E shtune, 27.07.2024, 03:06 AM (GMT+1)

Mendime

Ibrahim Kelmendi: Fanatizmi fetar mysliman dhe pasojat e tij për lirinë e besimit dhe të komprometimit të shqiptarëve

E shtune, 02.01.2010, 07:51 PM


Protestat anti-amerikane në Shkup
Fanatizmi fetar mysliman dhe pasojat e tij për lirinë e besimit dhe të komprometimit të shqiptarëve


Nga Ibrahim Kelmendi

Janë disa të drejta themelore që asnjë njeri nëbotë nuk mund t'i gëzojë kurrë: nuk mund të vendosë nëse dëshiron të (mos)lind, ta zëmësi fëmijë i prindërve me sëmundje të rënda gjenetike, nuk mund t'i zgjedhë prindërit,nuk mund ta zgjedhë kombin, nuk mund të zgjedhë vendlindjen, nuk mund të zgjedhëbesimin fetar...

Në Maqedoni tashmë po shfaqet fanatizëm i theksuar fetar. Më vulgari po shfaqet fanatizmi mysliman tek disa qytetarë shqiptarë, pore dhe fanatizmi ortodoks. Në shënjestrënndërkombëtare të luftimit tani është vetëm fanatizmi mysliman, meqë në emër të tij pobëhen krime të rënda terroriste. Kjo, shqiptarët në Maqedoni duhet t'i merakosë në mënyrë të veçantë, për faktin se në shumicë janë të besimit mysliman, duhet t'i merakosë sepse fanatizmi mysliman ka gjetur terren të përshtatshëm në këto anë.Dihet se religjionet janë të sanksionuara në mënyrë në librat e shenjtë. Grupimet fanatike, kriminele e terroriste që kamuflohen pas besimeve fetare, kanë interesa të tjera që nuk përputhen me normat e saktësuara fetare. E drejta e besimit fetar është e drejtë e gjithsecilit.Askush nuk mund dhe askush nuk guxon të privojë të tjerët nga kjo e drejtë. Shqiptarëtjanë dëshmuar në konceptimin e lirive fetare nga më tolerantët dhe nga më modernëtnë Evropën Juglindore. Nëse, herë pas here, kanë qenë të vonuar në probleme të tjera,në trajtimin e çështjeve religjioze, ata kanë qenë përpara fqinjëve të tyre. Asnjëherë shqiptarëtnuk kanë luftuar për interesa fetare ose religjioze, edhe pse u kanë takuar tri besimevefetare (myslimane, katolike e ortodokse). Asnjëherë problemet e besimit fetar nukjanë bërë faktor i luftës në mes tyre apo kundër fqinjëve. Krejt ndryshe nga fqinjët e tyre, ata kanë bashkëjetuar mrekullisht, edhe pse i kanë pasur në vete tre besimet fetare.Pikërisht në këtë konceptim, mrekullisht të admirueshëm të shqiptarëve, janë munduar të goditin ata që nuk e kanë dashur këtë veti të hershme tonën, pikërisht këtu edhe përpiqentë godasin.Meqë fanatizmi fetar, në trajta të ndryshme, po shfaqet më shumë te shqiptarët e besimit islam, atëherë u takon vetë qytetarëve shqiptarë të besimit islam që ta vëzhgojnë me vëmendje shfaqjen dhe pasojat e tij. Rëndom, klasa politike shqiptare po heziton të merret me përkushtim me veprimtarinë e grupimeve fanatike pseudo-myslimane, nga frika se mund të humbasin votat e besimtarëve shqiptarë myslimanë. Por, ky lloj hezitimi dhe taktike naive dhe egoist nuk duhet të zgjasë në pakufi, sepse besimtarët shqiptarë do të lihen pa mbrojtje nga ndikimet dhe keqpërdorimet që po ushtrojnë grupimet fanatike sektare myslimane. Po nuk u penguan mjekroshët "misionarë", komuniteti shqiptar në këtë hapësirë do të pësojë deformim, duke vënë të qenit mysliman para atij shqiptar.

Nëse një veprimtari e tillë regresive nuk do të luftohet arsyeshëm, nëse ata nuk do të demaskohen e diskreditohen, se veprojnë për interesa politike të tyre dhe të padronëve, për interesa të shërbimeve sekrete antishqiptaredhe për interesa të bindjeve të tyre primitive, që nuk përkojnë me myslimanizmin e vërtetë, atëherë shqiptarët në Maqedoni do të kenë pasoja të rënda nga veprimtaria e këtyre mjekroshëve. Vështruar në aspektin historik, kombi shqiptar e ka pësuar tepër rëndë nga keqpërdorimi i fesë islame për qëllime pushtuese, sunduese dhe asimiluese. Gati pesë shekuj osmanlinjtë dhe turqit na kanë shtypur, shfrytëzuar e tjetërsuarnë përmasa të tmerrshme, duke e keqpërdorur edhe fenë islame si mjet. Dhe kytjetërsim ishte i atyre përmasave, sa ata shqiptarë, që përballuan tjetërsimin (asimilimin), në shekullin e 19-të nuk njihnin as Flamurin e tyre kombëtar (të cilin e "zbuloi" Faik Konica dhe ua bëri të njohur atyre!). Pra, pushtuesi imperialist osman kamuflohej si ithtar i Profetit Muhamed a.s. për të luftuar kundër ithtarëve të Profetit Isa (Jezuit) dhe ithtarëve të profetëve Ibrahim (Abraham) e Musa (Mojsi) dhe anasjelltas. Ja çfarë keqpërdorimesh të tmerrshme u kanë ndodhur feve! Të gjithë janë profetët e Zotit dhe të besimtarëve! Profetin Isa e madhëron Kurani si Pejgamber i Allahut, kurse osmanlinjtë i damkosën ithtarët e Profetit Isa si "kaurrë", për t'i pushtuar dhe mundësisht për t'uandërruar me dhunë edhe besimin e tyre fetar! Edhe besimtarët e Profetit Isa organizuan"kryqëzata" kundër besimtarëve myslimanë dhe jahudi. Vazhdimisht, në historinë dymijëvjeçare të njerëzimit, kanë dalë në skenë banditë, të cilët për të kënaqur orekset e tyre pushtuesee shfrytëzuese, bënin luftëra e invadime të tmerrshme, gjoja në emër të përhapjesdhe mbrojtjes se fesë përkatëse. Pushtonin, shtypnin e asimilonin popuj, duke i përdhunuartë ndërrojnë edhe besimet e tyre fetare. Akoma më i padrejtë ishte pushtimi"mysliman" i osmanlinjve në hapësirat shqiptare. Ai u lejonte, ta zëmë popujve serb egrek, autonomi gjuhësore, kulturore, arsimore e fetare, kurse shqiptarëve, që i kishte bërëmyslimanë, kryesisht me dhunë në kuadër të hakmarrjes se madhe për luftërat heroike tëudhëhequra nga Heroi ynë legjendar Gjergj Kastrioti, nuk ua njihte asnjërën këto të drejta,i përdhunoi drejt asimilimit të plotë! Dhe, shqiptarët u tjetërsuan (asimiluan) në shekujte më pastajmë në ato përmasa, sa filluan të ndjeheshin vetëm si turq myslimanë…Tani ca pseudo intelektualë nuk ngurrojnë të spekulojnë se sa mirë paskëshin bërë osmanlinjtëqë i kanë islamizuar shqiptarët, përndryshe do ishim bërë sllavë (!). Ata qëllimishtharrojnë, se shqiptarët ortodoksë dhe katolikë ruajtën shqiptarizmin e tyre, të kombittë tyre, nuk u sllavizuan, ishin flamurtarë të ilindjes tonë kombëtare në shekullin e 19-të…

Fatmirësisht, pushtimit imperialist osman po i vinte fundi në mbarim të shekullit 19-të dhei duhej të tërhiqej edhe nga hapësirat tona. Falë rilindësve që arritën të ndërgjegjësojnëshqiptarët, edhe pse të vonuar për shkak të pushtimit më të sforcuar, në hapësirën tonëetnike filluan kryengritje të mëdha çlirimtare. Ky ndërgjegjësim kombëtar arriti kulminme organizimin patriotik e politik, të njohur në histori me emrin Lidhja Shqiptare e Prizrenit,kurse në Maqedin nën emrin Ilinden. Pushtuesve turq nuk u vinte keq pse po dorëzonin"vëllezërit myslimanë" (shqiptarët) te pushtuesit e rinj, "kaurët" serbo-malazezë.Pushtuesit turq bashkëpunonin me serbët për të shtypur kryengritjet shqiptare. Në fund,serbët, pasi shqiptarët u lodhën në luftëra kundër pushtuesve turq e serbë, filluan luftëratkundër turqve, duke formuar aleanca ballkanike që të ndanin mes tyre territoret etnikeshqiptare dhe maqedonase… Pushtuesit serbë shfrytëzuan me sukses njëpjesë të klerit mysliman shqiptar për interesat e tyre pushtuese. Shërbimet serbe rekrutuanshumë hoxhallarë e imamë, për të bërë pro-Propagandë te besimtarët shqiptarë që të shpërnguleshin sa më shumë nga tokat e "kaurrit", siç i quanin ata trojet tona, në tokën "myslimane" të Turqisë. Serbia i shfrytëzonte hoxhallarëtedhe si hafije (spiunë), për të mësuar planet luftarake të kryengritësve shqiptarë.Serbia bëri një skenar gjenial, në fund të shekullit të 19-të, për të mashtruar Fuqitë e mëdha Perëndimore,se gjoja "arnautët myslimanë" ishin lojalë ndaj Perandorisë turke dhe nuk dëshironin pavarësimin ngaai pushtim. Kur po vizitonte për herë të fundit Padishahu turk Shkupin (atëherë Shkupi ishte ibanuar në shumicë me shqiptarë dhe kryeqendër politike e administrative e Vilajetit tëKosovës), Serbia organizoi veshjen e shumë serbëve me rroba kombëtare shqiptare që tëdilnin ta prisnin atë me mirëseardhje. Vetë shqiptarët kishin organizuar bojkotim të pritjessë tij. Me pamjet që inskenoi Serbia, donte të mashtronte Evropën, se gjoja "arnautëtmyslimanë" dëshirojnë të mbetën nën sundimin e Sulltanit…Për të mos u zgjatur shumë me paraqitje të kësaj tematike historike, Serbia edhe pasi pushtoihapësirat e banuara me shqiptarë e maqedonas, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore,vazhdoi të shfrytëzojë një pjesë të klerit mysliman për të shpërngulur sa më shumëshqiptarë në Turqi. Epiqendër zyrtare organizuese e shpërnguljeve shqiptare në Turqi qebërë Shkupi, prej ku u "administruan" mbi 300 mijë shqiptarë që të shpërnguleshin nëTurqi, tani të tjetërsuar zyrtarisht si turq... Deri në vitet e 80-ta të shekullit 20-të, shërbimetserbe shfrytëzonin shumë hoxhallarë shqiptarë për interesat e tyre. Për ilustrimkonkret, se këtë marifet e përdori edhe ndaj shqiptarëve në emigracion, po sjell një shembulldomethënës. Në vitin 1980 u dërgua për muajin Ramazan një kësi "hoxhe" (nga Pollogu),që t'u shërbejë besimtarëve shqiptarë myslimanë në Dyzeldorf (Gjermani), meqëaty kishte shumë emigrantë shqiptarë nga Tetova me rrethinë. Dhe ai "hoxhë" para e pasfaljeve të namazit, gjatë "nasihateve" të tij, propagandonte Titon si "pejgamber të Allahut"(!).Sigurisht që e kundërshtuam dhe ai u detyrua të ikë që andej. Por, për këtë kundërshtimdhe veprimtari të mëtejme patriotike e pësoi malësori pollogas Samedin Iljazi (ngaPerca), i cili u keqtrajtua kur erdhi për pushim dhe iu konfiskua pasaporta, që të moskthehej më në Gjermani, duke u survejuar e maltretuar nga UDB-ja gjatë viteve nëvazhdim…

Edhe një shembull tjetër domethënës, se si e ka shfrytëzuar fenë myslimane Beogradi edhetek shqiptarët në Suedinë e largët. Në qytetin Malme, në fillim të viteve të 80-ta, po përpiqeshimtë përfitonim për veprimtari patriotike një intelektual shqiptar, i cili në fakt nukishte edhe aq besimtar. Ai ishte bërë kryetar i Shoqatës Islamike në atë qytet. I njëjti kushtëzonteangazhimin e tij për veprimtari të organizua patriotike, duke kushtëzuar që programiynë politik (i LPK-së) të mbështetej në "Librin e gjelbër" të Gadafit. Ai u kundërshtuame argumentin, se Gadafi është mik i ngushtë i Beogradit. Ndërkohë u injorua,duke u lënë anësh. Më vonë organet suedeze e arrestuan. Me sa mbaj mend, e arrestuanpër keqpërdorim të mjeteve që ishin dhënë për ndërtimin e një xhamie të madhe në Malme.Ai (dez)informonte se paratë për ndërtimin e xhamisë i kishte dhënë në formë ndihmeGadafi. U fol pastaj, se sigurimi sekret suedez (SEPO) kishte zbuluar se paratë përndërtimin e asaj xhamie i kishte dhënë Beogradi, duke i kamufluar sikur po i jepte Gadafi.Qëllimi i Beogradit ishte që t'i neutralizonte shqiptarët e shumtë në atë qytet, duke imanipuluar që të merreshin vetëm me besimin islam dhe jo me veprimtari patriotikeshqiptare dhe njëherësh të komprometonte shqiptarët në sy të suedezëve si ithtarë tëGadafit…

Edhe gjatë Kryengritjes se armatosur çlirimtare në Kosovë shumë mjekroshë, që kishinpamje të përafërt me atë të kryeterroristit Bin Laden, insistuan të infiltroheshin në radhë tëUÇK-së për ta kompromentuar Luftën tonë çlirimtare si luftë "islamike". Një veprimtaraventurier kishte caktuar një takim në korrik të vitit 1998 me mjekro-shët e vendeve arabe,që ishin vendosur në Tiranë. Nga kurioziteti shkova në takim. Mjekroshët ia kishin mbushurmendjen aventurierit, se do të sillnin ndihma të mëdha financiare për UÇK-në. Nëtakim u ballafaqova me tre mjekroshë me pamje të shëmtuar, të mbështjellë me beze, përtë cilët krijova bindje të atypëratyshme se janë kamufluar nën maskën e "myslimanëvetë vërtetë" për t'i shërbyer dreqit dhe të birit, por jo besimit të mirëfilltë islamik. Ata kërkuankusht për ndihmë: "Në vend të Flamurit kombëtar, UÇK-ja të nxirrte në ballë flamurin"islamik" (arab)…"!. Menjëherë humba taktin diplomatik dhe ua ktheva: "Përparapreferoj sundimin e kriminelit Mi-llosheviq, sesa sundimin e fanatizmit tuaj pervers dhepo ju pamë t'u afroheni radhëve të UÇK-së do vlerësoheni për armiq. Edhe nga Tiranakeni afat të zhdukeni vetëm një javë…!" Aventurierin e zunë ethet nga frika se atamund të na thernin me thika… Falë vigjilencës dhe përcaktimit politik, tëtillë mjekroshë nuk guxuan t'u afroheshin radhëve të UÇK-së sonë famëmadhe dhe kyishte edhe një faktor tjetër me rëndësi që përfituam përkrahjen e Perëndimit. Po të vareshimnga përkrahja e mjekroshëve, mbase Kosovën tani do ta shihnim vetëm me dylbinga kufijtë, të pushtuar dhe të banuar vetëm me kolonë serbë...Në vitet e fundit, në të gjitha hapësirat shqiptare po shfaqen mjekroshë që kanë para tëpaguajnë femrat tona për të mbajtur ferexhe, për të paguar djemtë tanë të varfër që tëmarrin pamjet e tyre, etj. Dhe, këta mjekrroshë po veprojnë lirshëm, të kamufluar si misionarëislamikë, por, jam më se i bindur se, prapa tyre (kapove) fshehen qëllime politike.Jam i bindur se ata janë mercenarë të kamufluar të shërbimeve serbe dhe të ndonjë shërbimitjetër antishqiptar. Ata po spekulojnë vajza e djem shqiptarë, për shkak të varfërisësë tyre, duke i joshur fillimisht me para (të Beogradit…) dhe duke i indoktrinuar për tëkrijuar sekte fetare, ndoshta edhe për qëllime të mëvonshme kriminale, terroriste…Beogradi dhe Shkupi u munduan të shfrytëzojnë praninë e tyre në hapësirat shqiptare,për të etiketuar kombin tonë si komb fundamentalist islamik. Beogradi dhe Shkupi vazhdimishtpërhapnin në botë pamjet e tyre përmes mediave… Qytetarët shqiptarë, sidomos ata me besimmysliman, duhet t'u kundërvihen këtyre mjekroshëve "islamikë", duhet ta përkufizojnëveprimtarinë e tyre agjenturore, pseudoislamike. Duke vepruar kështu, do ta mbrojmëmë mirë lirinë autoktone fetare dhe të arriturat tona kombëtare, për të shkuar drejt përparimevetë mëtejme. Besimtarët myslimanë shqiptarë, që mashtrohen nga paratë e tyre agjenturore, të pista, qëmashtrohen nga indoktrinomi i këtyre mjekrroshëve, duhet të ndihmohen që të mbrohennga kurthi i mjekroshëve "misionarë" dhe nëse nuk e pranojnë ndihmën e popullitpër t'u çliruar nga ky kurth antishqiptar dhe pseudomysliman, atëherë duhet të trajtohensi jashtëqitje e kombit... Shqiptarët në këto treva, pavarësisht mënyrës se si u bënë myslimanë,krijuan traditë autoktone për të ushtruar besimin mysliman. Këtë liri të besimit nuk e kishim të cenuar,përkundrazi është sponsorizuar me zell nga Beogradi dhe nga Shkupi zyrtar. Të cenuar e kishimlirinë kombëtare. Për këtë u desh të luftohet. Prandaj, nuk duhet të lejojmë që këtamjekroshë mercenarë të rrezikojnë fitoret e arritura. Ata duhet të përbuzen gjithandej, tëndjehen të huaj, siç janë vërtet, në mënyrë që të ikin sa më parë nga kanë ardhur. Kështu,duhet të veprojnë sidomos shqiptarët e besimit mysliman, që kanë krijuar traditë autoktonenë ushtrimin e besimit, pa i lejuar këta "lesh-arapë" që të infiltrohen në strukturat ebesimtarëve tanë. Duhet t'i kundërshtojmë të gjithë "lesh-arapët", pa hezitim e frikë, mekurajë e përkushtim. Kurse, detyrë me rëndë-si kanë edhe strukturat përkatëse shtetërore,që të zbulojnë se të kujt mercenarë e spiunë janë këta mjekroshë, nga i marrin paratë epista për të mashtruar femrat e djemtë tanë,për të përhapur në hapësirat shqiptare veshjetë Arabisë mesjetare… Edhe besimtarët ortodoksë, maqedonas eshqiptarë, duhet të përkrahen në fitimin e pavarësisë nga sundimi fetar i Patriarkut serbomadh,duhet të përkrahen për të fituar autonominë (autoqefalin) kishtare, të cilën e kontestonPatriarku serbomadh. Fatmirësisht besimtarët ortodoksë shqiptarë në Maqedoni efituan lirinë, të drejtën dhe mundësinë për t'u deklaruar se janë besimtarë ortodoksë shqiptarëdhe jo maqedonas, siç ndjeheshin të detyruar të kamufloheshin më parë, me qëllimtë lehtësimit të jetesës nën sundimin serbomaqedonas. Dhe, këta vëllezër duhet të mirëpritenkrahëhapur në gjirin e kombit të tyre. Këtë mirëkuptim duhet ta tregojnë sidomosshqiptarët e besimit mysliman, meqë janë shumicë...


(Vota: 16 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora