E hene, 07.10.2024, 10:37 PM (GMT+1)

Mendime

Arbror Sulovari: Forumi fantazëm dekoron deputetin socialist

E hene, 28.12.2009, 08:56 PM


FORUMI FANTAZËM DEKORON DEPUTETIN SOCIALIST

Vazhdojnë vlerësimet e deputetëve socialist me ish-inspektorët e UDB-s serbe.

Nga Arbror SULOVARI

Deputetët socialistë me në krye kryetarin e tyre Edvin Rama u mblodhën sëbashku në Shëngjin tek Klubi e Rrenave (rrenacakët u mblodhën tek vatra e Rrenave) me ftesën nga deputeti Gjovalin Kadeli i cili pranoj dekoratën nga Forumi Politik i Ballkanit. Disa muaj më parë në shumë gazeta në Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi u botua një shkrim ku jepeshin të dhëna me interes për këtë Forum fantazëm i cili drejtohet nga ish-sigurimsat e Shqipërisë në bashkëpunim me ish-Inspektorët e UDB-Jugosllave. Qendra e Forumit Politik Ballkanik e ka në Selanik ku është legalizuar në Gjykata e këtij qyteti. Këtë FORUM e kanë themeluar ish-ushtaraku i lartë i sigurimit të sistemit diktatorial Guri Pejo nga qyteti i Korçës, i cili në vitin 1997 ishte Kryetar i Komitetit të Shpëtimit. Me 2007 Guri Pejo u ndalua dhe u arrestua nga policia shqiptare në Kapshticë sepse u kap duke kaluar një vajze të panjohur me pasaportën e vajzës se tij. Atë vit u akuzua për trafik qeniesh njerëzore dhe bëri pak kohë burg. Një tjetër drejtues i FORUMIT është edhe ish-ushtaraku tjetër me origjinë greke Kosta Panajoti i cili ka shërbyer edhe ky në Korçë.
Deputetit të qarkut të Lezhës, i është dorëzuar dekorata e Forumit Politik të Ballkanit, me qendër në Selanik nga prof. doktor Milajim Fejziu, drejtor i këtij forumi për marrëdhëniet politike. Prof. doktor Milajim Fejziu është shqiptar nga Maqedonia, por ka një të shkuar të dyshimtë. Sot z.Milajim Fejziu edhe pse ka grada shkencore(lideri i PDSH z.Menduh Thaçi thotë së shumë doktor shkencash nga Maqedonia i kanë marrë këto grada në Qaf-Thanë), është i papunë sepse e njohin mirë shqiptarët në Maqedoni. Ka kandiduar disa herë për deputet, por nuk ka marrë as 300 vota. Kjo tregon se shumë shqiptarë të dyshimtë nga Maqedonia gjejnë strehë nëpër shoqatat dhe forumet që kanë themeluar ish-sigurimsat e Shqipërisë në bashkëpunim me ish-inspektorët e UDB-ës së Serbisë.
Kjo dekorata ju dhurua deputeti socialist Gjovalin Kadelit me motivacionin “për kontributin e dhënë për stabilitet dhe paqe në rajon, në harmonizimin e politikës me biznesin në interes të shërbimit publik”. Por kontribut i paqes dhe i stabiliteti nuk është të mbetesh jashtë Kuvendit dhe të çirresh rrugëve të Tiranës duke bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE z.Kadeli! Kështu kjo dekoratë bie ndesh me aktivitetin e kohëve të fundit të deputetëve socialistë duke bërtitur shesheve dhe sabotuar çështjet kombëtare dhe evropiane. Gjithashtu deputeti socialist ka marrë dhe pasaportën ballkanike, dhënë nga ky Forum. Sa fëminor është treguar deputeti në fjalë që ka pranuar një pasaportë tallëse! Siç duket nuk i mjafton pasaporta diplomatike e Republikës së Shqipërisë për të shëtitur botën. Por unë e pyes deputetin, z.Gjovalin se me këtë pasaportë ballkanike të Forumit! Cili shtet e njeh dhe mund të lëvizi lirshëm?!

Presidenti z.Zhelev refuzon Anëtarë Nderi i “Balkan Politica Forum”

Para një vitit drejtuesit e Forumit Ballkanit të Politikës i propozuar ish-presidentit të Bullgarisë z.Zhelevit të bëhet anëtar Nderi i këtij Forumi. Presidenti pranoji me kënaqësi në fillim, por pasi mori informatat e duhura e refuzoji nderimin nga ky FORUM me prapavija të dyshimta. Këta ish-Sigurimsa të Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë arritën me anë të mashtrimeve të afrohen edhe me drejtuesit e “Balkan Political Club” që ka qendrën në Selanik, por Kryetari i këtij KLUBI POLITIKANËSH të nderuar i larguan me të mësuar se kush janë në të vërtetë drejtuesit e “Balkan Politica Forum”. Së fundi ish-sigurimsat Guri Pejo Kosta Panajoti u kanë shkruar letra ish-kryeministrit të Greqisë Kosta Karamalisit, Dora Bakojanit, Kryeministrit Sali Berishës etj., politikanë në Evropë që ti nderojnë me MIRËNJOHJE. Por një gjë është e qartë se politikanët demokrat nuk mund të pranojnë MIRËNJOHJE nga një FORUMI që ua ka dhënë Mirënjohje edhe Inspektorëve të UDB-s të cilët kanë torturuar dhe vrarë njerëzit që kërkonin lirinë dhe demokracinë. Siç duket drejtuesit e Partisë Socialiste nuk e kanë të lehtë të shkëputen nga ish-sigurimsat që ruajnë me fanatizëm lidhjet me Inspektorët e Lartë të UDB-s. Ndoshta një ditë do tu duhen për ta ridjegur edhe një herë Shqipërisë si në vitin 1997, ku roli i ish-sigurimsave ka qenë vendimtarë për ta rrëzuar demokracinë që sapo kishte lindur në Shqipëri pas 50 vitesh diktaturë të egër komuniste. Prandaj sot intelektualët e vërtetë Socialist duhet ti thërresin mendjes dhe të shkëpusin lidhjet me ish-sigurimsat dhe inspektorët e UDB, duhet të distancohen nga veprimtarët e tillë që kanë qëllime të errëta nga Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve në botë.

Deputetët socialist dhe ish-Inspektorët e UDB-ës vlerësohen sëbashku

Nuk është vetëm deputeti socialist Gjovalin Kadeli që panoj dekoratë nga Forumi fantazëm që ka lidhje të forta me ish-UDB-ashët. Rreth një viti më parë deputeti i atëhershëm prof.Servet Pëllumbi pranojë Mirënjohje dhe dekoratë nga Forumi Politik i Ballkanit në një aktivitet të organizuar në Korçë. Deri këtu nuk ka asnjë gjë të keqe për deputetët socialist kur nderohet një figurë e lartë si z.Servet Pëllumbi dhe deputeti tjetër Gjovalin Kadeli. Por kur deputetët e Kuvendit të Shqipërisë marrin të njëjtën Mirënjohje dhe Dekoratë me një Inspektorë të UDB-s diçka nuk është mirë me drejtuesit e Partisë Socialiste. Sepse pas pak kohe po ky FORUM vrapon në Maqedoni dhe nderon me MIRËNJOHJE KOMBËTARE Inspektorin e Lartë të UDB Nafi Çegrani. I cili nga marsi i vitit 1969 deri 1980 ka punuar në Sektorin II të Shërbimit Sekret të Sigurimit Shtetëror të Jugosllavisë, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë në Shkup. Ai ka burgosur me mijëra shqiptar të atyre trevave. Shqiptarët e atjeshëm e njohin mirë këtë UBD-ash. Patriotizmi i FORUMIT bëri vlerësime të politikanëve shqiptar me inspektorët e UDB-. I bukur krahasim dhe vlerësim. Siç duket disa shqiptar që dikur i kanë shërbyer sistemit diktatorial komunist në Shqipëri ruajnë sot me fanatizëm lidhjet e ngushta me agjentët dhe inspektorët e lartë UDB-ës. Duke i nderuar edhe me medalje apo mirënjohje për kontributin që kanë dhënë duke i shërbyer Serbisë. Para disa vitesh kryetari i PS Edvin Rama i dhuroji çelësin Artë të Bashkisë së Kryeqytetit këngëtarit serb Gjukanoviçit që i ka kënduar këngë trimërie ushtarëve serbë që bënë masakrat në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci mbi popullsinë e pambrojtur. Në ato vite nuk e mendova thellë këtë vlerësim, por kur sot mësojmë se edhe anëtarë të lartë të Partisë Socialiste që veprojnë në Greqi u ndajnë Mirënjohje Inspektorëve të UDB, këto gjëra nuk duhet të kalojnë në heshtje.


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora