij të deridjeshëm. Kuvendi i përgjithshëm i radhës në përbërje autoritative do të merr edhe qëndrime të tjera në harmoni me ndryshimet që kanë ndodhur prej Kuvendit të dytë deri më sot.

Po ashtu delegatët e Kuvendit të tretë të përgjithshëm do të informohen hollësisht nga Komisioni mbi punën dhe aktivitetin e z. Gafurr Adilit prej se është në krye të FBKSH-së. Me sa di unë komisioni ka qenë në përbërje të gjerë anëtarësh të gjitha zonave të FBKSH-së dhe të strukturave të saja. Nëse të dhënat e mbledhura në terren nga ana e komisionit vërtetohen atëherë Kuvendi do të përcaktohet se çfarë mase duhet t’i jepet z. Gafurr Adilit dhe të gjithë atyre që kanë tradhtuar shokët e idealit, respektivisht FBKSH-në.

Krejt në fund, Gafurr Adili dhe kushdo tjetër sipas mendimit tim mundet dhe ka të drejt të organizohet ashtu siç ai-ata duan për të vepruar politikisht në ndonjë krijesë politike, në rastin konkret atyre ne u dëshirojmë punë të mbarë në krijesën e re (Fronti Demokratik Bashkimit Kombëtar(FDBK) me lutje që në asnjë mënyrë në asnjë kontekst të mos e zënë në gojë FBKSH-në dhe strukturat e saja, sepse këta të fundit e kanë humbur të drejtën të flasin në emër të FBKSH-së. Me sa di unë FBKSH-ja deri në mbajtjen e Kuvendit të përgjithshëm të tretin me radhë, do të punojë në harmoni me dispozitat, aktet tjera të platformës, të programit dhe të statutit të saj, dhe për rrugën e saj të mëtutjeshme do ta vendos KUVENDI I PËRGJITHSHËM


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora