E marte, 08.10.2024, 07:23 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Çka duhet të disponojë gazetari i radios dhe televizionit

E marte, 29.12.2009, 08:53 PM


CKA  DUHET  TE  DISPONOJ  GAZETARI  I  RADIOS DHE  TELEVIZIONIT
            
Nga Ramiz Dërmaku

Për tu bërë spiker në radio e television, është një rrugë e gjatë e mundimshme dhe e vështirë, është rruga qe të shpie nepër shumë audicione e seleksionime; të folurit e pastër dhe rrjedhshëm të gjuhës shqipe, të sjelljeve, lëvizjeve, sidomos kur spikeri paraqitet para shikuesëve të televizionit , artikulimin e shqiptimin e drejtë të shkronjave dhe fjalëve sipas rregullave gramatikore, etj. Spikeri para televizionit duhet të veshë rrobe të cilat  përputhen normave bashkëkohore, mos te bëjë lëvizje te pakontrolluara para kamerave televizive, nuk guxon te bëjë dridhje te nervit te fytyrës, ti dallojë mirë e mirë temat kur i lexon.., dhe çka lexon .., të ketë një zë tërheqës për shikuesit (në radio-për dëgjuesit), mos ta ngrit zërin gjatë emitimit të lajmeve. Spikeri duhet të ketë zë të pëlqyshëm të durueshëm, tërheqës e jo monoton, nuk guxon që gjatë emitimit të ditarit, të shprehet me shprehje ( të përdorë fjalë jo te mira) lokaliste, etj ,etj. Spikeri i cili nuk di ta bëjë mirë leximin e shqiptimin  e shkronjave nuk do të jetë tërheqës për teleshikuesit. Një spiker i cili ka t`meta te tilla, e ngacmon syrin e shikuesit apo në disa raste shikuesi- nuk e shikon më televizionin, dhe nuk e përcjellë programin-apo ditarin.  Ne të gjithë botën pranimi i spikerëve për televizion bëhet me shpallje të hapura dhe me të drejtë pjesëmarrje për të gjithë të interesuarit ( se si është bërë në Kosovë ? ) . spikeri mund ti  ketë të kryer; Shkollën e lartë Pedagogjike- SHLP, fakaultetin, magjistraturën, doktoraturën, etj, etj, por nuk mund ti plotësoj kushtet e cekura më lartë. Përë edicionin e lajmeve duhet të zgjidhen folësit sugjestivë. Ne televizionet informative me renome botërore, kur është fjala për emitimin e lajmeve, komenteve, analizave të rëndësishme ekonomike, sociale, politike, etj, zgjidhen spikerët më të mirë. Sa i përket RTK-ës, sidomos spikerëve të rinjë aty nuk ka vend për knaqësi sepse aty iu është mundësuar - lejuar edhe disa gazetarëve- të cilët nuk i plotësojnë kriteret më elementare. Në RTK-ës, shohim se nji numër i madh i gazetarëve ( pa i mohuar aftësitë e tyre, bëjnë përpjekje që materialet e përgatitura; tekstet, reportazhet, etj, vetë ti lexojnë.  Prandaj, aty nuk mund të flasim për profesionalizëm . Ne RTK-ës, detyren e spikerit e ushtrojnë shumë gazetarë  e disa prej tyre ta shtojnë neverin. Gjatë emitimit te ditarit, disa spiker që deri dje kanë përgatitur emisione apo programe te ndryshme, pa kurfarë seleksionimi.., apo ndoshta e kanë bërë atë ? , jo që nuk i plotësojn kushtet dhe kriteret e cekura më lartë, dmth; lexon rrrjedhshëm, nuk përdorë barbarizma, fjalë lokale, gjatë emitimit të ditarit nuk bënë lëvizje te pakontrolluara, nuk e ngrit zërin pa nevojë, bënë shqiptimin e drejtë të shkronjave shqipe. Në emisionet informative të RTK-ës, shumë shpeshë jo qe nuk vëhen në përdorim -këto që i cituam më lartë nga disa "spiker ", por ato edhe shtrembërohen.   Derisa ne lejojmë që ne ekranet e televizionit (RTK-ës) të defilojnë e punojnë ata të cilët nuk janë përgati enkas për këtë lami, nuk do të kemi televizion kombëtarë.


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora