E merkure, 16.10.2024, 04:17 AM (GMT+1)

Mendime

Ramadan Mehmeti: Leter ish mikut Riza Halimit

E marte, 29.12.2009, 07:25 PM


Leter ish mikut Riza Halimit

Nga Ramadan Mehmeti

Dikur mik i dashur e shoqërues i këndëshëm me plotë hare rinore, i zjarrtë në biseda rinore pa asnjë sherr kishe qenë z. Riza Halimi. Ishim miq të mirë, me plotë fjalën e gojës. Rrugët e jetës na ndanë deri sa Ti vazhdove me studimet e Fizikës, e Unë mora rrugën e kurbetit si pasojë e gjendjes shumë të rëndë familjare, duke ndërprerë studimet përgjysmë për t'i vazhduar shumë vite më vonë.
Ashtu sic e dini miku im i dikurshëm, situatat ekonomike dhe politike u zhvilluan në ato drejtime që nuk na ofruan momente të mira për neve shqiptarët e Kosovës e as pjesën kosovare të lënë jashtë Kosovën Lindore, që dikush me shumë kënaqësi sot po e quan si Lugina e Preshevës duke larguar identitetin e saj kosovar.
Nuk isha befasuar aspak kur kisha dëgjuar nga shoqëria jonë e vjetër për arritjet Tua në studime, për diplomimin, se kishe filluar me punë si profesor në "Xhevdet Doda". Ju njihja, e dija vullnetin Tuaj për dije, dëshirën e madhe për të përfunduar shkollimin, shumë isha gëzuar kur dëgjova për këto suksese të merituara që i kishe korrur. Nuk kisha asnjë mundësi për të ju kontaktuar, e as për të Ju qerasur me ndonjë kafe, pasi që përfshierja ime në Lëvizjen Ilegale, dekonspiracionin e saj nga ish-UDB-ja jugosllave më kishte detyruar mërgimin e gjatë shumëvjeçarë.
Sinqerisht, isha befasuar kur mora lajmin nga po ata miq të përbashkët që i kishim, për kthimin tuaj në Preshevë dhe aktivizimin Tuaj në jetën politike të Kosovës Lindore. E njoha mirë simpatinë Tuaj për ish-politikanin komunist shqiptarë Fadil Hoxhën, nga bisedat e shkurtëra dhe të pakta që i kishim bërë për politikën gjatë viteve studentore, por nuk ishte ky fakti që më befasoi. Nuk kisha arriturë kurrë ta kuptoja, aktivizimin Tuaj për avancimin e të drjetave kombëtare dhe "luftën" Tuaj për zgjidhjen e çështjes shqiptare atje. Pasi që mbaj mend shumë mirë, miku im i dikurshëm, kohën kur shumë kolegë u kyçëm në Ilegalen e asaj kohe, deri sa Ju ishit kategorikë kundër, duke arsyetuar me elementin e harmonisë që kinse sipas Jush ekzistonte në ish Jugosllavinë komuniste dhe mbaj mend mirë fjalët Tua kur na "këshilloje " për mos bërjen e këtij "gabimi" që do të prish "harmoninë midis popujve jugosllavë". Atëherë ishte koha e grupit të simbolit të Ilegales Adem Demaçit.
Ish miku im, kaluan vitet, Kosova më në fund mori atë që meritoi . Po ku mbeti Kosova Lindore që humbi dy shanset e çlirimit, luftën e UÇK-së dhe UÇPMB-së. Thellësisht isha zhgënjyer shumë me Ju kur kisha marrë lajmin për politikën e gabuar që po drejtoje gjatë këtyre dy etapave historike. Rolin e moskokëçarjes për luftën e UÇK-së dhe rolin obstruksionist që po e bëje në vitin 2001.
Kisha mbetur i habiturë kur mora lajmet për pasurimin Tuaj të madh që kishe arritur gjatë këtyre viteve të angazhimit "patriotik" Tuajin.
Për korrupcionin që kishe instaluar në administratën Tuaj në Preshevë, procesin e diferencimit që kishe nisur ndaj gjithë atyre që nuk ishin në partinë që po drejtoje, për pronat e patundëshme që i kishe blerë me shuma të larta në Angli, paratë e deponuara në SHBA dhe krejt këto shuma në dëm të taksapaguasve shqiptarë të Kosovës Lindore.
Po qëndroje i pari në listën e shpenzimeve prej milionash, në udhëtime enigmatike në SHBA, Europë, Bullgari e Maqedoni prej gjithë deputetëve tjerë serbë në parlamentin e Serbisë. Aty ku shumë krenarë po qëndron sot ish miku im i viteve studentore.

Po përfundoj dhe prapë po Ju përshëndes, por jo si mikun tim.

Miku yt i dikurshëm Ramadan Mehmeti (Dani) prej Prishtinës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora